TIRANE - 50 nxënës të liceut “Orazio Flacco” të Barit kanë mbërritur këtë të hënë në Tiranë për të takuar bashkëmoshatarët e “Ismail Qemali”, me të cilët janë binjakëzuar. Të rinjtë janë pjesë e projektit të shkëmbimit ndërkulturor ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë – “Vetëm Deti mes Nesh” dhe ndryshe nga sa ndodh me të rriturit ata nuk shikojnë diferenca mes dy brigjeve të Adriatikut.
“Shkolla jonë dhe drejtori i shkollës zgjodhën për të qenë këtu si një sfidë ndaj paragjykimeve ndaj popujve të tjerw apo kulturave të tjera . Zgjodhëm Shqipërinë sepse është vetëm deti mes nesh dhe distanca është kaq e vogël sa thuajse nuk ekziston fare” shprehet një nga maturantet e “Orazio Flacco”, Carlotta Tucci.
Njohja mes të rinjve ka ndodhur në mënyrë virtuale, që nga janari i 2014, përmes rrjeteve sociale të krijuar posaçërisht nga Shoqata “ITAL” për zhvillimin e aktiviteteve përgatitore të këtij shkëmbimi ndërkulturor. Ambasada italiane në Tiranë e cila ka mbështetur këtë aktivitet të zhvilluar, ka deklaruar se do të vazhdojë të mbështesë projektet e gjimnazeve dygjuhësh.
“Ideja lindi tre vjet më parë në mënyrë që gjeneratat e reja të njihen me vendin tuaj, pasi kur gjeneratat e reja njihen mes tyre rrëzohen shumë barriera dhe hipokrizi. Falë këtij projekt, sot kanë ardhur në Tiranë 50 gjimnazistë. E kuptoj që 50 gjimnazistë është një delegacion i vogël, për është një gjë shumë e rëëndësishme, pasi për herë të parë vijnë në Shqipëri të gjithë këta nxënës së bashku.” tha Presidenti i shoqatës “ITAL”, Antonio de Cicco
“Këtë vit italishtja do të jetë provim mature te gjimnazi Ismail Qemali dhe ne do të vazhdojmë të mbështetsim projektet dygjuhëshe në të gjithë vendin . Ambasada italiane ofron mbështetjen financiare të mësuesve dhe mjeteve mësimore që duhen për të mësuar gjuhën italiane në shkollat bilinguale pasi duam të promovojmë gjuhën dhe kulturën italiane duke synuar një shkëmbimin kulturor me dy vendeve tona”. u shpreh përfaqësuesja e Ambasadës Italiane, Monica Gozzini Turelli
Aktualisht në vendin tonë janë 57 mijë nxënës të cilët përfitojnë nga projekti i klasave dygjuhëvshe shqip-italisht, të cilët i bëjnë gjysmat e lëndëve në italisht dhe diploma që ata marrin njihet edhe në Itali.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
46.8%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan, kryeministri grek Mitsotakis: Kam kontaktuar Fortlumturinë e tij, Kisha e Shqipërisë është pikë bashkimi mes dy popujve
17 Mars, 22:38
-
‘Celulë më celulë’/ Rama shkon me pica tek zyrat e Njësisë 1 në Tiranë: Kryeministri nuk i shmang batutat: Ervinit mos i jepni se është shëndoshur
17 Mars, 22:28
-
Redi Muçi në '5 pyetje nga Babaramo': Pse duhet të kthehet Berisha në pushtet, të bëjë afera korruptive Shkëlzeni? Ai ishte tek Gërdeci e po ndërton kullën tek 9 katëshet
17 Mars, 22:21
-
FOTOLAJM/ Të gjithë të bezdisur nga Tritani në Gjirokastër
17 Mars, 22:15
-
Edhe në Hagë, UÇK-ja e tremb PD-në e Tiranës
17 Mars, 22:10
-
Specialja s'lejon Thaçin në varrimin e të atit, Rama: Një tribunal i turpshëm, drejtësia ndërkombëtare e kthyer në farsë
17 Mars, 21:47
-
'Si Lenka Çuko?' Neomalsorja reagon pas sulmeve: Disa prej jush u ka ngec sahati në komunizëm! Më vjen gjynah për ju, unë jam lindë e rritë në demokraci
17 Mars, 21:34
-
'Do na hiqte vizat me Amerikën', Basha i përgjigjet Ramës: Kështu the dhe para 15 vitesh, por i hoqëm me BE-në
17 Mars, 21:32
-
Ylli Pata: Nga bufi te Noc Rroku, pse po bie opozita e Berishës në kurthin e Ramës?
17 Mars, 21:17
-
‘Thuaji Melonit të më japë pasaportën italiane’, Rama i përgjigjet komentuesit: Bashkojmë votat në 11 Maj, që të marrim pasaportën e BE-së
17 Mars, 20:47
-
Specialja nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e të atit! Rama: Tribunal i turpshëm dhe pa turp! Veteranët e UÇK-së: Ndërkombëtarët të reagojnë
17 Mars, 20:33
-
Alban Daci: Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të madhe politike!
17 Mars, 20:27