GRAMSH- Kandidatja për deputete e PD në Gramsh Irena Progni mbajti një konferencë për shtyp e shoqëruar nga një anëtar i stafit të saj, i dhunuar nga Kryetari i Bashkisë Gramsh dhe një grup familjarësh të tij dhe militantësh të PS.
Ajo deklaroi se PD në Gramsh po bën një fushatë të qetë e qytetare duke u bazuar në konkurrencën ndërmjet platformave dhe projekteve. Progni u shpreh se incidenti i krijuar dje në Gramsh është shenjë nervozizmi e kundërshtarëve politikë dhe i ftoi ata të bëhen pjesë e qytetarisë gramshiote e të zhvillojnë një fushatë të bazuar në ide dhe alternativa. Njëherësh ajo nënvizoi se dhuna e konfliktet nuk i shërbejnë fushatës elektorale, zgjedhjeve të lira e demokratike, madje mbi të gjitha nuk i shërbejnë Gramshit. “Flamujt s’janë çështje e militantëve dhe punonjësve të bashkisë dhe nëse do kishte ndonjë pretendim apo problem, Bashkia mund të kishte bërë kërkesë zyrtare për lëvizjen e tyre”, tha kandidatja Progni. “Heqja forcërisht e tyre nga militantët e PS-së nuk ishte rruga e duhur për të zgjidhur mosmarrëveshjen e krijuar”, shtoi ajo.
“Ne jemi të vendosur të zhvillojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne e kemi bazuar fushatën tonë tek respekti reciprok dhe dashuria për qytetarin dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë për tu shpjeguar gramshiotëve programin e Partisë Demokratike për Gramshin e zhvilluar, për Shqipërinë e zhvilluar”, përfundoi Progni. Ndërsa anëtari i stafit të saj, Ardit Zeneli u shpreh se ai ishte goditur nga Kryetari i Bashkisë me një grup militantësh e njerëz të afërt të tij. Ai ka depozituar padinë penale në polici dhe incidenti i është raportuar
OSBE-ODIHR-it.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor 2024, 20:11
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor 2024, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18