Programi kopil i PD-së si 'filius mater ignotea'

Programi kopil i PD-së si 'filius mater ignotea'

Lulzim Basha

Në Romën antike, qysh kur Perandori Kostandin në vitin 312 (pas Krishtit) e shpalli Krishtërimin si fe zyrtare të Perandorisë, filluan të hapen spitalet, abacitë, shtëpitë e murgeshave, kuvendet fetare me natyrë bamirëse. Asokohe, kur ndonjë grua ngelej shtatzënë jashtë martese, i mbeteshin dy mundësi: ose të abortonte ose ta mbante fëmijën deri në lindje dhe pastaj ta dorëzonte në kuvendet e murgeshave pa u identifikuar. Për të shmangur identifikimin dhe për të ruajtur sadopak dinjitetin e gruas fatkeqe, kuvendet kishin ndërtuar disa të çara në murin rrethues dhe aty kishin vënë një rrotë druri me një djep të vogël. Aty nëna e re vinte foshnjën dhe murgesha e rrotullonte rrotën drurit dhe fëmija futej brenda kuvendit pa e parë fare se kush ishte nëna e tij.  Tradita katolike kërkonte që pagëzimi të bëhej sa më parë dhe duhej regjistruar fëmija në Regjistrin e të pagëzuarve. Në këto raste në regjistër shënohej: filius mater ignotea est – bir i një nëne të panjohur. Nga këtu evolucioni gjuhësor në të folurën romake: “figlio della mignotta”, shqip kopil.

Fati i copëzave të programit fantazëm të PD-së është krejt i ngjashëm me “figlio della mignotta”. Ka tashmë dy javë që nga zyrat e PD-së ka filluar një shfaqje e çuditshme ku pohohet se po paraqiten programet e Opozitës sipas fushave, ndërkohë asgjë të vërtetë nuk ka në këtë pohim. Ka vetëm copëza pohimesh groteske, por asgjë të strukturuar dhe të llogaritur që mund të quhet një program i vërtetë. Nuk mund të quhet program një parullë ku kryetari formal i Opozitës shprehet: “Unë angazhohem për rritjen e pensioneve për 650 000 pensionistët shqiptarë, dy herë më shumë se norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit! Ne nuk do t’i braktisim kurrë pensionistët tanë”. Kjo parullë nuk shoqërohet me asnjë llogari, me aspak histori se si është lënë gjendja e pensionistëve në vitin 2013 kur Qeveria Socialiste u detyrua të paguajë edhe pagesën e normës se inflacionit (indeksimi) të viteve 2005 – 2008 që nuk ishte bërë nga qeverisja e PD-së. Si mund të gënjehet kështu! Apo ta hajë kusht ta hajë. Si program kopil. E prezantoj programin, por nuk ju jap llogari se si realizohet. Pra Qeveria Socliste jo vetëm ka paguar përherë indeksimin e pensioneve por është detyruar, nga papërgjegjshmëria e PD-së, të paguajë edhe kuotat e viteve të prapambetura. Si mund t’i zihet besë një partie që ka mashtruar pensionistët për tetë vite me radhë kur tani thotë se do do tu rrisë pensionet përveç indeksimit. Se ku do i marrin lekët – nuk ka asnjë përgjigje. Përkundrazi, thonë se do të ulin edhe pagesat e sigurimeve shoqërore nga ku dalin edhe pensionet. Pra rrenë e dyfishtë.

Një tjetër dukuri interesante që zbulon rrenat e PD-së ka të bëjë me faktin që këto copëza parullash dalin në faqen web të partisë: www.pd.al dhe pas dy tre ditësh zhduken dhe riformulohen. Në fakt, i ashtuquajturi program social është paraqitur në katër versione të  ndryshme ku secili është më grotesk se i mëparshmi. Parulla tjetër që ishte shqafur sot në muret e Shqupit shkruante: “Angazhohem të dyfishojmë menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Nën qeverisjen tonë, askush nuk do të braktiset, shpërfillet dhe nëpërkëmbet”. Ndihma ekonomike, ashtu si pensionet, është një ndër trashëgimitë më të trishta të qeverisjes së PD-së. Në vitin 2013, ndihma ekonomike mesatare për familje ishte 3.500 lekë. Përgjatë qeverisjes socialiste kjo shumë thuajse është dyfishura duke arritur deri në 6.000 lekë. Jo vetëm, për kushtet e pandemisë Covid, qeveria ka marrë përsipër edhe dyfishimin e ndihmës ekonomike të rritur, duke bërë që në krahasim me trashëgiminë e PD-së ta katërfishojmë ndihmën ekonomike.

Ndërkohë, parullat vazhdojnë, natyrisht pa llogari matematikore mbi kostot, ndoshta kanë frikë se makinat llogaritëse të Shqupit kanë konfiguracionin matematikor “Basha” dhe ua nxjerr llogaritë gabim. Parulla e radhës: “Angazhohem që njerëzit me aftësi të kufizuara do të jenë pjesë reale e vendimmarrjes të qeverisjes tonë dhe jo thjesht përfitues pasivë apo viktima të indiferencës”. Dihet tashmë që prej 2013-s se në Qeverinë Rama ka përfaqësues të Personave me Aftësi të Kufizuara. Edhe në këtë parullë del në pah mungesa totale e seriozitetit të PD-së e sidomos kryetarit formal të saj. Nëse ka një mjerim autentik nga trashëgimia e qeverisjes 2005 – 2013, ajo lidhet me trajtimin që u është bërë personave me aftësi të kufizuara, ku ata jo vetëm nuk kishin përfaqësues në qeveri, por skema e vjetër e vlerësimit ishte me një nivel marramendës abuzimi. Një vit pas ardhjes në pushtet të Qeverisë Rama, u bë njësimi i qasjes së vlerësimit me parimet e shprehura në Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, si edhe me nenin përkatës të Ligjit nr.93/2014, datë 24.7.2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara ( Kapitulli III, neni 10). Kjo nismë është ndërmarrë nga Ministria jonë me konsulencën e Projektit “Modernizimi i Asistencës Sociale në Shqipëri”, të financuar nga huaja IBRD Loan 8141-AL e Bankës Botërore. Për pasojë u krye Reformimi i sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar nëpërmjet vlerësimit bio-psiko-social bazuar në standardet ndërkombëtare të klasifikimit të aftësisë së kufizuar të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH-së) duke ulur me 10% rastet abuzive të përfituesve që nuk shfaqin aftësi të kufizuar.

Për t’i bërë sa më të besueshme paraullat e kryetarit, në vend që të bëhën analiza profesionale mbi kostot e çdo propozimi, zgjidhet një rrugë qesharake: njëra nga kandidatet për deputete del e thotë – “këto premtime që ka bërë kryetari do të realizohen sepse unë e njoh mirë atë. Është njeri serioz”. Teatri vazhdon dhe Shqupi përgatit parullën e radhës./ 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 08/02/2021 20:45

    Faktikisht vota jepet per programin , jo per njeriun . Mirpo nje vend si joni i dale nga presione te forta shtypese politike , --nuk kam perasysh vetem monizmin , per edhe qindra vjet sundim nga pushtusit , nuk mund te qyteterohet , emancipohet , dhe te lirohet nga veset te fituara ne shekuj ; per nje kohe relativisht te shkurter .Idete kryesore te programit te opozites --per mandatin e ardhshem , nese e merr --, kemi pak njofie . Sigurisht , nje program i mirfillt , per vendin eshte i domosdoshem , por edhe kaq i veshtir . Them i veshtire , sepse kemi 30 vjet demokraci --nese do ta quajm keshtu -- dhe jemi jo larg , nga c'ishim , ekonomikisht, sociologjikisht dhe shoqerisht , si dhe nje politike e jashteme , e pa arrire . Kam parasish faktin politik ku jemi . Nukse i shof te rendesishme te diskutojme per dy probleme qe shtjellohen ne shkrim . Per shoqerine me te rrezikuar ekonomikisht Punetoret , me pagers teper te uleta dhe shpesh pa sigurime shoqerore , shume punetore te tjere pa pune . per familiet ne nevoje --me ndihme sociale -- , para 8 vjetesh trajtoheshin mbi 60000 familie , (afersisht), me nje pagese prej 35000 lek ne muaj ; kurse sot , me ndihme sociale jane 20000 familie me 60000 lek ne muaj . Pra jane hequr mbi 40000 familie , nga ndihma sociale . Per pensionistet , pagesa mesatare , para 8 vjetesh 100 evro , sot paguhen 110 evro . Pra jane mbi 1700000 shqipetare , nen minimumin jetek ; pra paguhen me me pak se 1/3 e minimumit jetik . Keto shifra mund ti gjeni ne manualet perkates . Prandaj mendojse programet te hartohen mbi fakte dhe mundesi realizimi , dhe jo sa per propagante . Nese opozita --nese merr pushtet -- , programin duhet ta hartoje saktesisht , te perparuar , dhe plotesisht i zbatuar e realizuar . Nese nuk do te mundet te realizoje programin , per 3 vjecarin , nuk do ta kete jeten me te gjat ne pushtet . Populli nukse do ti haje perseri brrockullat .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë