Eksperti amerikan: Asnjë shteg për arritjen e një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi! Befasi aktakuzat ndaj Hashim Thaçit…

Eksperti amerikan: Asnjë shteg për arritjen e një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi! Befasi aktakuzat ndaj Hashim Thaçit…

Edward Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe specialist i politikës së jashtme, i cili ka punuar me OSBE-në mbi 20 vjet në Ballkan gjatë luftës në Bosnje, Kroaci e Kosovë, tha se nuk sheh asnjë shteg për arritjen e një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

“Në takimin e 12 korrikut mund të priten hapa, të tillë si përmirësimi i tregtisë apo rritja e investimeve, por arritja e një marrëveshje që do të kulmonte me njohje reciproke, vështirë se mund të arrihet”, - tha Joseph

Profesori amerikan theksoi se aktakuza e paraqitur kundër presidentit Hashim Thaçi është serioze dhe e ndërlikon përfaqësimin e Kosovës në dialog. Sipas tij, ‘arkitektura’ që ka ngritur Shtëpia e Bardhë rreth presidentit Thaçi është shembur.

Edward Joseph tha se nuk është vetëm pala e Kosovës që ka deklaruar se nuk ka kompromis për integritetin territorial. “Edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak si edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, e kanë përsëritur këtë. Çështja tani është te Beogradi”.

Joseph u shpreh se rreziku i këtij dialogu është të paturit e iluzioneve se do të arrihet çdo gjë.

“Në fakt, mund të ketë ca përparim në aspektin e përmirësimit të marrëdhënieve tregtare dhe kjo duhet inkurajuar. Çdo gjë që mund t’i përmirësojë marrëdhëniet, që do të zvogëlojë tensionet, do të përmirësojë ekonominë, tregtinë dhe do të krijojë vende pune, është e mirë, është pozitive dhe duhet të inkurajohet nga të gjithë, por këto jo domosdoshmërisht të çojnë në njohjen reciproke, pra në qëllimin përfundimtar.

Duke folur për aktakuzat kundër presidentit Thaçi, profesori amerikan tha se  “Prokurori special ka njoftuar se aktakuza përfshin akuza për mbi 100 vrasje. Edhe pse ajo nuk është konfirmuar, është e një natyre aq serioze saqë nuk është e mundur të kesh një lloj marrëdhënieje të drejtpërdrejtë me Thaçin”

Ai u shpreh gjithashtu se njoftimi për aktakuzën ka qenë një befasi për të gjithë, përfshirë edhe Shtëpinë e Bardhë. Por, ajo që nuk ishte befasi, ishte arkitektura e ndërtuar nga Shtëpia e Bardhë përreth presidentit Thaçi, duke përfshirë ndihmën e Washingtonit në krijimin e presionit që rrëzoi ish kryeministrin Albin Kurti, një ngjarje e promovuar, saqë emisari i presidnetit Trump e quajti hisotrike.

Edward Joseph u shpreh se Shtëpia e Bardhë duhet të përpiqet të ringjallë dialogun me kryeministrin Hoti, jo me presidentin Thaçi, dhe të përpiqet që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje ekonomike si dhe të koordinohet nga afër me europianët dhe të mbështesë përpjekjet e tyre.

‘Në kushtet aktuale- tha profesori amerikan-SHBA-ja I ka përkeqësuar marrëdhëniet me Europën në përgjithësi dhe me Gjermaninë në veçanti. Pra, Shtëpia e Bardhë nuk është tani në një pozitë të fuqishme për të lëvizur përpara përsa i përket koordinimit me BE-në, por kjo mbetet një rrugë e domosdoshme”

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen