KRUJE- Rigjallërimi i pazarit të Krujës dhe modernizimi i biznesit të artizanatit, është objektivi i një projekti të përbashkët të hartuar nga Ministra e Turizmit në bashkëpunim me atë të kulturës, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, bashkinë e Krujës si dhe komunitetin e biznesit.
 
Ky projekt do të rehabilitojë kalldrëmin e pazarit të vjetër, do të rinovohen çatitë dhe fasadat e dyqaneve, do të certifikohen produktet artizanale dhe mbështetet biznesi drejt modeleve më të mira të ofrimit të shërbimit.
 
Përmes këtij projekti sipas ministres së Turizmit, Eglantina Gjermeni, synohet të krijohet një model unik i menaxhimit të zonave turistike me potencial për t’u binjakëzuar më pas edhe në qytete më të njëjtat resurse.
 
Në të njëjtën linjë me Gjermenin ishte edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
 
Ky projekt ka një investim me 800 000 dollarë nga fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)