Programimi buxhetor afatmesëm
MF: Shoqëria civile e rëndësishme

Programimi buxhetor afatmesëm<br />MF: Shoqëria civile e rëndësishme
Ministria e Financave prezanton udhëzimin për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2017-2019, sipas të cilit synohet gjetja e mekanizmave efektive të përfshirjes së shoqërisë civile në këtë proces.

Në këtë kuadër, në Tiranë u mblodh të premten një tryezë pune nga Ministria e Financave dhe UN Women.

Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Financave, Gelardina Prodani theksoi se objektiv është përfshirja efektive e shoqërisë civile në procesin e draftimit të kërkesave buxhetore nga ana e ministrive të linjës, si dhe në procesin e përgatitjes së draft-dokumentit të programit buxhetor afatmesëm nga ana e Ministrisë së Financave. Po ashtu, tha

Prodani, synohet zbatimi dhe menaxhimi efektiv i buxhetimit të ndjeshëm gjinor.

Transparenca në procesin e përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm dhe angazhimi i shoqërisë civile në procesin e konsultimit është një risi e kësaj tryeze.

Tryeza përkon me aktivitete të tjera të ndërmarra nga UN Women dhe qeveria shqiptare për të mbështetur integrimin gjinor në procesin e hartimit të politikave, strategjive dhe programeve sektoriale, duke garantuar alokimin eficent të fondeve buxhetore për zbatimin e plotë të politikave dhe legjislacionit mbi barazinë gjinore.ATSH

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Asllani kurorëzohet kampion i Italisë me Interin, Manaj asist! Laçi dhe Tuci fitojnë titullin me Sparta Prague

Asllani kurorëzohet kampion i Italisë me Interin, Manaj asist! Laçi dhe Tuci fitojnë titullin me Sparta Prague