/ATSH-E.Xhajanka/- Agrobiznesi shqiptar dhe Federata e Fermereve Maqedonas me mbeshtetjen e Programit IPA të Bashkimit Evropian, po ndërmarrin hapa konkrete për të rritur në një nivel më të lartë shkëmbimet tregtare dhe investimet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Të dy vendet vlerësojnë të rëndësishëm bashkëpunimin e ngushtë për të bërë të mundur jo vetëm rritjen e shifrave në shkëmbimet tregtare dhe investime, por edhe në krijimin e një klime sa më të favorshme për agrobiznesin.
Drejtues të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe një grup fermerësh nga rrethi i Elbasanit dhe Dibrës , zhvilluan nga data 11 - 13 nëntor, një vizitë pune në rajonin e Pollogut, dhe Pellagonise të Maqedonisë, në kuadër të Projektit "Jeto Shëndetshëm në zonat rurale" i financuar nga Programi IPA BE, për bashkpunim ndërkufitar 2007-2013.
Projekti që po zbatohet në partneritet midis Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe Federatës së Fermerëve të Maqedonisë (FFRM) ka për qëllim identifikimin e prodhimeve bujqësore dhe ushqimore në zonat ndërkufitare të dy vendeve, që kanë potenciale për zhvillim të mëtejshëm, duke u evidentuar si "marka" të këtyre zonave për teknologjinë e përparuar , sasinë dhe cilësinë e tyre.
Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) Gjon Gaspri dhe grupi i fermerëve nga zona e Elbasani dhe e Dibrës gjatë vizitës në Maqedoni, zhvilluan në zyrat e Federatës së Fermerëve të Republikës së Maqedonisë (FFRM), ne Shkup, një takim bilateral bashkëbisedimi me zv. Presidentin e FFRM, Mehmet Sinan si dhe homologët maqedonas, Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për forcimin e bashkëpunimit në sektorin rural ndërsa shprehën nga ana e tyre angazhimin e Keshillit të Agrobiznesit Shqiptar dhe Federtaës së Fermere Maqedonas për zbatimin me sukses të Projektit "Jeto shëndetshëm në zonat rurale"
Zoti Sinani në fjalën e mirëseardhjes përshëndeti delegacionin shqiptar dhe shprehu kënaqësinë në intensifimin e bashkëpunimit midis KASH dhe FFRm si dy organizma të rëndësishëm në jetën rurale të dy vendve. Nga ana e tij Drejtori I KASH, Gjon Gaspri, duke u ndalur në ecurinë e sukseshme të bashkëpunimit për zbatimin e projektit IPA të BE-së, u shpreh se duhet të intensifikojmë kërkesat dhe ambicien e përbashkëta për të aplikuar dhe fituar Projektet e BE që zhvillojnë sistemin tonë bujqësorë.
Ky Projekt që synon të identifikojë dhe zhvillojë më tej produktet bujqësore dhe ushqimore ndermjet zonave ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni përmes rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese sipas standarteve më të mira të BE-së, ka për qëllim të krijojë marka të verteta në sektorin rural, që nesër të njihen edhe kërkohen në tregjet evropiane.
Adaptimi i praktikave të BE-së, është aktual dhe tepër i domosdoshëm për objektivin tonë që ta kthejmë sistemin rural edhe në një instrument për lehtësimin e zhvillimin e tregtisë duke siguruar në të njëjtën kohë minimizimin e problemeve që lidhem me cilësisnë dhe standartet.
Drejtuesit e KASH dhe FFRM vlerësuan pozitivisht punën e bërë deri më tani dhe u shprehen optimistë për përmbylljen me sukses të tij projekti (në fillim të vitit 2015). Zoti Gaspri gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë që ka ekspertiza Evropiane për stadin e zhvillimit rural . "Përfitoj nga rasti t'ju falënderoj për angazhimin e punën e bërë nga FFRM si dhe stafin e KASH pjesëmarrës në këtë projekt, pasi ka paraqitur një interesim shumë të lartë për misionin e implementimin e projektit.
Më tej u zhvillua një vizitë në Agjencinë e Zhvillimit Rural të Maqedonisë (Agjencia e Pagesave) për t'u njohur nga afër me skemën e subvencionimit të fermereve në shtetin fqinj. Në fakt Maqedonia jep subvencion për fermerët në masën 135 mln euro në vit, ndërkohë që në Shqipëri fermerët marrin një subvencion prej 7 mln euro në vit , Gjatë bashkëbisedimit me Drejtoreshën e NEA, Jelica Beshliki, fermerët shqiptarë u njohën me në detaje me format dhe sektorët që përfitojnë nga subvencionimi dhe praktikat që ndiqen për këtë proces.
Në fund u zhvilluan dhe vizita në kantinën e verës Kuin, Fabrikën e mishit si në një fermë të rritjes së gjedhit, për t'u njohur dhe me eksperiencën maqedonase në këto sectorë.
/Shqiptarja.com