Paja pasi është arrestuar, nga policia italiane, për llogari të autoriteteve gjermane, ka mundur të arratiset në 11 qershor të vitit 2006.

Në orarin kur ishte ajrimi i të burgosurve, nëpërmjet një çarçafi, të krijuar me letra, kjo i mundësoj ngjitjen në murin e lartë rreth 8 metro, dhe daljen nga ambientet e paraburgimit të Perugias.

Pas arrestimit për herë  të  dytë Paja, ka mundur të arratiset për herë të dytë. Duke u shtirur si i sëmurë psikik për rreth një muaj. Kur e kishin transportuar me ambulancë, kishte filluar të  rënkonte për të  tërhequr vëmendjen e policit që e shoqëronte brenda në ambulancë.

Kur ky i fundit u afrua ta kontrollonte, por Paja e ka goditur. Më pas ka hapur derën e ambulancës dhe është arratisur, duke kaluar një mur të lartë, e më  pas shinat e trenave.

Pavarësisht se policët e tjerë kanë qëlluar në ajër, ai nuk ka ndaluar por ka vazhduar të vrapoj deri sa u largua, duke u fshehur në pyll. Arratisja e dytë ndodhi rreth orës 10: 30 të mëngjesit. Në zonën e quajtur A1, në Reggello të Firences.

Ilir Paja, siç mësohet nga burimet hetimore, mund të mos ketë pasur prangat në kohës së ikjes nga ambulanca. Disa dëshmitarë u treguan autoriteteve italiane se Paja po vraponte pa pranga.

Policia italiane bëri kontroll nga toka dhe ajri me helikopter për të krehur të gjithë zonën por nuk arritën ta gjenin, përveç pantallonave të hedhura në pyll, dhe trupin e pajetë të një burri të moshuar, në një shtëpi të vetmuar.

Paja kthehet në Shqipëri pa lënë asnjë gjurmë.

Paja akuzohej për dy vrasje, vrasjen e një Ekuadori dhe plagosjen e një tjetri, trafik e droge, dhunë seksuale, prostitucion e rrëmbim personi. Paja kthehet në Shqipëri pa lënë asnjë gjurmë për autoritetet italiane.

Policia shqiptare arriti ta zbulonte dhe të vëzhgonte për disa ditë me radhë Pajën. Gjatë operacionit për arrestimin e tij plagosi rëndë një oficer policie që e mbante nën vëzhgim.

Për këtë ngjarje ai u dënua me gjashtë vite burgim, ndërsa i kishte mbetur edhe një vit nga dënimi, i cili iu fal nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, duke i dhënë masën e sigurisë arrest me burg.
ilir paja 1

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com