Programi i PS, Beqja: 160 mln $
për të sjellë ndryshimin e fshatit

TIRANE - Sekretari për Programin në Partinë Socialiste nga emisioni “5 Pyetjet nga Babaramo” në televizionin A1 REPORT!  foli për programin e partisë të cilin opozita mendon ta zbatojë pasi të fitojë zgjedhjet e 23 Qershorit, nga ky theksoi zhvillimin e fshatit dhe ndryshimin e gjendjes aktuale të tij me një investim prej 160 milionë dollarë në një plan 4-vjeçar.

Duke deklaruar se çmimet e barnave në Shqipëri janë 2.4 herë mesatarisht më të shtrenjta se në vendet e tjera, Beqja solli në vëmendje krahasimin ndërmjet farmacive shqiptare dhe ato maqedonase që sekretari për Programin në PS kishte vëzhguar ku çmimet kishin luhatje të mëdha.

470 mijë janë aktualisht të siguruar tha Beqja, duke theksuar se pjesa më e madhe e popullsisë mbetet ende e pasiguruar. Beqja tha se me programin shëndetësor të Partisë Socialiste analizat për çdo qytetar në fillim të çdo viti do të jenë falas.

Beqja theksoi se do të kontrollohen çmimet e ilaçeve të barnave duke shmangur abuzimet.

Sipas Sekretarit për çështjet e Programit në Partinë Socialiste, problemet kryesore të qeverisjes aktuale për të cilën theksoi se i mbetet dhe pak muaj në pushtet, janë në fushën e bujqësisë.
Beqja siguroi se me programin e saj PS do të investojë në fshat. Përmes një plani 4-vjeçar theksoi Beqja, me një vlerë prej 160 milionë dollarë do të ndryshojmë gjendjen e fshatit”.

Duke sjellë në vëmendje problemet që ka me sistemin e kullimit e ujitjes, Beqja tha se PS do të ulë kostot e prodhimit për fermerët duke krijuar njëkohësisht kushte më të përshtatshme për ta. Punësimi, sipas Beqes do të vijë përmes menaxhimit të hidrokarbureve, mineraleve dhe industrisë së fasoneve.

Këtë fundjavë Partia Socialiste në një Konventë dy ditore prezantoi pikat kyçe të Programit që sipas saj do të sjellë qeverisjen e socialistëve pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Matura 2025, ja datat e provimeve

Matura 2025, ja datat e provimeve