Projeksioni/ Jo vetëm që shkojmë në 'Gjermani 2024', por Kombëtarja siguron vazon e dytë në fazën finale! Lëmë pas Italinë dhe Holandën

Projeksioni/ Jo vetëm që shkojmë në 'Gjermani 2024', por Kombëtarja siguron vazon e dytë në fazën finale! Lëmë pas Italinë dhe Holandën

Festa e Kombëtares dhe projeksioni

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi dje 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".

Sipas një projeksioni nga "We Global", të pikëve, rezultateve dhe renditjeve momentale të grupeve pas ndeshjeve të djeshme, kombëtarja shqiptare jo vetëm që do jetë në Euro 2024, por ka siguruar edhe vazon e dytë në shortin e finaleve që do hidhet në 2 dhjetor nga UEFA.

Kuqezinjtë janë skuadra që kanë më shumë shanse të sigurojnë vazon e dytë me 83.4 përqind, për mos thënë që nëse sigurojmë vendin e parë në grupin E dhe më një sërë kombinimesh në grupet e tjera, "Shqiponjat" mund edhe të jenë kokë grupi.

Faximile nga We Global

Momentalisht, vazoja e parë përbëhet nga Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Spanja. Në vazon e dytë, veç Shqipërisë bëjnë pjesë edhe Hungaria, Danimarka, Zvicra, Kroacia apo Austria, kundërshtarë që momentalisht nuk do jenë përballë ekipit kuqezi në fazën finale të Europianit, që zhvillohet verën që vjen në Gjermani.

Vazo e tretë përbëhet nga Skocia, Holanda, Serbia, Turqia, Italia apo edhe Çekia, ky i fundit rivali ynë i grupit E që ka më shumë shanse për kalimin më tej. Më pas në vazon katër për momentin janë Finlanda, Sllovakia, Izraeli dhe tre skuadrat fituese nga play-off.

Ndërkohë që për të siguruar matematikisht fazën finale të Euro 2024 na duhet një pikë, tanimë jemi duke menduar edhe për një pozicionim sa më të mirë në vazo, duke lënë pas kundërshtarë të rëndësishëm. Sipas të gjitha gjasave, kuqezinjtë do jenë mes 24 skuadrave në "Euro 2024".

Projeksioni i vazove për heshjen e shortit

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vazua: 13/10/2023 15:08

    Belgium Albania Serbia Lussemburgo Kjo do ishte super vazo per shqiperine

    Përgjigju
    • Seli: 17/11/2023 23:00

      Un them qe do te jemi Franc- shqiperi- serbi- israel

    • Bimi: 13/10/2023 17:25

      England,Check Rep.Slovakia

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky, vendime në kohë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Zelensky, vendime në kohë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës