Programi për mirëqenien sociale/ Duma: Ky plan është real! E njoh Bashën, ai është njeriu i duhur në kohën e duhur (VIDEO)

Duke i quajtur këto 8 vite të qeverisjes si një dështim me fajtor kryesor Edi Rama, ish-deputetja e PD-së, Grida Duma tha se plani për mirëqenien sociale është ndryshimi i nevojshëm. Sipas saj, ky plan me 5 pika është i realizueshëm, serioz dhe gjithëpërfshirës. Duma vë theksin se plani është real dhe se beson te Lulzim Basha, për të cilën është personi i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin.

“Shqiptarët kanë ndjekur këto ditë planet tona ekonomike, të shëndetësisë, të arsimit; entuziazmi dhe mbështetja masive është parë dhe  ndjerë kudo.  Me të drejtë Shqiptarët presin dhe i kanë varur shpresat tek ne, që  të udhëheqim ndryshimin, të prijmë me anijen e zhvillimit, një rrugëtim  për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë.

Sepse vijmë nga Tetë vjet dështime! Nuk janë pak, është koha që e çon një të porsalindur  drejt adoleshencës, koha që e çon një adoleshent të mbarojë universitetin e të përballet me tregun e punës të papunë, koha që ndoshta çoi dëm një brez të tërë  profesionistësh, sepse e përcolli jashtë Shqipëria. Tetë vite dështim.  Pas 8 vitesh edhe sot shqiptarët durojnë atoparlantët e gërvishtur të pushtetit falsitet që ja shurdhojnë  të vërtetën; e prandaj askush nuk beson asnjë fjalë, asnjë vendim asnjë premtim. Shqiptarët  besojnë e presin të bjerë gongu i kohës që  Rama largohet.

Largojmë të keqen e nisim zgjidhjen.  Është Lulzim Basha, i cili në këtë foltore e  do vijojë  t'ju paraqesë planin e tij ,  se si Shqipëria Fiton, kapërcen errësirën sociale;  se si Shqipëria Fiton, e triumfon njerëzorja; jo vetëm me ekonominë, shëndetësinë, arsimin, por me qeverisjen njerëzore që ka kujdes për njerëzit e pamundur, për ata që sëmundjet, mosha, aftësitë ndryshe, aksidentet e jetës, mungesa e një pune të çfarëdoshme me qeverisjen e keqe, i la të zhytur në mjerimin pa dritë në fund të tunelit.

Ky është një plan gjithëpërfshirës. Është një plan serioz. Është një plan i realizueshëm. Një plan për të cilin do të dedikohemi të gjithë  ta zbatojmë, sapo  të fitojmë zgjedhjet, dhe gongu i kohës të bjerë  në 25.Prill.

Miqtë e mi, Se ç’bëri Rama dhe qeveria e tij për tetë vite të gjata me problemet e mëdha sociale, këtë e pasqyron realiteti ynë i trishtë, gri sot.

Familjet që e kanë të vështirë edhe të mbijetojnë, përçmohen në dyert e bashkive për të marrë ndihmë ekonomike mjerane, që edhe atë janë heqin pa i thënë pse. Të lodhur ata larg qoftë të kenë një frigorifer të falur a një larëse të vjetër se i nxjerrin nga skema e ndihmës.   Kriteret që përdorin për ti nxjerrë a përfshirë në skemën e ndihmës  nuk di kush, janë të fshehta në defteret e pushtetit që i mban peng me koston e mjerimit. 70 mijë familje shqiptare apo rreth 210 mijë shqiptarë mbeten varur në këtë skemë.

 Pensionistët , shtresa më e sakrifikuar, me pak e respektuar për pensionin e vogël, sot përballojnë të vetmuar kostot e një pandemie, kur janë të parët e rrezikuar.  Personat me aftësi të ndryshe përballen jo vetëm me kufizimet e natyrës por me poshtërimin e shtetit nga  neglizhenca fyese e Ramës.  Sepse ku ska financim ska mireqenie E PRA I gjithë buxheti vjetor i ndihmës ekonomike është sa vetëm 2 km të vjedhura të rrugëve të unazës;

I gjithë fondi i pensionit në vit për 645 mijë pensionistë është sa vetëm një km i vjedhur i rrugëve.

Raportet ndërkombëtare tregojnë që mbi 900 mijë shqiptarë jetojnë me më pak se 5 euro në ditë. Statistikat provojnë që 31% e fëmijëve nuk hanë një vakt të mirë në ditë.  Shqipëri e vjedhur, e varfëruar! Por koha e zgjidhjes erdhi!  Ne kemi punuar për një plan konkret dhe të detajuar që siguron një të ardhme shumë më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.   

Po ky plan do jetë realitet, fakt sepse:  Unë e njoh Lulzim Bashën, e njoh dhe them me besim e bindje të plotë,  se ai është njeriu i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin e duhur, për të cilin vendi  ka kaq shumë nevojë. Ne të gjithë, me qartësi dhe bindje kemi besim tek Lulzim Basha,  për të udhëhequr Shqipërinë  tonë me një qeverisje njerëzore, drejt një të ardhme më të mirë,- drejt një ekonomie më të fortë,  - drejt një vendi që ka njerëzit e duhur që kujdesen për qytetarët  e vet”, tha Duma.

 


Lajmi kryesor:

Basha prezanton programin për mirëqenien sociale: Persona me aftësi të kufizuar pjesë e qeverisë! Rrisim pensionet 5%! Dyfishojmë asistencën ekonomike (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën