Programi 30 mld euro i BE për investime në Ballkan, eksperti: Shqipëria duhet të përthith fonde me projekte në bujqësi dhe energji elektrike

30 miliardë euro është vlera që Bashkimi Evropian do të hedh për vendet e Ballkanit Perëndimor, si pjesë e një plani ekonomik për investime në sektor të ndryshëm.

Por para se këto vlera të shkojnë në destinacion, shtetet duhet të prezantojnë projektet për investimet e nevojshme. Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj tregon se sektori i energjisë duhet të jetë prioritet.

“Sektorët për të cilët kemi nevojë përveç turizmit dhe infrastrukturës, është edhe energjia elektrike pasi në zonat turistike vazhdojmë të kemi ende ndërprerje të energjisë ose edhe të ujit pijshëm”, tha Danaj.

Megjithatë eksperti mendon se duhet punuar edhe për projekte në sektorin e bujqësisë.

“Duhet patjetër që të zhvillojmë bujqësinë, duhet të kemi projekte për të sjellë inovacion në bujqësi dhe për të ndryshuar edhe atë mentalitetin që është akoma shumë mbrapa në krahasim me vendet që na rrethojnë. Kemi akoma bujqësinë që është në nivelet bazike, ku në zonat e thella të vendit vazhdohet që ende në bujqësi të punohet me mjete deri diku primitive”, pohon eksperti.

Nga ana tjetër Danaj thotë se vendi ka avantazh në përthithjen e fondeve edhe investimet serioze që ka prezantuar dhe që janë në proces zbatimi.

“Rregullimi i hekurudhës, aeroportet turistike dhe jo vetëm, si edhe investimet e tjera madhore në infrastrukturë, me siguri që përmirësojnë imazhin dhe i japin seriozitet shtetit. Aq më mirë që do të ndihmojnë edhe në përthithjen e investimeve madhore të huaja”, tha Danaj. 

Investitorët janë përqendruar në Tiranë e Durrës, si dy nga qytetet më të zhvilluara, por sipas tij nuk duhet të mbeten pas dhe lokalitete të tjera.

“Sot që ne flasim janë të përqendruar në zonat e zhvilluara të vendit që janë Tirana dhe Durrësi, por me përfundimin e këtyre investimeve do të kemi edhe një shpërndarje të investimeve në vendet e tjera dhe do të kemi edhe zhvillimin e këtyre zonave”, shprehet eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 26/06/2021 15:28

    Jo Shqiperia por politikanet thuaj ti zhvatin si bejne gjithmone ne kesi rastesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja