Progres-Raporti/ Athina zyrtare mbështet procesin e integrimit por tërheq vëmendjen për minoritetet

Progres-Raporti/ Athina zyrtare mbështet procesin e integrimit por tërheq vëmendjen për minoritetet

Publikimi i progres-raportit të Komisionit Europian ku rekomandohehej hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqiërisë ka sjellë edhe një reagim të ministrisë së Jashtme në Greqi.

Ministria e Jashtme greke është shprehur se Greqia po punon për të përmirësuar marrëdhënie mes dy vendeve dhe se mbështet procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Megjithatë Greqia ripërsërit se Shqipëria duhet të respektojë minoritetet. Në deklaratë është përmendur edhe rasti i mospranimit të kandidaturës së Fredi Bejlerit për bashkinë e Himarës në zgjehdjet lokale duke thënë se kjo sjell shkeljen e të drejtave të minoritetit grek.

Kujotjmë se sot Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Fredi Belerit, që do të thotë se ai nuk do të lejohet që të kandidojë për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.  KQZ ka parashtruar argumentet sipas së cilëve, pavarësisht kanë kaluar mbi 10 vite nga dënimi i tij dhe ndonëse mund të quhet sipas ligjit "i rehabilituar", dekriminalizimi nuk e njeh si masë lehtësuese.

Reagimi i plotë i ministrisë së Jashtme Greke:

"Greqia është duke punuar për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe në mënyrë të vendosur mbështet procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke kuptuar që vlen për të gjitha vendet e pranuara që do të përmbushen të gjitha kushtet përkatëse.

Siç është bërë e qartë në raportin përkatës të Komisionit Evropian, respektimi i të drejtave të pakicave Kombëtare Greke janë të lidhura drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe është një pjesë integrale e pesë prioriteteve kryesore për hapjen e negociatave të BE-së të vendit për anëtarësim, përmbushja e të cilave do të trajtohet ekskluzivisht nga Këshilli Evropian.

Në këtë kontekst, ne presim garancinë përfundimtare të së drejtës së vetëvendosjes së pakicave në të gjithë territorin e Shqipërisë, një masë që Shqipëria ka për të miratuar deri në maj 2018 dhe zbatimin e ligjit për pronën, rendin dhe anëtarët e pakicës për të marrë titujt e pronësisë që ata kanë të drejtë.

Së fundmi, po vëmë re metoda që synojnë të anulojnë kandidaturën e kreut të OMONIA-s Fredi Bejleri për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Këto veprime shkelin të drejtën e patjetërsueshme të përfaqësimit politik të Pakicës Kombëtare Greke në zgjedhjet komunale në Himara.

Ne i bëjmë thirrje Shqipërisë që të kthehet në drejtim të përparimit dhe jo prapambetjes, në mënyrë që procesi i saj i pranimit të vazhdojë." thuhet në reagim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!