Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Fredi Belerit, që do të thotë se ai nuk do të lejohet që të kandidojë për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Në seancën e sotme, KQZ ka parashtruar argumentet sipas së cilëve, pavarësisht kanë kaluar mbi 10 vite nga dënimi i tij dhe ndonëse mund të quhet sipas ligjit "i rehabilituar", dekriminalizimi nuk e njeh si masë lehtësue. Por, këtë vendim të Kolegjit Zgjedhor, Beleri e ka cilësuar si të diktuar nga politika dhe ka deklaruar se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.
"Kolegji rrëzoi padinë time. Vendim politike. Dënimi i 2006, për një vepër të 2003 nuk kisha bërë thirrje antinacionale. Kisha bërë një botim në gazetë dhe kisha ndihmuar bashkëatdhetarët tanë që të vijnë të votojnë në Shqipëri. Do i drejtohem Gjykatës së Strasburgut", tha Beleri.
Fredi Beleri duke dalë nga seanca
Diskutimet e zhvilluara sot në seancën e Kolegjit Zgjedhor
KQZ: Nuk e ka kompetencat Kolegji Zgjedhor ta shqyrtojë këtë padi. Vendimi i KQZ është marrë për efekt të ligjit të dekriminalizimit dhe i takon Gjykatës Administrative ta gjykojë. Edhe më parë gjykata administrative ka shqyrtuar kauza të tilla
Avokatët e Belerit: Ligji thotë se i ndalohet të kandidojë atij që është dënuar me burg. Beleri nuk ka bërë asnjë ditë burg. KQZ ka keqinterpretuar datat dhe faktet. Të shpallet i pavlefshëm vendimi i KQZ dhe të regjistrohet Beleri si kandidat për Bashkinë Himarë.
KQZ: Beleri s'bëri asnjë ditë burg dhe iu shmang drejtësisë. Të rrëzohet kërkesa dhe të mbetet në fuqi vendimi që e pengon të kandidojë. Është rehabilituar, por ligji i deklriminalizimit nuk e njeh këtë as lehtësuese.
Të pranishëm kanë qenë përfaqësues të ambasadës greke, OSBE, avokatja e populli, Erinda Ballanca. Pak para nisjes së seancës në Kolegjin Zgjedhor, Beleri ka qenë për rreth 3 orë në prokurorinë e Krimeve të Rënda për t'u pyetur sërish për masakrën e Peshkëpisë, ku u ballafaqua me deklarimet e të tjerëve, që kanë lidhje më këtë ngjarje.
Ky bastard te na shpegoj me qe tha qe ka qen ne Qipro atehere ne ngjarjen e peshkopise, si i gjeten greket armet te vjedhura nga reparti i peshkepise. Prokuria te kerkoj nga pala greke prova pse u ndaluan ate nat afer janines keta komando greke
PërgjigjuPara se ta cosh ne strasburg ndalo nje her dhe bej ate burge qe te takon njerez te shitur per nje pashaport.
PërgjigjuKY fytyra per mu mud te rrine burg per jet. Ky fytyra ne bashkpunim me disa grek e disa oficera tradhtar vran e plagosen vdhen njé repairt ushtarak sot Don tna bebet kryetar bashkie
Përgjigju