TEHERAN-Pas takimit në Teheran me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ministri i Jashtëm Iranian, Mohammad Zarif tha se marrëveshja mbi programin bërthamor të vendit të tij mund të arrihet brenda katër muajve të ardhshëm, në mos më parë.
Ndërkohë, Ashton tha se nuk kishte asnjë garanci që bisedimet të çonin në një marrëveshje përfundimtare. Ajo shtoi se marrëveshja e përkohshme ishte shumë e rëndësishme por jo aq sa do të ishte një marrëveshje përfundimtare.
Fuqitë e botës kërkojnë që Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit në mënyrë që të mos prodhojë më armë bërthamore.
Zgjedhja e Hassan Rouhani si president i vendit vitin e kaluar çoi në një përmirësim të marrëdhënjëve ndërmjet Iranit dhe BE.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com