Tirane, 8 Janar /ATSH-Megi Zonja/-Revista amerikane CareerBuilder, ka publikuar nje liste ku shpjegon se cilat janë profesinet dhe punët më të kërkuara në treg  .
1-Punonjësit e marketingut. Janë pikërisht ata profesioniste të cilët merren me zhvillimin, koordinimin dhe hartimin e fushatave publicitare të kompanive, që gjatë këtij viti do të njohin rritje të kërkesës.
2-Mësuesit nuk do të mbeten pas në trendin e këtij viti, ku parashikohet që kërkesa për mësues profesioniste të jetë më e madhë.
3. Zhvilluesit e aplikacioneve dhe të faqeve web, por përgjithësisht profesionet që lidhen me web-in, do të jenë të vlerësuar dhe kërkuar gjatë këtij viti.4. Inxhinieret do të mbeten edhe gjatë këtij viti nga profesionistet e kërkuar dhe vlerësuar.
5. Infermieret dhe specialistët e shërbimeve spitalore, por edhe ata të asistencës do të jenë gjatë këtij viti një profesion në ngjitje.
6. Edhe punonjësit e pa specializuar do të kenë një vit të mbarë gjatë 2015, pavarësisht krizës dhe numrit në ulje të turisteve.
7. Specialistet e shkencave juridike, përfshi gjykatësit, avokatët dhe të tjerë punonjës të sektorit, parashikohet që të kenë një rritje në masën 0.1 % më shumë se gjatë vitit 2014.
8 Në të njëjtën masë mendohet të jetë kërkesa e tregut edhe për punonjësit e pastrimit të ndërtesave dhe banesave.
9. Zanatlinjtë, përpunuesit e hekurit dhe të drurit, gjithashtu parashikohet që të kenë një rritje të kërkesës në masën 1.1%./a.g/