PROFILI i një politikani NDRYSHE që befasoi Kosovën! Emigranti arkitekt që do ‘projektojë’ Prishtinën

Kosovarët besojnë se zbriti me “parashutë”. Me këtë duan të thonë se ishte befasia më e madhe.

Por Përparim Rama, i cili do të drejtojë Prishtinën për 4 vitet e ardhshme, nuk ishte zbulim i rastësishëm. Lobimet për të nisën herët, prisnin vetëm mundësinë. LDK u pa e përshtatshme. Fjala ishte për t’i dhënë imazh tjetër partisë, pas disfatave vitet e fundit, një kohë e artë për arkitektin.

Lumir Abdixhiku kryetari i LDK, pas një vizite në Londër, kthehet në Prishtinë me emrin e Përparim Ramës për kandidat në zgjdhjet vendore. “Në fillim askush nuk verejti, dhe pak kush besonte në fitoren e tij”, tregon një gazetar me emër në Prishtinë.

Vetë Rama afroi rreth vetes në fushatë, të njohurit e tij në LDK por jo të konsumuar politikisht. Më shumë teknicienë, një prej tyre shefi i Shtabit Alban Zogaj, ekonomist i zoti.

“Ai nuk ka pranuar asnjëherë të jetë pjesë e LDK, dhe as ka folur në emër të partisë. Ka premtuar një Prishtinë sipas ideve të tij, një qytet unik në rajon, që të mos ngjajë me Tiranën, Shkupin apo Podgoricën”, thonë në LDK.

Shumë figura qendrore të kësaj partie, vetë Abdixhiku apo Fatmir  Sejdiu u panë rrallë krah tij. “Në debatet e para televizive kishte pak vështirësi, por shpejt u shfaq me profilin e një politikani që dinte çfarë po kërkonte’, tregon drejtuesi i një emisioni politik televeziv.

Shënjestër e sulmeve të tij në fushatë ishte Albin Kurti, kurse me Arben Vitinë, rivalin e tij për Prishtinën e trajtoi edhe shok.

 Bashkë me bashkëshorten e tij Kristale Ivezaj, në 10-vjecarin e fundit spikatën mes komunitetit shqiptar në Londër. Ai një arkitekt, ajo artiste, u afirmuan shumë shpejt në qarqet angleze, edhe pse Rama kaloi kufijtë e Kosovës, pas 90-s.  

Sot shikohet si një nga djemtë jo vetëm inteligjent por edhe më simpatikë në Kosovë.  Gazetarët vendas e cilësojnë të ftohtë si natyrë, por një figurë shprese.

Djal i një piktori më emër, 16 vjec u largua nga Kosova. “Emri im është Përparim Rama dhe unë kërkova azil në Britaninë e Madhe në vitin 1992. Jeta në Kosovë nuk ishte aspak e lehtë.”, ka treguar Përparim Rama për CNN. 

Në Londër, pas studimeve për arkitekturë, ngriti edhe një kompani për arkitekturë dhe dizajn, i vlerësuar me disa cmime. Në anën tjetër, Kristale, edhe ajo një grua e bukur, themelon “The Balkan Artists”, një burim novator i artit, galeri pop-up dhe platformë online, e cila promovon dhe mbështet artistët nga rajoni më i gjerë i Ballkanit. 

Në CV-në e tij thuhet se ka përvojë mbi 20 vjet në projekte të ndryshme në banesa e hotele, më parë ka punuar si këshilltar në Aeroportin e Southampton.

Rama është prezantues i rregullt në konferenca ndërkombëtare. Ai prezantoi në fjalimet e TEDx në Prishtinë, Kosovë dhe Tiranë, Shqipëri mbi ndikimin e mjedisit të ndërtuar në sjelljen njerëzore.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve: Arrës, Tigrit dhe Bronit dhe jetojnë familjarisht në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. ‘Do të jem kryetar i cili do të mbahet në mend për projekte infrastrukturore të mëdha e të guximshme, të cilat do ta zhvillojnë Prishtinën për dekadat e ardhshme”, ka thënë Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:37
Reagimi i parë si kryekomunar i zgjedhur, Përparim Rama shëtitje me gruan në Prishtinë: Fitorja është e jotja

1636983581_2572817962109539111826057327257454668329951n.jpg

Në reagimin e tij të parë pas fitores së jashtëzakonshme që arriti në Prishtinë, kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka zgjedhur të bëjë një shëtitje në kryeqytetin kosovar.

I shoqëruar nga bashkëshortja ai ka përshëndetur qytetarët në rrugët e Prishtinës.

“Ju përulem para privilegjit e përgjegjësisë që ma keni dhënë. Ju përulem me sinqeritet e me shumë dashni, dhe ju jap fjalën që secilën ditë si kryetari juaj do të punoj për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i kam premtuar”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.

G.M./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • John Doe: 15/11/2021 14:36

    Nje kokerr muti do beje. Cdo ky klandestin ne Kosove ,... nuk gjeti dot pune ne emigrim dhe u kthye per te vjedhur ne Prishtine ?!

    Përgjigju
  • Moisi: 15/11/2021 14:00

    Me intelekt dhe qytetari. Jo klloune si Rama apo Veliaj, me edukim te papershtstshem e eksperience pu e zeri.

    Përgjigju
    • John Doe: 15/11/2021 14:36

      Ha mut ha

  • redi: 15/11/2021 12:55

    Figura te tilla me intelekt dhe optimst per te ardhmen i duhen dhe Shqiperise sit ku shumca e politikaneve jane konsumuar aq shume sa popullit i krijohet bezdi pamja e tyre .Mjaft ne neduokritetin qe e shpartalloi vendin jeto 30 vjet

    Përgjigju
  • Tirgat e Kosoves dhe Shqiperise: 15/11/2021 12:19

    Tiget?! Adn e Arben Ahmetaj. E paskan ne gjak ate pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja