Profili i Taulant Ballës, ministrit të ri të Brendshëm! Nga këshilltar i Fatos Nanos tek numri 2 i PS

Taulant Balla do të jetë ministri i ri Brendshëm duke zëvendësuar Bledi Çuçin. Ai vjen në këtë post pas 6 vitesh si kryetar i grupit parlamentar të PS. Emërimi i Ballës u vendos pas lënies së mandatit të deputetit Rrahman Rraja, familjarë të të cilit u përfshinë në ngjarjen e rëndë në Krujë ku dhunuan 2 kushërinjtë Maja.

E gjithë ngjarja tronditi opinionin publik dhe kreu i qeverisë vendosi të bëjë këto ndryshime në Ministrinë e Brendshme.

Taulant Balla lindi më 12 gusht të vitit 1977 në Librazhd, ku ndoqi shkollën fillore dhe të mesme. Me rezultate të larta ai kreu studimet dhe masterin për shkenca politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin “Alexandru Ioan Cuza” në Iasi të Rumanisë.

Ai hyri në politikë në vitin 2005 kur u zgjodh për herë të parë deputet dhe shërbeu si anëtar i kabinetit të kryeministrit të asaj kohe Fatos Nano. Prej asaj kohe nuk ka munguar më në Kuvendin e Shqipërisë.

Balla ka mbajtur disa poste dhe është cilësuar si numri 2 i PS. Përveç se kryetar i grupit parlamentar socialist, u emërua Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Pas vendimit të Gramoz Ruçit për të lënë politikën, ai u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, post të cilin e mbajti deri pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku u zëvendësua nga Damian Gjiknuri.

Përgjatë gjithë kësaj kohë ai ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm të mazhorancës aktuale dhe është përballur shpesh me opozitën dhe akuzat e tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/07/2023 03:25

    Duhet te shtonit qe T.Balla qe u caktua min.i brendshem nga Rama pas shkarkimit te Cucit per ceshtjen Rraja,eshte po i njejti Balle qe u perfol si prezent ne konfliktin Rraja-Maloku-policia ne 2018.

    Përgjigju
  • ERALD: 09/07/2023 22:30

    Ky eshte me i lidhur me krimin se sa cdo njeri tjeter. KY TAKOHET ME KRIMINELE TEK HOTEL KOTONI PRANE KUVENDIT. RAMA THJESHT PO CON NJEREZ PER TE FORCUAR LIDHJET ME KRIMIN.

    Përgjigju
  • 3D: 09/07/2023 16:11

    Kur krimi anarshia kaosi paligjshmëria instalohen me plane të caktuara nga qeveria post komuniste e Salih Berishës dhe disa qeverive socialiste duhen edhe dekada të tëra që të rikëthehet normalitet

    Përgjigju
  • Marini: 09/07/2023 13:52

    Nuk na duhet kush ka qene,por si do ndikoje ne forcimin e sigurise dhe te rendit publik ne Shqiperi.Si fillim duhet te studjoje biografine e shefave te komisarjateve dhe lidhjet e tyre me krimin.Te zhduki nepotizmin dhe te pa aftet qe jane me shumice.Te zhduki efektivet e lidhur me grupet kriminale.Pa spastruar ministrine dhe strukturat neper rrethe,nuk ka per te patur kurr suksese.Mundesite i ka dhe i urojme suksese.

    Përgjigju
  • Cbcn: 09/07/2023 12:06

    Biografi e zerit te popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë