Palma, gurrë, kryqëzim, mohim, ringjallje

Palma, gurrë, kryqëzim, mohim, ringjallje

Në këto ditë festash po mendoja për festat, dita e Palmes, Pashkët… kur biri i Zotit, Jezu Krishti, u prit me palma në tokën e shenjtë… dhe mbas një jave pak a shumë (ka kaluar shumë kohë që atëherë por që nuk e di pse më duket sikur ka ndodhur dje) Krishti, i tradhëtuar nga puthja e Judës, gjykuar nga shpifja dhe intriga për pushtet, u dënua me vdekje dhe u kryqëzua.

Ai u godit me gurë edhe nga shumica e atyre që para një jave e pritën me palma.

 Ai u mohua nga dishepulli i tij më besnik, jo një por tre herë.

Dita e Pashkëve, ka origjinë të krishterë dhe është festa qendrore e krishterimit për të shënuar ringjalljen e Jezu Krishtit nga vdekja.

Fjala "Pashkë" vjen nga fjala hebraike "Pesach", e cila përmendet në Bibël në lidhje me festën hebraike të Pesahut ose Pashkës së vjetër. Kjo është festa që mbahet për të kujtuar lirinë e Hebrenjve nga robëria në Egjipt, ndërsa Pashkët e krishtera shënojnë ngjarjen e ringjalljes së Jezu Krishtit. Në Bibël, dita e Pashkëve përshkruhet në shumë tekste, duke përfshirë raportet mbi ngjarjet e kryera në lidhje me vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit.

Historia e kryqëzimit, mohimit dhe ringjalljes së Jezu Krishtit përmban thelbin e mësimeve morale që mund të aplikohen në jetën tonë, pavarësisht nëse jemi besimtarë apo jo.

Është një ngjarje që përkujtohet… por edhe të sjell në mend se ajo përsëritet çdo ditë… njerëzit dje të buzëqeshnin, dje të bëjnë sikur nuk të shohin, sot vjellin vrer… dhe ashtu si për Krishtin e pafajshëm, shumica mbasi të kane dhënë “palmën“ pa ndonjë ndjenjë pendimi, gjuajnë me gurrin e rëndë të fjalës, të tjerë me heshtjen dhe kështu jeta vazhdon… ku palma, guri, intriga, mohimi dhe kryqezimi nëpërmjet shpifjes të ndjekin deri në vendin ku ka kohë përgjithcka dhe ku ndjenë barazinë absolute.

Për shembull, pritja me palma në këtë kontekst simbolizon shpresën dhe entuziazmin për ata që besojnë, por edhe hipokrizinë e atyre të cilët kanë frikë edhe të heshtin. Palma, kryqezimi, guri dhe mohimi gjithashtu tregojnë se si njerëzit mund të ndryshojnë qasjen e tyre në varësi të interesave të çastit, rethanave të ndryshme, ku morali mbizoterues dhe struktura ekonomike janë faktorët përcaktues. Palma, kryqezimi, guri dhe mohimi tregojne karakteret e lopësuara, qullosura që ndrojne formë dita ditës si ne kaleidoskop, me ambicie pa fre dhe pa kufi.

Aq e vërtetë është kjo, sa shpesh “Zoti” thotë me vete kur do të dëgjoj një lutje pa interes.

Kryqëzimi i Krishtit dhe mohimi i Shën Pjetrit ndaj tij përfaqësojnë momente të dobësisë njerëzore, kur njerëzit mund të tradhëtojnë ose të mohojnë atë që e kanë besuar më parë, për arsye të ndryshme, si frika, presioni shoqëror, ose interesat personale.

Kryqëzimi dhe mohimi i Krishtit tregon se sa e vështirë është që duke qenë brenda nje katastrove masive të ruash pa njollosur pavarësinë shpirtërore dhe morale, në të kundërt të pret kryqëzimi….

Kryqëzimi dhe mohimi i gjithçkaje të mirë që kemi besuar dhe për më tepër nga e cila kemi përfituar, janë elementë të karaktereve të dobta, të shpifura, te qullosura si kandili të cilin ashtu si dallgët e detit, kriza e moralit i përplas në thellësitë plot llum.

Sipas Biblës, Jezusi u kryqëzua për shkak të disa faktorëve të ndryshëm të përfshirë në ngjarjet e atëhershme politike, shoqërore dhe fetare. Në këndë veshtrimin politik, udhëheqësit romakë dhe ata hebre-grekë të qytetit të Jerusalem-it e shikuan Jezusin si një potencial kërcënimi për autoritetin e tyre. Ata e shihnin Jezusin si një figurë që mund të shkaktonte shqetësime dhe ndryshime në rendin e tyre politik dhe social. Kështu, ata vendosën ta largonin atë për të ruajtur kontrollin e tyre mbi popullin.

