LSI ka miratuar dje në mbledhjen e Kryesisë drejtuesit e komisioneve të saj, që do të ndërtojnë programin elektoral për zgjedhjet e 18 qershorit.
Meta ka evidentuar kështu njerëzit më të besuar në partinë e tij për secilin sektor, duke projektuar kështu “qeverinë hije” brenda partisë së tij. ajo që bie në sy është promovimi i emrave të rinj, profesionistë të fushave përkatëse, sikundërse forcojnë pozicionet e tyre Vangjel Tavo e Silva Caka, ndërsa rikonfirmohet Përparim Spahiu, për të cilin kishin ngelur disa hije dyshimi pas “përjashtimit” që Meta i bëri nga grupi parlamentar për shkak të një deklarate kundër OMN-së për reformën në drejtësi.
Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për rifillimin e punës së komisioneve në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim miratoi kryetarët e Komisioneve pranë Komitetit Drejtues Kombëtar.
Sipas vendimit të marrë nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarët e 16 komisioneve së bashku me anëtarësinë përkatës do të fillojnë hartimin e programit elektoral për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit 2017, por edhe për të analizuar punën e deritanishme në këto sektor.
Kryetarët e komisioneve të LSI-së
1. Komisioni i Çështjeve Ligjore Erisa Xhixho
2. Komisioni i Çështjeve të Integrimit Kejdi Mehmetaj
3. Komisioni i Çështjeve të të Drejtave të Njeriut Thanas Poçi
4. Komisioni i Politikës së Jashtme Arben Cici
5. Komisioni i Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqiri
6. Komisioni i Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Majlind Lazimi
7. Komisioni i Bujqësisë Luigj Turmalaj
8. Komisioni i Turizmit Ralf Gjoni
9. Komisioni i Mjedisit Ardit Çela
10. Komisioni i Infrastrukturës Përparim Spahiu
11. Komisioni i Energjetikës Adela Shera Karapici
12. Komisioni i Arsimit dhe Kërkimit Shkencor Jorgaq Kacani
13. Komisioni i Shëndetësisë Vangjel Tavo
14. Komisioni i Mirëqenies Sociale, Gruas dhe Familjes Silva Caka
15. Komisioni i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Armando Bora
16. Komisioni për Marrëdhëniet me Mediat Linda Karadaku
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com