TIRANË- Në majën e piramidës të grupit të notarëve që përfaqëson Italinë në edicionin e 16-të të Lojërave Paralimpike të Tokios, qëndron krenare një shqiptare. Ajo është Arjola Trimi, e lindur në Tiranë në 1987, një veterane që numëron pas vetes 113 medalje. Si shumë shqiptarë, ajo së bashku me familjen u zhvendos në Itali teksa ishte vetëm 2-vjeç, ku shkroi historinë dhe vijon të lërë gjurmë. Pikëtakimi i saj me sportin e notit erdhi si një "detyrim", pasi basketbolli ishte "dashuria e saj e parë". Rreth moshës 12-vjeçare, ajo zbuloi se vuante nga një sëmundje e trashëguar dhe që nga ai moment, iu desh që të nxirrte forcën dhe vendosmërinë, që e kishte të fshehur brenda vetes, për të filluar një jetë të re. Basketbollin e la mënjanë dhe zbuloi se sa shumë e donte notin rastësisht, gjatë kohës që bënte seancat e saj të fizioterapisë.
Debutimi i Arjola Trimit daton në vitin 2012, kur arriti rezultate të shkëlqyera që në garat e para. Vetëm një vit më pas erdhi dhe ngritja në nivel ndërkombëtar, në kupën e Botës në Montreal, që e bëri atë fituese të 2 medaljeve argjendi dhe 2 bronzi. Që nga ai momenti, medaljet për të nuk munguan në asnjë garë! Në 2014, gjatë kampionatit Europian fitoi një tjetër medalje të argjend dhe 3 ari, e ndërsa në 2015, Glasgow, fitoi një medalje argjendi dhe një bronzi.
Në maj, gjatë Kampionatit Evropian, Arjola theu rekordin botëror të 50 metrave stil i lirë me një kohë 41.15, duke ulur me më shumë se një sekondë rekordin e mëparshëm që datonte nga viti 2016. Sukseset e saj nuk kanë të sosur, e kurorëzuar 13 herë kampione Europe, sot kërkon sërish që në raftin e arritjeve të saj të vendosë edhe një tjetër medalje, edhe pse fatkeqësisht nuk mund të ngre lart flamurin shqiptar.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Samit informal në Paris mbi sigurinë në Evropë dhe luftën në Ukrainë
16 Shkurt, 22:02
-
Itali/ Pasioni për lojërat e fatit tradhton shqiptarin anëtar të bandës së ‘skifterëve’! Me precedentë të shumtë penalë, kamerat e sigurisë e zbuluan
16 Shkurt, 21:20
-
Vajza e Silvio Berlusconit: Shpresoj që Trump të mos shkatërrojë Perëndimin
16 Shkurt, 20:55
-
Itali/ Shqiptari kapet duke trafikuar drogë te parkingu i spitalit, 33-vjeçari me precedentë të shumtë penalë
16 Shkurt, 20:33
-
Zgjedhjet/ Partia e Lirisë takim me Diasporën në Milano, Meta reagon nga qelia: Çdo votë e juaja është për rotacionin dhe ndryshimin, regjistrohuni!
16 Shkurt, 17:45
-
Itali/ Dhunimi i gruas zbulon mbi 3,2 kg kokainë dhe 13 mijë euro në banesën e punëtorit shqiptar! Nën akuzë edhe nëna, e ndihmonte në ‘biznes’
16 Shkurt, 17:35
-
E rëndë në Itali/ Foshnja 9-muajshe vritet nga pitbulli i shtëpisë teksa i ati ishte në gjumë! Babai gënjen para hetuesve: U sulmua nga një qen endacak
16 Shkurt, 16:14
-
Alban Daci: Emigrantët vetëm i kanë dhënë dhe e kanë lartësuar Shqipërinë dhe s'kanë marrë asgjë prej saj!
16 Shkurt, 16:03
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Engjëll Agaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali, Këshilli i Ministrave: Do kthehet në detyrë sapo të rikuperohet
16 Shkurt, 14:05
-
VIDEO/ Olly rrëmben fitoren e Sanremo, por publiku 'proteston'! Brohoritje për Achille Lauron dhe lotët e Giorgias (RENDITJA)
16 Shkurt, 07:50
-
I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari
15 Shkurt, 10:54
/FSHATI/,federata e sportit ka buxhet,por e ka per humbamenot e futbollit.Per ta ndertohen stadiume,blihen lojtare dhe trainjere te huaj,u kemi dhene tere ato privilegje,qe nga shperblimet,pashaportat diplomatike e deri Ramen shofer autobuzi nje here,por prape ne pikiate jemi,kemi rene disa vende ne renditje,kurse per sportet e tjera behet lajm vetem kur fitojne medalje.Ve bast qe shqipot njohin shumicen e emrave te humbamenove te futbollit,por po t'i pyesesh per sportiste te suksesshem te sporteve te tjera,zor se dine ndonje emer.
PërgjigjuBravo. Kjo tregon se dhe sporti bëhet nga investimi. Të hapë sytë shqipëria
PërgjigjuShyqyr qe je ne Itali moj vajze se po te ishe ne shqiperi do te kishe perfunduar ne rruge. Federata jone e sportit nuk ka buxhet per sportistet.
Përgjigju