 Në  këndë veshtrimin fetar, disa udhëheqës të kohës, përfshirë udhëheqësit e klerit hebre dhe disa njerëz të influencuar nga predikimet e tyre, e shihnin Jezusin si një kërcënim për rendin fetar dhe traditat e tyre. Ata e akuzuan atë për blasfemi dhe për shkak të pretendimeve të tij për të qenë "Mbreti i Hebrenjve".

Ndërkaq, ringjallja e Jezusit përfaqëson shpresën, fuqinë, besimin për të përballuar deshtimet, mekatet e të tjerëve pa hakmarrje, përfaqëson forcën e virtutit mbi vesin, e të vërtetës dhe të drejtës që fatkeqësisht jo gjithmonë fitojnë.

Është një mësim për të kuptuar se edhe pas momenteve të errëta dhe krisjeve shpirtërore, ka gjithmonë shpresë dhe mundësi për tu ringritur duke perfeksionuar dhe forcuar edhe inteligjencën emocionale.

Në një këndvështrim moral të shoqërisë, festa e Pashkeve mund të shikohet si një simbol i shpresës, i të resë dhe shpëtimit që nuk kanë si burim hakmarrjen. Këto simbolet përfaqësojnë një mesazh të thellë për të gjithë njerëzit, pavarësisht besimit fetar. Në një shoqëri ku ka shumë sfida dhe pengesa, festa e Pashkeve mund të ndihmojë në forcimin e shpresës dhe bindjes për një të ardhme më të mirë.

Ngjarjet me palma, kryqezime, gurrë, mohime na ndihmojne per te kuptuar se askush nuk mund ti shpëtoj paragrafëve të moralit dhe na e bejnë më të lehtë  të kuptojmë se jeta është një kompromis midis moralit ideal dhe atij mbizotërues.

Në një kontekst tjetër moral, Pashkët janë kujtesë e mundësisë se ndryshimi, transformimi dhe rekuperimi pavarësisht dështimeve dhe vuajtjeve të mëparshme, janë edhe një mesazh inkurajues për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Festa e Pashkeve është një festë që festohet në të gjithë botën nga besimtarët e krishterë. Në një shoqëri multikulturore, kjo traditë mund dhe duhet të përshkruajë një mesazh të solidaritetit dhe bashkëpunimit midis njerëzve të ndryshëm, pavarësisht nga besimi fetar ose kultura. Ngjarjet e ndryshme historike kanë vertetuar se solidariteti njerëzor ka qenë një nga qasjet e domosdoshme dhe të rëndësishme për përballimin e sfidave.

Pra, morali i këtyre ngjarjeve është për të kuptuar se si mund të jetojmë me shpresë, forcë dhe besim në mes të sfidave dhe dështimeve të jetës, duke mësuar nga përvojat tona, madje edhe nga momentet tona të dobta dhe të mbrapshta.

Gezuar Pashkët për të gjithë ata që e shohin këtë festë vetëm si ngjarje historike e gërmëzuar nëpërmjet botkuptimit fetar, për ata që e festojnë si një ngjarje që ju kujton momente nga jeta e tyre e përditshme, për ata të cilët festën e Pashkëve e quajnë një prallë me fund të lumtur, por edhe për ata që jo vetëm gëzojnë por gjejnë forcën për të reflektuar nëpërmjet pendesës dhe jo hakmarrjes.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ricardo: 30/03/2024 21:00

    Dr.Perlati eshte nder mjeket me te mire e te pergatitur qe i nevoiten shoqerise tone per kontributin qe japin çdo dite ! Nga ana tjeter dallohet per pergatitje shume te larte e me nivel qe e demonstroi edhe ne kete shkrim ! I urojme shendet e suksese ketij profesori te nderuar !

    Përgjigju
  • At Zef Pllumi: 30/03/2024 18:48

    https://memorie.al/sapo-me-futen-ne-zyren-e-kryetarit-te-deges-fadil-kapisyzit-ai-me-vuri-nje-tufe-traktesh-perpara-dhe-kur-i-thashe-qe-nuk-i-kam-shkruar-une-ai-me-goditi-kujtimet-e-ish-te-burgo/

    Përgjigju
  • Lavdi Jezu KRISHTIT!: 30/03/2024 18:12

    Shkrim me shumë realizëm, meditim dhe ndjenjë. BRAVO! Por në fund ke 'harruar' të thuash: "Gëzuar Pashkët, Për Të Gjithë Ata Që Besojnë Sinqerisht Dhe me Gjithë Shpirt, Tek Hyjnia e Jezu KRISHTIT Shpëtimtar i Të Gjithë Botës Mbarë. Bir i Vetëmlindur. BIR I ZOTIT DHE NJËSH ME TË"!

    Përgjigju
  • Pena: 30/03/2024 17:59

    Shkrim I persosur filozofik, zoteria tamam me titullin professor. Respect per njeriun e ditur,qe fatkeqsisht po rrallohet sot!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë