TIRANE- Një sërë aktivitetesh do të jenë të hapura për qytetarët prej orës 18.00 të pasdites së sotme deri në orën 4 të mëngjesit të 30 nëntorit, duke sjellë kështu një frymë ndryshe nga vitet e tjerë, ku përveç muzikës e koncerteve festive në kryeqytet, kjo festë është konceptuar edhe si një natë e gjatë për të sjellë artin pranë publikut.

PROGRAMI FESTIV PËR “NATËN E BARDHË” NË KRYEQYTET
Kohëzgjatja: 18.00-04.00
“Natë e Gjatë në Muze”.
•        Koncert në pjesën para Galerisë Kombëtare të Arteve me liceistët;
•        Koncert me instrumente muzikore në ambientet e Galerisë.
•        Performanca dhe video-projeksione artistike
•        Bashkëpunimi me galeritë e artit të qytetit, artistë, etj; si një mapaturë e eventit në qytet.
•        Animacione për fëmijët
•        Ekspozitë me fëmijët në GKA
•        Korridori i një jehone të Pavarësisë, korridor 10 metra i lartë dhe i gjatë 43 metra, me 21 projektorë
 
TEATRI KOMBETAR I OPERAS DHE BALETIT
“Nata e Bardhë Muzeale” 18.00-04.00
•        Ekspozitë me materialet arkivore me vlera të rralla në hollet e TKOB
•        Koncert me artistët lirikë edhe balerinët tanë
•        Sfilatë të kostumeve kombëtare së bashku me valët përkatëse të trevës folklorike.
•        Këngë polifonike
•        Këngë qytetare të keënduara nga solistët e ansamblit
•        Valle festive të ndryshme
•        Melodi të ndryshme orkestrale, solistike nga kuarteti i harqeve të artistëve të rinj.
 
MUZEU HISTORIK KOMBETAR
“Nata e Bardhë në Muze” 18.00-02.00
•        Do të ketë shfaqje filmash artistikë dhe dokumentarë shqiptarë, me temë nga Pavarësia dhe Lufta II Botërore.
•        Do të projektohet logo me shkrimin: 28-29 NËNTOR 2013, e cila do të vendoset mbi sfondin e Flamurit Kombëtar. Po në këtë mjedis do të transmetohen këngë patriotike dhe partizane.
•        Do të hapet një ekspozitë me vepra arti, me tematikë nga lufta për liri e pavarësi e popullit shqiptar.
•        Do të shfaqen filma me tematika përkatëse.
•        Do të ekzekutojë pjesë patriotike dhe partizane.
•        MHK do tëqendrojë i hapur deri në orën 2.00 të datës 30 nëntor 2013.
•        Bashkëpunim me drejtoritë arsimore për vizita të organizura në MHK, sipas një grafiku të hartuar së bashku.
•        Vendosja e programit ne tabelën e reklamës tek hyrja e veprimtarive.
 
CIRKU KOMBETAR
“Nata e Bardhë”
•        Kllounët “LOLI” dhe “VUXI” do të realizojnë një program me lojëra të larmishme, pantomima, kuplete dhe kombinime prestigjatori.
•        Do të luajnë të alternuar së bashku Studio e Cirkut Kombëtar dhe grupi i valleve Popullore “Trad Folk Tirana”.
•        Numra akrobatikë fëminorë dhe për të rinj të profileve të ndryshëm të cirkut si dhe kërcime popullore nga të gjitha trevat shqiptare.
•        Artistët profesionistë të Cirkut Kombëtar dotejapin nje shfaqe. Në kete shfaqje do të luhen numra akrobatikë, ekuilibri, zhonglime, pantomima, numrailuzioni, numra me kafshë, etj.

RRJETI I KINEMAVE
Kinematë do të shfaqin filma për të gjitha grupmoshat me çmim të reduktuar.

QENDRA KOMBËTARE E FËMIJËVE
10.00 KONCERT I MADH FESTIV ME FEMIJET E QENDRES KOMBETARE PER FEMIJE / nën drejtimin e Kompozitorit XhavitUjkani.

11.30 SHFAQJA “KESULKUQJA”/ Trupa e Teatrit të Kukullave.

13.00 SHFAQJA E FILMAVE VIZATIMOR PER FEMIJE /Nga Kinemaja Shqiptare/Në hollet e Teatrit të Kukullave.

17.00 MBREMJE POETIKE. “Mirësevini të festojmë së bashku”
Përgatitur nga shkrimtarja AdelinaMamaçi dhe Plator Perja
Të Ftuar: Enada&GertiVaso
Rovena Roxhari
Me pjesë baleti: “Vdekja e mjelmës” / “Gëzimi i Fluturës”
“Bluez Girls”/ “Shopenianë”
Piano: Fëmijë të Qendrës Kombëtare për Fëmijë

18.00 PREMIERA “PRINCESHA TEUTE”
Pas Shfaqjes         KOKTEJ
Në Vazhdim “NOSTALGJIA E FILMIT PER FEMIJE NEPERMJET SYRIT TE
REGJISORES SE MIRENJOHUR XHANFISE KEKO.
“Qyteti më i bukur në botë”, “Mimoza Llastica”, “Një vonesë e vogël”
 
Redaksia Online