Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen për fazën e dytë programit të konvertimit të borxhit me qeverinë Italiane.

Marrëveshja parashikon mospagimin e 20 milionë euro detyrime që Republika e Shqipërisë i detyrohet Qeverisë Italiane, të cilat do të përdoren në projekte sociale, zhvillimin e rajoneve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Në fazën e parë të këtij Programi, i quajtuar IADSA, janë financuar gjithsej 42 projekte për një vlerë totale prej 15,6 milionë euro.

14 projekte janë përfunduar me sukses, 17 projekte janë në zbatim, ndërsa 11 projektet e përzgjedhura nga thirrja e katërt (maj 2016) janë në fazën e tyre fillestare.

Përmes projekteve të finalizuara dhe atyre në fazën përfundimtare të realizimit, është mundësuar rikonstruksioni në mënyrë bashkëkohore i 5 shkollave, 3 kopshteve dhe 3 qendrave sociale në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe rikualifikimi nëpërmjet rrugëve të reja, urave të vogla dhe kanalizimeve në disa bashki të vendit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)