Profesioni i gazetarit në ditë të vështira, por Ambasada SHBA mbështet përherë gazetarët e rinj

Profesioni i gazetarit në ditë të vështira, por Ambasada SHBA mbështet përherë gazetarët e rinj

Profesioni i gazetarit është në kohët më të vështira në Shqipëri. Shumë media në një vend të vogël si Shqipëria, pak gazetarë, diferencë e thellë në pagesa mes të rinjve dhe gazetarëve më të vjetër, parregullsi në kontrata apo punësim në të zezë. Të gjitha këto probleme bëjnë që gazetaria investigative të mos jetë në kohën e saj më të mirë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka qenë dhe është përherë mbështetëse e të rinjve dhe e gazetarisë së mirë e profesionale në vend. Kjo traditë e mirë vazhdon me Laboratorin për gazetari cilësore. 

Shefi i Marrëdhënieve me Publikun Brian Beckmann dhe Qendra për Gazetari Cilësore organizuan pritjen e katërt vjetore të Laboratorit të Gazetarisë Investigative për të mirëpritur pjesëmarrësit e rinj dhe për t’iu uruar atyre suksese në këtë program njëvjeçar mentorimi mbi gazetarinë investigative, thuhet në një njoftim të Ambasadës.Shefi i Marrëdhënieve me Publikun Beckmann u tha studentëve dhe të diplomuarve se fuqia e Laboratorit qëndron në mundësimin e trajnimeve praktike dhe mentorimin, si edhe në ndërveprimin e katër brezave të pjesëmarrësve. Për të sugjeruar histori ose për të lexuar shkrimet investigative të mëparshme të studentëve të Laboratorit, ju lutemi vizitoni www.qualityjournalism.com.al

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren