Programi i PD-së, Vokshi: Do ndryshojmë arsimin për fëmijët shqiptarë pas 25 prillit! Do u sigurojmë tekste shkollore falas
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi
Ish-deputetja e PD-së njëkohësisht dhe një nga bashkëhartueset e programit për arsimin, Albana Vokshi ka shpjeguar se si do të ndryshojë arsimi për fëmijët shqiptarë nëse ata do të fitojnë zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një videomesazhi, ajo tha se PD do angazhohet për 350 mijë fëmijë për t’i siguruar tekste të reja falas, ndihmë e cila do të vijojë për 60 mijë familje deri në fund të shkollës së mesme.
Sipas saj, PD do të sigurojë dhe vakte ngrënie dhe aktivitete të ndryshme pas mësimit bazuar në prirjet e nxënësve.
“Patjetër që do ndryshojë. Nxënësi do jetë në fokus të programit të Partisë Demokratike. Të gjitha shkollat, edhe në cepin më të fundit të Shqipërisë, do jenë me infrastrukturë, me standarde ndërkombëtare. Prindërit, sikurse po e diskutonim dhe me Valbonën dhe me Malvinën do jenë krejt të qetë sepse fëmijët e tyre do jenë në një ambient të sigurt. Do sigurojmë edhe vakte ngrënie, madje edhe aktivitete të ndryshme mbas mësimit, bazuar në prirjet që nxënësit do të kenë. Përveç faktit që prindërit do jenë të sigurt për fëmijët e tyre, deri në orët e pasdites dhe do të kenë mundësi që të punësohen, që do të sjellin më shumë të ardhura për familjet e tyre. Partia Demokratike angazhohet që për 350 mijë fëmijë, të sigurojë tekste të reja falas. Ndihmë e cila për 60 mijë familje në nevojë do të vazhdojë deri në fund të shkollës së mesme” – tha Vokshi.
PD prezantoi programin e saj me 11 pika për arsimin ditën e djeshme ku kryedemokrati Basha fokusin e ka vendosur në rritjen e pagave të mësuesve dhe pedagogëve, përftimin e bursave për studentët nga familje me të ardhura nën 64 mijë lekë dhe tekstet shkollore falas për 350 mijë nxënës.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Konferenca e Kryetarëve, nuk miratohet kalendari i punimeve parlamentare deri më 7 shkurt, Tabaku: Ligji për heqjen e taksave shkel Kodin Zgjedhor para 11 majit
20 Janar, 12:14
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Analiza e britanikëve të 'The Economist': Rama fiton mandatin e katërt, PD e dobësuar nga lufta e brendshme
19 Janar, 21:41
-
Ben Andoni: Mungesa e debatit të politikës, ironi zgjedhore
19 Janar, 19:45
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ PD zhvillon takime me Diasporën në Itali, Topalli, Alizoti, Hoti dhe Sula takojnë emigrantët në 3 rajone: Vota juaj na duhet për të rrëzuar Ramën
19 Janar, 17:58
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha porosi: Bindni emigrantët të regjistrohen
19 Janar, 12:43
-
Namir Lapardhaja: Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
18 Janar, 20:46
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53