TIRANË- I bindur se me këtë plan fiton Shqipëria, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme programin për mirëqenien social. 5 janë pikat kryesore të këtij programi të demokratëve për zgjedhjen e 25 prillit. Së pari, kryedemokrati ka bërë me dije se pjesë e qeverisë së tij do të jenë persona me aftësi të kufizuar, të cilët sipas së cilit gjatë qeverisjes së Ramës janë harruar krejtësisht. Gjatë prezantimit të planit, Basha tha se ata do të jenë pjesë e këshillimeve dhe vendimeve mbi hartimin dhe zbatimin e reformave sociale që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë.
Një tjetër pikë e rëndësishme ku u ndal Basha janë edhe pensionistët. Duke vënë theksin se pensionistët janë më të braktisur se kurrë më parë në 30%, numri një i demokratëve tha se me ardhjen e PD-së në pushtet do të fitojnë dinjitetin e munguar. Angazhimi për ta është rritja e pensioneve dy herë më shumë se norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit.
Në fokus të programit është të PD-së janë edhe çiftet e reja. Pas angazhimit për rritjen e numrit të kredive të buta në vit, ai ka bërë me dije se do të subvencionojë 100% të interesave për kredi për shtëpi për 20 mijë familje dhe çifte të reja. Për hartimin e tij, Basha tha se janë punuar me muaj e vite dhe këmbëngul që është plotësisht i realizueshëm, edhe pse e quan jo një “plan që do të bëjë mrekulli”, por do të sjellë sipas tij stabilizimin, normalizimin dhe rimëkëmbjen e vendit.
Plani i PD-së me 5 pika për mirëqenien sociale
1.Rritja e pensioneve për 650 mijë pensionistët 2 herë më shumë se norma e inflacionit, të paktën 5% çdo vit.
2.Njerëzit me aftësi të kufizuara pjesë reale e vendimmarrjes të qeverisjes së PD
3.Dyfishim menjëherë i asistencës për familjet në nevojë
4.Subvencionim i plotë i interesave për kredi bankare për shtëpi për 20 mijë çifte të reja.
5.Për çdo të porsalindur, 3000 lekë të reja çdo muaj deri në moshën 5 vjeç
TË GJITHA PROGRAMET E PD-së
Programi ekonomik
Programi i shëndetësisë
Programi i rinisë
Programi i arsimit
Në programin e mirëqenies sociale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije se do të bëjë pjesë të qeverisë së tij persona me aftësi të kufizuar. Ai tha se ato do të jenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes.
“Angazhohem që njerëzit me aftësi të kufizuara do të jenë pjesë reale e vendimmarrjes të qeverisjes tonë dhe jo thjesht përfitues pasivë apo viktima të indiferencës, përbuzjes apo korrupsionit qeveritar. Ata do të jenë pjesë e këshillimeve dhe vendimeve mbi hartimin dhe zbatimin e reformave sociale që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë”, tha Basha.
Një tjetër angazhim, për të cilin Basha zotohet ta përmbushë pas 25 prillit është edhe subvencionim i plotë i interesave për kredi për shtëpi për 20 000 familje dhe çifte të reja
“Angazhohem për subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpi për 20 000 familje dhe çifte të reja. Për të ardhmen tonë, për ata që kemi detyrë t’ju sigurojmë kushtet më të mira dhe mundësinë për sukses në jetë. Po ua them fare qartë, ne do të paguajmë 100%të interesave bankare, për çdo kredi që një çift i ri apo një familje e re merr për të blerë një banesë. 5000 të tilla në vit gjatë katër viteve të para, 20 000 çifte dhe familje të reja do të përfitojnë subvencionimin 100% të interesave të kredive që do të marrin për banesën e tyre”, tha Basha.
Një prej pikave të parashikuara në planin e Mirëqënies Sociale të PD-së, parashikohet rrite e pensioneve për 650 mijë pensionistë. Lulzim Basha tha se nëse fiton në zgjedhjet e ardhshme do të dyfishojë menjëherë asistencën ekonomike për familjet në nevojë.
"Unë angazhohem për rritjen e pensioneve për 650 000 pensionistët shqiptarë, dy herë më shumë se norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit! Ne nuk do t’i braktisim kurrë pensionistët tanë, që i dhanë kaq shumë vendit tonë të mrekullueshëm dhe familjeve tona. Angazhohem të dyfishojmë menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Nën qeverisjen tonë, askush nuk do të braktiset, shpërfillet dhe nëpërkëmbet" - tha Basha.
Duke i quajtur këto 8 vite të qeverisjes si një dështim me fajtor kryesor Edi Rama, ish-deputetja e PD-së, Grida Duma tha se plani për mirëqenien sociale është ndryshimi i nevojshëm. Sipas saj, ky plan me 5 pika është i realizueshëm, serioz dhe gjithëpërfshirës. Duma vë theksin se plani është real dhe se beson te Lulzim Basha, për të cilën është personi i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin.
“Shqiptarët kanë ndjekur këto ditë planet tona ekonomike, të shëndetësisë, të arsimit; entuziazmi dhe mbështetja masive është parë dhe ndjerë kudo. Me të drejtë Shqiptarët presin dhe i kanë varur shpresat tek ne, që të udhëheqim ndryshimin, të prijmë me anijen e zhvillimit, një rrugëtim për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë.
Sepse vijmë nga Tetë vjet dështime! Nuk janë pak, është koha që e çon një të porsalindur drejt adoleshencës, koha që e çon një adoleshent të mbarojë universitetin e të përballet me tregun e punës të papunë, koha që ndoshta çoi dëm një brez të tërë profesionistësh, sepse e përcolli jashtë Shqipëria. Tetë vite dështim. Pas 8 vitesh edhe sot shqiptarët durojnë atoparlantët e gërvishtur të pushtetit falsitet që ja shurdhojnë të vërtetën; e prandaj askush nuk beson asnjë fjalë, asnjë vendim asnjë premtim. Shqiptarët besojnë e presin të bjerë gongu i kohës që Rama largohet.
Largojmë të keqen e nisim zgjidhjen. Është Lulzim Basha, i cili në këtë foltore e do vijojë t'ju paraqesë planin e tij , se si Shqipëria Fiton, kapërcen errësirën sociale; se si Shqipëria Fiton, e triumfon njerëzorja; jo vetëm me ekonominë, shëndetësinë, arsimin, por me qeverisjen njerëzore që ka kujdes për njerëzit e pamundur, për ata që sëmundjet, mosha, aftësitë ndryshe, aksidentet e jetës, mungesa e një pune të çfarëdoshme me qeverisjen e keqe, i la të zhytur në mjerimin pa dritë në fund të tunelit.
Ky është një plan gjithëpërfshirës. Është një plan serioz. Është një plan i realizueshëm. Një plan për të cilin do të dedikohemi të gjithë ta zbatojmë, sapo të fitojmë zgjedhjet, dhe gongu i kohës të bjerë në 25.Prill.
Miqtë e mi, Se ç’bëri Rama dhe qeveria e tij për tetë vite të gjata me problemet e mëdha sociale, këtë e pasqyron realiteti ynë i trishtë, gri sot.
Familjet që e kanë të vështirë edhe të mbijetojnë, përçmohen në dyert e bashkive për të marrë ndihmë ekonomike mjerane, që edhe atë janë heqin pa i thënë pse. Të lodhur ata larg qoftë të kenë një frigorifer të falur a një larëse të vjetër se i nxjerrin nga skema e ndihmës. Kriteret që përdorin për ti nxjerrë a përfshirë në skemën e ndihmës nuk di kush, janë të fshehta në defteret e pushtetit që i mban peng me koston e mjerimit. 70 mijë familje shqiptare apo rreth 210 mijë shqiptarë mbeten varur në këtë skemë.
Pensionistët , shtresa më e sakrifikuar, me pak e respektuar për pensionin e vogël, sot përballojnë të vetmuar kostot e një pandemie, kur janë të parët e rrezikuar. Personat me aftësi të ndryshe përballen jo vetëm me kufizimet e natyrës por me poshtërimin e shtetit nga neglizhenca fyese e Ramës. Sepse ku ska financim ska mireqenie E PRA I gjithë buxheti vjetor i ndihmës ekonomike është sa vetëm 2 km të vjedhura të rrugëve të unazës;
I gjithë fondi i pensionit në vit për 645 mijë pensionistë është sa vetëm një km i vjedhur i rrugëve.
Raportet ndërkombëtare tregojnë që mbi 900 mijë shqiptarë jetojnë me më pak se 5 euro në ditë. Statistikat provojnë që 31% e fëmijëve nuk hanë një vakt të mirë në ditë. Shqipëri e vjedhur, e varfëruar! Por koha e zgjidhjes erdhi! Ne kemi punuar për një plan konkret dhe të detajuar që siguron një të ardhme shumë më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Po ky plan do jetë realitet, fakt sepse: Unë e njoh Lulzim Bashën, e njoh dhe them me besim e bindje të plotë, se ai është njeriu i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin e duhur, për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë. Ne të gjithë, me qartësi dhe bindje kemi besim tek Lulzim Basha, për të udhëhequr Shqipërinë tonë me një qeverisje njerëzore, drejt një të ardhme më të mirë,- drejt një ekonomie më të fortë, - drejt një vendi që ka njerëzit e duhur që kujdesen për qytetarët e vet”, tha Duma.
mama ime qe mer 60 mij lek te vjetra pension mujor ti do ja rrisesh me 5 % dmth do mari 63 mij lek te vjetra .....ja hodhi fukarllikut vjerra mer 250 mij te vjetra ...me ty do mari 267 mij.as buken e muajit nuk e blen dot pervec ilaceve. qe premton ti ku e ke kapitalin?ku do i gjesh paret o gjetsh nje covid qe te vuash mire e kur te sherohesh te kerkosh falje e te ikesh ne hollande te shijosh leket e vjedhure q e te ngecshin ne fyt e dime qe te ngeci shqupi ne dore e do besh si do besh deri ne votime se nuk po ja del dot me.nuk ke byth ti o shal ngjitur te besh opozite se je nje i mjere kukull e shpellarit qe ti shtrydh allatet (po i pate akoma) ti mezi po pret te humbesh votimet e te terhiqesh ne hollanden e leshit qe tu harrofte emri e vepra o debil shal njgjitur nuk na the si dolen vezet qe bere per instagramin....
PërgjigjuPO LEKET KU DO I GJESJ O MASHTRUS APO DO NXJERESH AURELEN TE SEMAFORI
Përgjigju