PROFIL/ Kush është Alma Cani, drejtoresha e re e QSUT

PROFIL/ Kush është Alma Cani, drejtoresha e re e QSUT

Prezantimi i drejtoreshës së re të QSUT

Alma Cani do të jetë drejtoresha e re e QSUT. Ajo do të zëvëndësojë Albana Ficon, e cila ditën e sotme dha dorëheqjen. 

Cani është emëruar si mjeke e përgjithshme që nga viti 1991 në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Që nga ky vit 1991 kaq vijuar punë në këtë spital, sot QRS Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi “ (QSR) Tiranë si  mjeke anesteziste-reanimatore dhe pneumologe. Cani është shefe e  shërbimit të Anestezi –Reanimacionit dhe Terapisë Intensive  që  nga viti 2012 dhe  gjithashtu   Zv/Drejtore Teknike në QSR “Shefqet Ndroqi”  nga viti 2019, si edhe pedagoge e brendshme për lëndën e anestezi –reanimacionit dhe terapisë intensive në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës që nga viti 2020.

Ajo ka kryer shkollën e mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi“ në vitin 1981- 1986 me rezultate të shkëlqyera  ku është vlerësuar me medalje të artë. Në vitin 1986-1991 ka kryer  Universitetin e Mjekësisë  me rezultate shumë të mira, ku diplomohet si Mjeke e Përgjithshme  në vitin 1991.

Emërohet si mjeke e përgjithshme në Spitalin Universitar të Mushkërive Tiranë në shtator të vitit 1991. Ёshtë diplomuar si pneumologe pas kryerjes të specializimit për pneumologji në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë në vitet 1991-1993 në këtë spital.

Më pas në vitet 1993-1997 diplomohet si anesteziste –reanimatore pas kryerjes të specializimit në Anestezi dhe Terapi Intensive në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë. Në vitet 2003-2004 merr titullin Master në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Fakulteti i Mjekësisë në fushën e pneumologjisë në Tiranë.

Në vitin 2009 merr gradën akademike “Doktor i Shkencave Mjekësore” në fushën e Anestezi-Reanimacionit  dhe Terapisë Intensive me temën “Efikasiteti i Presionit Pozitiv në fund të Ekspirimit (PEEP) në Sindromën e Detresit Respirator Akut (ARDS), ku nga Këshilli i Profesoratit të Universitetit të Mjeksisë Tiranë vlerësohet me “Shumë Mirë”.

Ka kryer rreth 6 specializime të ndryshme në Gjermani, Kanada, Egjipt, Turqi dhe një sërë trajnimesh e  seminaresh, konferencash dhe kongresesh  në vende të ndryshme të botës, si Stambolli Turqi, Essen Gjermani, Ontario Kanada, Berlin Gjermani, në Mansoura, Kajro Egjipt, në Vjenë Austri, Barcelonë Spanjë etj. Në vitet 2013-2016 ka qenë  anëtare e Komisionit Epror Mjekësor për Sëmundjet e Traktit Respirator. Në vitin 2016 me vendim të Këshillit të Profesorëve të Universitetit të Mjekësisë merr titullin “Profesor i Asociuar”

Ka një aktivitet të gjerë kërkimor shkencor, në bashkëpunim me ekipe me universitetet e huaja  në fushën e Terapisë Intensive, ku është kordinatore për Shqipërinë  e Shoqatës Europiane të Terapisë Intensive ESICM  në Research Lung Safe Large observational study to Understand the Global Impact of Severe Acute Respiratory Failure.

Ёshtë autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit si dhe bashkëautore e librit të studentëve për lëndën e Anestezi e Reanimacionit e Terapisë Intensive.

Vlerësime dhe dekorime; Shkolla e mesme e përgjithshme “P.N.Luarasi”, Tiranë diplomuar me medalje të artë.(1982-1986 ).Nga Bashkia e Tiranës vendoset poster Heronjtë e Tiranës (Prill 2020 ) (Bluzat e bardha në vijën e parë të luftës kundër Covid19. Nga Bashkia e Bulqizës i jepet titulli “QYTETARE  NDERI” me motivacionin: Për veprimtari të shquar në fushën e mjekësisë, veçanërisht në drejtimin e terapisë intensive e reanimacionit në Spitalin Universitar “ Shefqet Ndroqi” Covid2 dhe për kontribut të çmuar profesional në përballimin e situatës të pandemisë të shkaktuar nga covid -19.( Vendim nr. 5 i Këshillit Bashkiak Bulqizë, 08-09-2020).

Në nëntor 2023 nga Federata Universale e Paqes vlerësohet si Ambasadore të Paqes me motivacion; Federata e Paqes Universale njeh si Ambasadorë për Paqen ata individë për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë më shumë vlera universale, jetë të shëndetshme  familjare, ndërfetare, bashkëpunimi, harmonie ndërkombëtare, rinovimi i Kombeve të Bashkuara, i medias publike të përgjegjshme, dhe krijimi i një kulture paqeje. Duke kapërcyer barrierat racore, kombëtare dhe fetare, Ambasadorët për Paqen kontribuojnë në përmbushjen e shpresës së të gjitha moshave, duke  unifikuar botën e paqes ku përmasat shpirtërore dhe materiale të jetës janë të harmonizuara. Federata Universale e Paqes është krenare të njohë si Ambasador të Paqes.

G.K/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fabian: 31/03/2024 22:26

    Drejtoreshes i uroj pun tmbar.Pa me pastru stafin, qtash dihet fundi.

    Përgjigju
  • Turi: 26/03/2024 14:13

    Po ç'mender hyn Bulqiza me spitalin e Tiranes qe i jep titull per veprimtarine ne repartin intesiv te QSUT? Bulqiza nuk ka as spital e as sy per te qare... dhe i ha barku per repartin intensiv te Tiranes???

    Përgjigju
    • Turi: 27/03/2024 09:53

      O Ilir, po pse Bulqiza nuk beri qytetare nderi edhe Tefta Camin, te emen e Almes? Tefta ka me shume merita se Alma: ka qene kaq vjet ministre.

    • Iliri: 26/03/2024 21:13

      Turi,mire do te beje qe kur te shkruash,te dishe se nga e ka prejardhjen Dok. Alma. Doktoresha eshte e bija e Dok. Mehdi Cani,ky nje Dok i nderuar dhe me nje kontribut te jashtezakonshem ne Spitalin Universitare Tirane,qe ka si vendelindje Zerqanin,Bulqize. Dok. Alma eshte nje mjeke e perkushtuar dhe e palodhur ne profesionin e saje, ku kontributi i saje dhe i gjithe pavionit ku ka drejtuar Doktoresha, ne rastin e Covit19 ka qene i jashtezakonshem. I urojme suksese ne detyren e re qe i kane besuar.

  • Gzim Kulufi: 26/03/2024 14:03

    Mos u mrekulloni shume se Alma eshte e bija e Tefta Camit - ministre e Enver Hoxhes. Medalja e arte u jepej te gjithe femijeve te udheheqjes ne kohe te Enverit, si edhe studime ne deget me te mira te mundeshme, specializime jashte shtetit, etj. etj.

    Përgjigju
    • Eno: 04/06/2024 12:47

      Ne kohe te Xhaxhit nuk I merrte njeri postet apo notat me merita Sic Merren Tani univesiteti Pa shkuar fare.

    • Jorgo: 27/03/2024 09:49

      Tefta Cami (Cani) ishte ministre e arsimit dhe kultures nga viti 1976 ne 1987. Alma, e bija e Teftes, doli me medalje te arte ne vitin 1986, dhe po ate vit i doli e drejta e studimit per mjekesi. Edhe trung te kish qene, e bija e ministres do ta kish marre medaljen e arte, si edhe te drejten per mejekesi!

  • Beni: 26/03/2024 08:21

    Une mendoj se gjithe ky bagazh profesional e intelektual do nuk do te duhet ne emerimin e ri. Ai post ka nevoje per manaxher te zotin.

    Përgjigju
    • Doktori: 27/03/2024 21:31

      Po pse kshu?? Apo keshtu mendon ti. Ca menaxheri ke ne mendje? Veten tende mbase . Menaxher qe s merr vesh nga mjekesia por nga tenderat? Po rrini mor aman shikoni punet e juaja.Jeni te gjithe kompetente te punes se tjetrit . Shkoni lexoni ndonje liber mos rrini ne kafe.

    • Artan: 26/03/2024 10:53

      Rama duhet te bente drejtor Dr.Tit Vargun. I pakorruptuar, vizionar, doktoruar ne Itali qe do luftonte korrupsionin ne rrenje.

  • XXX: 26/03/2024 00:23

    I dashur Gent mos u merzit me ato qe thuhem.Sigurisht jane vleresime te punes saj.Jane te paket ata qe mbarojne gjimnazin me medalje ari.Jane ne pararoje ata ose ato qe marrin grada shkencore e qe shkojne neper seminare apo takime shkencore ,etj. etj etj.Po pate ndonje paqartesi pyet edhe ( me sa duket ),idhullin tend Sali Berishen.

    Përgjigju
  • Genti: 25/03/2024 21:01

    Keni publikuar si ka dalë në shkollën e mesme… Ju lutem se jemi në merak në kopësht ka qenë fëmijë i mbarë? Po filloren me ça notash e ka mbaruar? Po në tetëvjeçare ka qenë pioniere shembullore? Pastaj tek seminaret një ditor na jepni dhe menunë e drekës së ofruar se aty shkohet për të ngrënë jo për të dëgjuar

    Përgjigju
    • Besimtari: 28/03/2024 09:55

      Mirela, atyre qe urojne te keqen per tjetrin JUA BEFTE ZOTI NJELLOJ !!!!

    • Mirela: 27/03/2024 21:28

      Po ju keq te keni njerez profesionale , te mencur e te edukuaf, e keq te keni trungje. Ne kete rast besoj qe duke qene copa mishi ju vrasin syte arritjet e atyre qe punojne. Po Dr Alma ka sheruar minatoret e minieres mor sylesha qe vuajne nga semundje profesionale mushkerish dhe plus i jati Dr . Cani i fameshem qe ska zevendesues ende , ka hapur spitalin e Bulqizes. Do Zoti te semureni e ti shkoni ne dere kesaj Doktoreshe qe te kuptoni me ke keni te beni.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi