Profesioni: Çoban! Familja Xhangoli ndjek traditën nga Gramshi, në fshatin Adriatik në Divjakë

Veri Jug ka udhëtuar drejt Lagunës së Divjakë-Karavastasë dhe sjell peizazhin magjik në ditë dimri nga ajo lagunë. Më pas kamera ndalet në fshatin Adriatik, një fshat I vogël, me vetëm 4 pallate të vjetër ku jetojnë 30 familje që si bazë të ekonomisë kanë blegtorinë dhe peshkimin. Historia e familjes së blegtorëve Xhangoli. Stanet e bagëtive, delet dhe dhitë e fermës së vogël, investimi 30 vjeçar dhe ekonomia e familjes e lidhur ngushtë me ekonominë e tregut të qumështit. Blegtoria si traditë edhe tek djemtë e familjes Xhangoli. Në fund, fermeri I vogël Qani Xhangoli jep mendimet dhe opinionin e tij mbi jetën në fshat, mungesën e ujit të pijshëm prej 30 vjetësh dhe, a do ta bëjë ai dhe familja e tij, vaksinën kundër Covid 19-tës. Ndiqni reportazhin “Familja e çobanëve Xhangoli” me moderatorin e emisioneve Veri Jug, gazetarin Agim Pipa.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë