TIRANË - Një ditë pas publikimit në media rreth bisedimeve që SHISH ka zhvilluar me Hacking Team për blerjen e një programi përgjimi ka reaguar edhe të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Në reagimin e saj SHISH sqaron se është normale që në përmbushje të misionit të tij ligjor, merr pjesë në panaire ndërkombëtare për të qëndruar në kontakt me teknologjitë e mbledhjes së informacionit, përfshirë dhe atyre të komunikimeve elektronike.
Reagimi i plotë i SHISH
Referuar trajtimit nga mediat të çështjes së kontakteve të Shërbimit Informativ Shtetëror me kompani që prodhojnë dhe ofrojnë produkte në fushën e sigurisë, sqarojmë se: SHISH, si edhe Shërbimet e tjera simotra të sigurisë, si pjesë e Sistemit të Sigurisë Kombëtare, në përmbushje të misionit të tij ligjor, merr pjesë në panaire ndërkombëtare për të qëndruar në kontakt me teknologjitë e mbledhjes së informacionit, përfshirë dhe atyre të komunikimeve elektronike.
Në këtë kontekst, kontakti me kompani që prodhojnë produkte për sigurinë është një rutinë normale e SHISH.
Nga ana tjetër, për çdo teknologji të re që mund të përdoret nga SHISH në përmbushje të ligjit, kërkohet dhe merret aprovimi i Prokurorit të Përgjithshëm të RSH.
Falë rigorozitetit dhe përputhshmërisë së veprimtarisë së tij me ligjin si dhe me praktikat e tyre më të mira, SHISH është një partner shumë i besueshëm i Shërbimeve aleate në ushtrimin e aktivitetit të tij.
Në interes të informimit të opinionit publik, Ju garantojmë se, SHISH vepron vetëm në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera që rregullojnë veprimtarinë e tij.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com