Projekt i Burimeve Ujore dhe Ujitjes: Kërkesë për shprehje interesi

Ministria e mjedisit
REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E MJEDISIT
DREJTORIA E POLITIKAVE TË BURIMEVE UJORE
PROJEKTI I BURIMEVE UJORE DHE UJITJES
 
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIMET E KONSULENCËS– PËRZGJEDHJA E FIRMAVE)
 
Republika e Shqipërisë
Ministria e Mjedisit
Projekti i Burimeve Ujore dhe Ujitjes
Granti Nr.: TF 014255
 
Titulli i paketës së prokurimit:         Përgatitja e Planeve të Manaxhimit të Baseneve të Lumenjve Drin-Buna dhe Seman
Numri i paketës së prokurimit:        MEFWA/CS/001
 
 
Kjo kërkesë për shprehje interesi është në vazhdim të Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i cili u botua elektronikisht në “Development Business” më 25 Maj 2010 dhe  të Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit të Rishikuar, i cili u botua më 20 Dhjetor 2012, nr. WB5260-12/12.
Republika e Shqipërisë ka marrë financime nga Banka Botërore dhe nga Agjensia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) kundrejt kostos së Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes dhe synon të aplikojë një pjesë të financimit nga Granti për shërbimet e konsulencës për përgatitjen e Planeve të Manaxhimit të Baseneve të Lumenjve Drin-Buna dhe Seman.
Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë zhvillimin e Planeve të Manaxhimit të Baseneve të Lumenjve Drin-Buna dhe Seman. Qëllimi i Planeve të Manaxhimit të Baseneve të Lumenjve do të jetë identifikimi i një sërë masash prioritare me kosto efektive për të përmirësuar efikasitetin e manaxhimit të burimeve ujore dhe përdorimit në basene, duke i dhënë rëndësi ofrimit të shërbimeve, që përfshijnë detyra kryesore të tilla si (i) analizën e gjendjes fizike të burimeve ujore në basen; (ii) shqyrtimin e të gjitha llojeve të përdorimit ekonomik të ujit (duke përfshirë kërkesat e mjedisit) në basen dhe ndikimet e tyre në gjendjen e burimeve ujore; (iii) inventarizimin e burimeve ujore në basen; (iv) vlerësimin e bilanceve ekzistuese dhe të ardhshme të burimeve ujore në basen; (v) identifikimin e sfidave kryesore të manaxhimit të burimeve ujore në basen, duke përfshirë sasinë dhe cilësinë; (vi) vlerësimin e rolit të kufizuar të ujit për arritjen e objektivave të zhvillimit ekonomik në basen; (vii) identifikimin e një sërë veprimesh dhe investimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e burimeve ujore në basen. Udhëzimet për Planet e Manaxhimit të Baseneve të Lumenjve të parashikuara në Direktivën Kuadër të Ujit të BE-së do të respektohen si pjesë e përgatitjes së planit. Periudha e zbatimit do të jetë rreth 24 muaj nga nënshkrimi i kontratës.
Ministria e Mjedisit fton tashmë firma konsulente të mundshme (“Konsulentët”) të paraqesin interesin e tyre në realizimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të ofrojnë informacion që ata kanë kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e duhur për realizimin e Shërbimeve. Kriteret e përfshirjes në listën e shkurtër janë: kualifikimet e përgjithshme të Konsulentëve, përshkrime të shërbimeve të ngjashme, përvojë në kushte të ngjashme dhe staf me aftësi të përshtatshme.
Konsulentët e interesuar duhet të tregojnë vëmendje ndaj paragrafit 1.9 të Udhëzimeve të Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve sipas huave të IBRD, kredive të IDA dhe Granteve nga Huamarrësit e Bankës Botërore, të Janar 2011 (“Udhëzimet për Konsulentët”), që përcakton politikën e Bankës Botërore mbi konfliktin e interesit. 
Konsulentët mund të bashkohen me firma të tjera në formën e bashkimit të konsulentëve ose nën-konsulencës për të forcuar kualifikimet e tyre.
Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Përzgjedhjes së Bazuar në Cilësi dhe Kosto (QCBS) të përcaktuara në Udhëzuesit për Konsulentët.
Informacion i mëtejshëm mund të merret në adresën më poshtë gjatë orarit zyrtar, nga ora 08.00 deri në orën 16.30 nga e dita e hënë deri ditën e enjte dhe nga ora 08.00 deri në orën 14.00 ditën e premte.
Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen zyrtarisht në adresën më poshtë dorazi ose me postë (edhe një kopje elektronike) deri më 23 Maj 2014.
 
Ministria e Mjedisit (Zyra e Protokollit)
Në vëmendje: Z. Denis Grabocka, Manaxher i Projektit
Rr. e Durrësit, nr. 27, Tiranë, Shqipëri
Tel: ++ 355 4 2246171
E-mail: [email protected]
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë