Kryeministri Rama ka ndryshuar kabinetin qeveritar duke bërë zëvendësime dhe largime të ministrave. Ai ka shkarkuar Belinda Ballukun si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë. Tashmë këto dy poste nuk do të jenë më të përfaqësuara nga një person i vetëm.
Nga kabineti i mëparshëm janë larguar Pirro Vengu dhe Elisa Spiropali, të cilët janë zëvendësuar nga emra të rinj, Ermal Nufi dhe Ferit Hoxha.
Ermal Nufi është ministri i ri i Mbrojtjes i cili zëvendëson Pirro Vengun.
Nufi mban pozicionin e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Që prej vitit 2013, është licencuar si avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ku ka shërbyer edhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Nga viti 2021 z. Nufi ka mbajtur pozicionin e këshilltarit ligjor të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda administratës publike shqiptare. Me vendim të Këshillit të Ministrave, ai është emëruar kryetar i Bordit Menaxhues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Ermal Nufi - Pirro Vengu
Ferit Hoxha është ministri i ri i Punëve të Jashtme që zëvendëson Elisa Spiropalin.
Ferit Hoxha u bashkua me Shërbimin e Jashtëm të Shqipërisë në vitin 1991 dhe ka qenë aktiv në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare që atëherë. Nga viti 1991 deri në vitin 1995, ai mbuloi marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitin 1995, shërbeu si Këshilltar në Misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, në Nju Jork. Nga viti 1996 deri në vitin 1998, ai mbajti pozitat e Drejtorit të Marrëdhënieve Multilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitin 1998 dhe 2001, shërbeu si Ambasador i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Ambasador i Shqipërisë në Belgjikë dhe jo-rezident në Luksemburg. Nga viti 2001 deri në vitin 2006, ai ishte Ambasador i Shqipërisë në Francë, përfshirë edhe jo-rezident në Portugali, Algjeri dhe Monaco. Ndërmjet vitit 2006 dhe 2009, ai mbajti pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pozita më e lartë e shërbimit civil. Gjatë kësaj periudhe, ai shërbeu gjithashtu si Koordinator Kombëtar për Aleancën e Civilizimeve dhe ishte Guvernatori i Shqipërisë në Bordin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) (2007 – 2008).
Nga viti 2009 deri në vitin 2015, ishte Ambasador dhe Përfaqësues i Përs permanent i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe Ambasador i Jo-rezident i Shqipërisë në Kubë. Nga nëntori 2015 deri në mars 2018, ai ishte Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Strategjike në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Nga marsi 2018 deri në tetor 2021, shërbeu si Ambasador dhe Dërguar i Përhershëm i Shqipërisë në UNESCO, në Paris. Më 30 shtator 2021, ai u emërua Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, si dhe Ambasador Jo-rezident i Shqipërisë në Kubë.

Elisa Spiropali - Ferit Hoxha
Enea Karakaçi ka zëvendësuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun, e cila tashmë është shkarkuar nga detyrat e saj.
Më përpara, Karakaçi ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshmëm për Politikat dhe Zhvillimin e Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Formimi i tij është ligji për çështje energjie. Karakaçi i mori përvojat e para në Entin Rregullator të Energjisë, i cili është një autoritet i pavarur rregullator për sektorin energjitik shqiptar. Më vonë u punësua në Ministrinë e Energjitikës, ku dhe mbajti poste të ndryshme. Karakaçi e merr detyrën e ministrit të Infrastrukturës pasi ka drejtuar OSHEE që nga qershori i vitit 2023.

Belinda Balluku - Enea Karakaçi
Eriona Ismaili është ministrja e re për Marrëdhëniet për Parlamentin që zëvendëson Toni Gogun. Ajo ka qenë kandidate për PS në qarkun e Vlorës.
Në vitet e fundit, ka shërbyer si Koordinatore Rajonale në projektin zviceran “Bashki të Forta”, duke ofruar asistencë për njësitë e vetëqeverisjes vendore. Është gjithashtu aktiviste e shoqërisë civile.

Eriona Ismaili - Toni Gogu
Lajmi kryesor:
Rama 7 ndryshime në Qeveri/ Shkarkon Ballukun, Koçiu zv.kryeministre, Karakaçi te Infrastruktura! Lamallari ministër i Brendshëm, Hoxha i Jashtëm, Gogu te Drejtësia! Ikin Spiropali e Vengu









