Kryeministri Edi Rama, në konferencë me ambasadorin Silvio Gonzato, tha se progres raporti i BE për Shqipërinë është më pozitivi i gjithë këtyre viteve. Rama tha se e tillë është edhe ecuria e vendit, duke thënë se kjo u afirmua edhe nga konferenca e dytë ndërqeveritare, ku u hapën negociatat për grup kapitullin e parë.
Rama u ndal në disa pikat kyçe të raportit, si drejtësia, duke thënë se përtej politikës së brendshme, BE vlerëson punën e SPAK. Edhe pse, kryeministri thotë se në fushën e drejtësisë ka ende boshllëqe që duhet të përmbushen.
“Unë e kam thënë, sot është rasti për ta përsëritur, që raporti i progresit në këndvështrimin tim është dokumenti më i plotë më i detajuar dhe më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe mbi të cilin ne i referohemi fjali për fjali, në kuptimin e plotë të fjalës. Është i vetmi raport ndërkombëtar që bazohet vetëm në fakte, jo perceptime, sondazhe dhe që i referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standardeve të funksionimit të institucioneve europiane.
Sot marrim një raport shumë pozitiv, më pozitiv i gjithë këtyre viteve dhe normalisht i tillë, sepse e tillë është edhe ecuria e vendit. Konferenca e dytë ndërqeveritare afirmoi njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendeve të BE të përparimit të bërë nga Shqipëria.
Raporti është real dhe i balancuar dhe siç njeh të gjitha përpjekjet dhe progresin e bërë shënjon edhe piketat për hapat që duhen bërë me tej dhe çështjet ku duhet të përqendrohemi për të mbushur kushtet e anëtarësimit. Është një proces që vazhdon, por cilido dëshiron të kuptojë se ku ndodhet Shqipëria, bën mirë ta lexojë këtë raport. Askund tjetër s’do gjejë një analizë të përpiktë dhe panoramë të vërtetë të panoramës së vendit.
Drejtësia përtej politikës të brendshme, raporti bën vlerësim të lartë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe thekson se kjo reformë ka çuar në përmirësime të ndejshme në funksionalitetin e drejtësisë në vend. Ka pika. Me shumë të drejtë KE vlerëson punën e SPAK, vazhdimësinë e rezultateve. Ekonomia dhe rritja e mirëqenies, raporti e konfirmon vazhdimin e rritjes ekonomike të vendit dhe përgatitjen e mëtejshme të Shqipërisë për një ekonomi tregu funksionale në bazë të parimeve dhe kushteve që garanton BE”, tha Rama.
Lajmi kryesor: