PROFIL/ Kush është Jurgen Kurti? Nga vrasja e babait te vipat, jeta luksoze dhe planet për martesë (FOTO)

PROFIL/ Kush është Jurgen Kurti? Nga vrasja e babait te vipat, jeta luksoze dhe planet për martesë (FOTO)

Jurgen Kurti

Jurgen Kurti është i riu që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një atentat të bërë në zonën e Sheshit Wilson kryeqytet, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Ai u qëllua për vdekje disa herë me pistoletë nga dy persona, të maskuar. Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t'u ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend. 

Emri i tij është mjaft i njohur për policinë por edhe për shtypin rozë.

Ai njihej si djali i pasur i Bllokut, babai i të cilit numëronte dhjetëra biznese. Kurti nisej të shfaqej nëpër panele televizive ku flitej për jetën e luksit në Tiranë dhe stilin e jetesës së vipave dhe nuk kaloi shumë kohë derisa nisi të prezantohej si menaxher i tyre.

Në prill të vitit 2017 vetëm pak ditë pas vrasjes së babait ai solli në një club në kryeqytet reperin e njohur amerikan Rick Ross.

Kurti ishte fejuar prej gati gjashtë vitesh me bukuroshen Enxhi Ekonomin. Të dy së bashku shfaqeshin në cdo event VIP. Vitin e kaluar Kurti u përfol për një lidhje me ish-banoren e Big Brother, Xhensila Pere, lidhje të cilën e mohoi duke deklarur fejesën shumë vjecare ne Enxhin. Nga ana e saj edhe Xhensila asokohe mohoi një lidhje të mundshme mes tyre duke deklaruar se ajo dhe Jurgeni ishin thjeht miq të mirë dhe asgjë më shumë.

Një tjetër personazh i spikatur nga po i njëjti reality-show, i cili kishte marëdhënie të mira me Jurgen Kurtin ishte dhe Erion Zeqiraj i cili u pa mbrëmë pranë familjarëve të tij, pak momente pas ngjarjes së tëndë.

Jurgen Kurti bënte një jetesë luksoze me makinë të shtrenjta dhe pushime të shpeshta jashtë vendit, të cilën jo pak herë e reflektonte me postime në Instagram. Në postimet e tij në rjetet sociale Kurti tregonte momente nga lidhja me të fejuarën e tij por edhe me nënën. Nga komentet e miqve në fotot e çiftit duket se ata po planifikonin edhe martesën e tyre.

Ai kishte në pronësi të paktën 10 biznese të ndryshme, nga servis makinash te kompani për menaxhime dhe organizime eventesh, kjo pasi babai i tij kishte qenë një biznesmen i njohur në kryqytet.

Përfshirja në dy vrasjet

Tre vite më parë Kurti u përfshi në një ngjarje kriminale ku mbeti i vrarë për babai i tij, krim për të cilin mori autorësinë daja i tij Leonard Ristani. Ngjarja ndodhi në korridorin e banesës së familjes Kurti. Sipas informacioneve të bëra publike nga policia në atë kohë konflikti kishte nisur për shkak se prindërit e Jurgen Kurtit ishin ndarë dhe jetonin në banesa të ndryshme. E ëma pretendonte se ish-bashkëshorti e dhunonte dhe për këtë kishte kërkuar ndihmën e të vëllait. Gjatë konfrontimit fizik ku ishte prezent dhe Jurgen Kurti mbeti i vrarë babai i tij.

Ndërkohë që në prill të vitit 2017, Jurgen Kurti u përfshi në një tjetër ngjarje kriminale ku mbeti i vrarë Agim Arapi. Edhe nga kjo ngjarje Jurgen Kurti u përfshi në një tjetë vrasje ku mbeti i vrarë Agim Arapi, ngjarje për të cilën u la në burg vëllai i vjehrrit të tij.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 20/03/2019 10:56

    Nuk eshte per tu cuditur ,me reklamat dhe interesimin, nga shoqeria jone, per individe te till ,pa asnje vlere morale e shpirterore .Jo vetem te vrasesh ,por edhe pjesetar te jesh ne grupin e ekzekutoreve ,miafton per tu shenjuar si kriminel i urrier .Te kesh nje pasuri ,sic thone ,pa e justifikuar ,do te thot se, kete individ e ka mbuluar krimi ,dhe jo vetem me vrasie .Per cudi ,ne ju rrime afer dhe i mbivleresojme keto mostra ,i quajm trima e te zgjuar -apo njesha -.Te jete nje lajthitie ,apo nje vazhdim i tradites ,ku hajdutin dhe kriminelin i quanim ,trima te shkathet e te zjuar ;pamvaresisht se s'kishin asnj vyrtyt ,njerez pa shpirt e arsye ,vetem me instiktin e frymoreve pa inteligjence .Sido qof kemi respektin minimal per c'do qenie te gjalle .Zoti ta pranoje ,u prehte ne paqe .

    Përgjigju
  • alti: 20/03/2019 08:31

    ikni nga ai vend i qelbur o te mjere shqiptare, ikni te shpetoni.

    Përgjigju
    • Mali: 20/03/2019 12:13

      TË PASTROHEN PLEHRAT SA MË SHPEJTË.....PISLLËKU U SHOQERISË

  • Arti: 19/03/2019 19:21

    Ha q far ku**e

    Përgjigju
  • Lushi: 19/03/2019 16:41

    Hajt mo nje me pak

    Përgjigju
  • erma: 19/03/2019 15:10

    26 vjec gjithe kjo pasuri...?!

    Përgjigju
    • Justice: 20/03/2019 01:27

      Se nga dalin kto "biznesmene"20 vjec,vetem zamir mane e di

    • Aiii: 19/03/2019 15:49

      Po pra! Dhe policia thote qe e kane vrare per hakmarrje. Kush e pagoi ekzekutimin, gruaja e atij te gjorit qe vrau ky, qe s'ka buke te haje? Apo familja e vete? Hetoni burimin e pasurise se do e gjeni edhe arsyen e ekzekutimit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës