Ekipi ynë kombëtar i futbollit po përgatitet për ndeshjen kundër Danimarkës per eleminatoret e Euro 2016, që do të zhvillohet më 11 tetor në "Elbasan Arena". Programi stërvitor i këtyre katër ditëve për kombëtaren tonë do të jetë tepër i ngjeshur, pasi ata synojne per fitore, pavaresisht se Danimarka ka një ekip shumë të përgatitur fizikisht dhe që luan shpejt.
Mediat do të jenë të pranishme vetëm në dhjetë minutat e para të fillimit të seancave stërvitore.
Sot stërvitja është zhvilluar në orën 09.30 dhe 17.30 në Resortin "Tropikal". Ekipi dhe stafi mrrën pjesë në orën 11.30 në promocionin e sponsorëve, por nuk pati komunikim me mediat, vetëm plane të aktivitetit.
Nesër, ekipi do të stërvitet në orën 10.00 dhe në orën 18.30 do të zhvillojë një ndeshje stërvitore në "Elbasan Arena". Pritet që në orën 20.15, dy futbollistë të ekipit do të flasin për mediat në këtë stadium.
Ditën e enjte, më 9 tetor, stërvitja do të zhvillohet në orën 17.30 në fushën e Resortit "Tropikal" dhe nuk do të ketë komunikim për mediat.
Të premten, ditën e fundit të stërvitjes, do të ketë një konferencë për shtyp te trajnerit De Biazi dhe një futbollisti. Ekipi do të stërvitet në orën 17.30 po në Resortin "Tropical".
ATSH
/Shqiptarja.com