Programi i LSI-së, Kryemadhi takim me banorët: Sjellim ide të reja, nuk kanë impakt në buxhet dhe në xhepat e shqiptarëve

Programi i LSI-së, Kryemadhi takim me banorët: Sjellim ide të reja, nuk kanë impakt në buxhet dhe në xhepat e shqiptarëve

Monika Kryemadhi në takim në njësinë nr. 5

Teksa vijon takimet e saj me banorë, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është ndalur në programin e partisë së saj. Ajo ka përmendur sërish 5 prioritetet e këtij programi të cilat synojnë t’i realizojnë në 5 muajt e parë.

“5 prioritete në 5 muaj e parë. Njëri ka të bëjë me rimbursimin e shpenzimeve, 5% e rimbursimit të faturës së shpenzimeve, të asaj fature tatimore që rimbursohet drejtpërdrejtë. Është shumë e kollajshme për t’u realizuar. Koston e ka zero, mjafton vetëm të bëhet unifikimi se rakordimi i kartës së identitetit me gjendjen civile, me sistemin bankar, me zyrën e tatimeve. Ndërkohë nga ana tjetër kemi taksën e të ardhmes 1%, që vendoset mbi kompanitë VIP, që janë aktualisht 800 kompani, që do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm do të shkojë drejtpërdrejtë tek arsimi, për të rritur cilësinë e studentëve, për të krijuar hapësira, sepse edhe vetë këto kompani të mëdha kanë nevojë për profesionistë, të rritur profesionalisht dhe të aftë.

Kemi edhe ‘Nga bebja në bebe’, që shumë veta kanë qenë skeptikë, por çdo ditë në telefonin tim vijnë mesazhe pafund. Edhe qeveria norvegjeze që hyn tek vendet më të pasura e ka fondin nga bebja në bebe, për të mbajtur të rinjtë në Norvegji, sepse ata largohen nga Norvegjia për shkak të klimës. Ky investim kaq modest për t’i krijuar për të ardhmen fëmijëve të shqiptarëve, që pas 25 viteve ata të kenë mundësi për të pasur një buxhet për të investuar , është gjëja më e pakët që një klasë politike mund të bëjë për të ardhmen e vendit të saj. Ne me Klajdën ishim sot në një takim me ambasadorë ku diskutuam edhe për programin, edhe për situatën, edhe për COVID-in” – tha Kryemadhi.

Gjatë takimit me disa banorë të Njësisë Administrative nr. 5, Kryemadhi tha se këto 5 ide janë të reja dhe shumë të thjeshta për tu realizuar. Ajo tha se këto nuk kanë asnjë lloj impakti në buxhet dhe nuk i kushtojnë aspak shtetit dhe xhepave të shqiptarëve.

“LSI solli 5 ide të reja. Pesë ide të reja shumë të thjeshta. Nuk kanë absolutisht asnjë lloj impakti në buxhet, pra nuk i kushtojnë buxhetit të shtetit, nuk i kushtojnë xhepave të shqiptarëve. Përkundrazi, shtojnë para në xhepin e shqiptarëve, shtojnë para në buxhetin e shtetit, çlirojnë ekonominë shqiptare, krijojnë hapësira investime, e bëjnë vetë shtetin shqiptar dhe politikën për të pasur një vizion. Dhe kjo lloj ndjesi pozitive dhe komoditeti që më kanë dhënë, më krijoi një lloj besimi për ta vazhduar, për ta implementuar dhe për të vazhduar për të folur me njerëzit për programin.

Ajo që është shumë e rëndësishme sot, është pozitiviteti dhe përthithja që po ndodh çdo ditë e më shumë nga brezi i ri dhe nga ai kontingjent njerëzish që janë të shkolluar dhe po shikojnë një dritë shprese. Unë jam shumë e kënaqur sepse sot ndërkohë që isha me punonjës të bankave të nivelit të dytë, apo edhe biznesmenë, njerëz të shkolluar për ekonomi, thanë që ne e kishim bërë në plan të largoheshim nga Shqipëria, por nëse t’i na garanton që këto gjëra do të realizohen, këto janë gjëra të jashtëzakonshme, sepse nuk ka rëndësi të bësh gjëra të mëdha, apo shpenzime shumë të mëdha” – u shpreh kreu i LSI-së.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 29/01/2021 21:12

    E lexova per kurjozitet ate qe eshte shkruar me siper.Nuk kuptova asnji gje...,si mund te votosh nji injorante te till,qe te te perfaqesoj ty,ne parlament ? kjo flet perçart....Tjeter gje,qe me ben te mos kem simpati per kete femer eshte:mosrespekti ndoj viktimave te COVID-19 ,te cilet per fat te keq po rritet nga dita ne dite,dhe kjo femer vazhdon te mos respektoj rregullat e pandemise.INJORANTE & PROPOTETNE.

    Përgjigju
  • Bobo: 29/01/2021 19:28

    Na mbyten shurrat e LSI me Peco kandarin.

    Përgjigju
  • raul: 29/01/2021 19:23

    Paska mare me vete Nafije leshelija shalegjaten dymetroshe, koka me qoshe, kaptina boshe, kajda gjoshe surratnallonja, surrattepsija qe e mbushi ministrine me militante me 8 vjecare , kusherinh te 7 te te sharebajgave te haremit te Jales.

    Përgjigju
  • Berat: 29/01/2021 18:53

    Xhepat e shqiptarje jan te grisur po fute doren e di ti ca kap kur xhepi ska astar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë