Kryenegociatorja Majlinda Dhuka tha se anëtarësimi në BE kërkon që Shqipëria të arrijë të gjitha standardet e sigurisë ushqimore. Standardet do të jenë si për produktet e eksportit, ashtu edhe të importit.
Kërkesa konkrete e BE është që të hartohet një program kombëtar për të përmirësuar stabilimentet bujqësore. AKU do të kryejë fazën e parë të programit, skanimin e 900 stabilimenteve në të gjitha qarqet e vendit.
“Kemi një kërkesë specifike nga BE në negociata: hartimi i një programi kombëtar për përmirësimin e stabilimenteve bujqësore. Faza e parë e hartimit të programit është skanimi i të gjitha stabilimenteve, sidomos të mishit, peshkut, vezëve, qumështit dhe nënprodukteve. Fokusi janë ruajtja, transporti, përpunimi dhe tregtimi brenda e jashtë vendit. Procesi i skanimit ka nisur dhe po kryhet nga AKU në të gjitha qarqet në mbi 900 stabilimente. AKU do të trokasë pranë jush për të parë stabilimentet nëse i plotësoni këto standarde. Qëllimi është pozitiv, teksa i bëjmë gati bizneset shqiptare për t’u bërë pjesë e tregut europian”, tha Dhuka.
Lajmi kryesor:
Siguria ushqimore, Rama: Sfida më e vështirë e anëtarësimit! ‘Pikat e dobëta‘, thertoret dhe sektori i qumështit










