Profesori ndërron jetë duke dhënë
leksion në universitetin e Prishtinës 

Profesori ndërron jetë duke dhënë<br />leksion në universitetin e Prishtinës 
Profesor Heset Cakolli, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka ndërruar jetë ditën e sotme teksa ishte duke dhënë leksion para auditorit në Universitetin e Prishtinës.

Ai ka qënë në prani të studentëve të tij, në ambientet e Fakultetit Teknik, por për një moment nuk është ndjerë mirë, dhe më pas ka ndërruar jetë.

“Nuk ka qenë i sëmurë, ishte duke ligjëruar në fakultet kur ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë njëri nga familjarët e ish-deputetit Cakolli.

Profesori Cakolli ka lindur më 14 prill të vitit 1957 në Krilevë të Kamenicës. Ish-deputeti është baba i 3 fëmijëve.

Cakolli ka qenë pjesë e grupit parlamentar të AKR-së, partia e Behgjet Pacollit, në legjislaturën e tretë të Kuvendit të Kosovës.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri