'Mesazh' me eksploziv vëllait të Enver Stafukës, i rrëmbyer 7 vite më parë nga 3 'policë'! Më parë kishte ndihmuar vrasësit e komisar Dritan Lamaj! S'ka të lënduar nga shpërthimi

Shpërthim tritoli në Fushë Krujë. Tritoli është vënë në shtëpinë e Naim Stafukës, vëllait të Enver Stafukës, i cili është marrë peng që në vitin 2015 dhe vijon të jetë i zhdukur.  Lënda plasëse është vënë në derën e shkalleve të një objekti tre katesh ku ka disa biznese por ne katin e 3 banon Naim Stafuka me familjen. Shpërthimi ka ndodhur pikërisht në vendin ku vite më parë u mor nga persona të maskuar Enveri. 

"Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve", ka njoftuar policia. 

Enver Stafuka është rrëmbyer në shkurt 2015. Ai dyshohet se ka qenë personi që vodhi makinën ku udhëtuan vrasësit e komisar Dritan Lamaj.  Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë të një lokali në qendër të qytetit të Fushë-Krujës 48­-vjeçari i atëhershëm Stafuka merret me forcë nga tre persona të veshur si policë dhe të maskuar. Kanë mjaftuar vetëm 50 sekonda që grabitësit të neutralizojnë 48-vjeçarin teksa aty afër ka ardhur në automjet tip "Golf" në bagazhin e të cilit është futur Stafuka. Makina më pas është nisur në drejtim të autostradës, ndërsa kanë qenë të afërmit ata që kanë njoftuar forcat e policisë për këtë ngjarje.

Enver Stafuka është dënuar 4 herë për vepra të ndryshme penale, por ngjarja më e rëndë ku u përfshi emri i tij është ajo e vrasjes së Dritan Lamajt. Babai i 4 fëmijëve u arrestua mbrëmjen e 27 majit 2013 në qytetin e Fushë­-Krujës, si bashkëpunëtor i dyshuar në vjedhjen e automjetit BMË, nga i cili u ekzekutua mbrëmjen e 25 shkurtit kryekomisari Dritan Lamaj. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • wßwww: 22/01/2022 23:17

    Santosi jo komisari. Dikush po mundohet me vra vrasesit me hupe gjurmet. Vete Bamin e kane gjujte 2 here, Stafuken e zhduken, Bejtjan e gjuajten etj

    Përgjigju
  • Shteti: 22/01/2022 11:36

    Do i vij rradhe kur mos ti hyjne me ne pune shtetit Sic ka ndodh me te gjithe si puna ktyre zgjebeve

    Përgjigju
  • polici: 22/01/2022 11:00

    jan bere ky bami e vis martini ne Shqiperi si toto riina qe nuk i prekte kush me dore. pastaj pse i bini anash ketij muhabeti:kush e vrau komisarin?ka mare denim te perjetshem por esht jasht.kush eshte i interesuar qe stafuka mos te fliste pervec atij?ja dhe u gjet kush e ka zhdukur. duhet nje skuader e fshehte e policise qe ti zhduki keta kokrrat pa gjyq se te ishte per drejtesine ata do vdesin kur ti vije nga Zoti

    Përgjigju
  • Alban: 22/01/2022 10:53

    Policia e di shume mire qe pas fshihet Bami me shoke,por nuk vepron.

    Përgjigju
  • Ilir meta: 22/01/2022 09:07

    Kur do i vijë radha ketij Durim Bamit? Shtet shkerdhate

    Përgjigju
  • Bami: 22/01/2022 00:59

    Ja ben durim bami w di gjith shqipria.se kta din shum..

    Përgjigju
  • Komisar katani: 21/01/2022 23:33

    Si ka mundesi qe keta I bonkat keq ketij qe ka vjedh makinen . Por jo atyr qe vrane komisar lamen???? Policija duhet te hap syteee I kupton gjojna nje loj bohet ketu.. dicka nuk shkon Oder keta stafukat din dicka . Dhe I kercenojn te mos flasi osen kan folur ..?????????? Pytje dhe pergjigje ska zoti u rujt nga mekataret…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë