Projekt special, Brad Pitt debuton në botën e Formula 1

Projekt special, Brad Pitt debuton në botën e Formula 1

Brad Pitt si pilot i Formula 1

BRITANI - Xhirimet për filmin e frymëzuar nga Formula 1 me protagonist Brad Pitt dhe prodhuar nga Lewis Hamilton, kanë filluar në Silverstone.

Këtë fundjavë, do të zhvillohet në pistën e Silverstone gara e Çmimit të Madh të Anglisë në Formula 1. Në pistën britanike nuk do të ketë vetëm gara, por do të realizohen edhe skenat e para për xhirimin e filmit “Apex”, ku protagonist është aktori i njohur i Hollywood, Brad Pitt.

Kështu, në bokse do të jetë edhe një skuadër shtesë, e 11-ta, ajo Apex, ku pilotët janë pikërisht aktorët Brad Pitt dhe Damson Idris, të cilët do të interpretojnë rolet e pilotëve Sonny Hayes e Joshua Pearce. Madje fotot e dy pilotëve janë vendosur në bokse ashtu si 20 fotot e pilotëve zyrtarë të Formula 1.

Jo vetëm kaq, por Brad Pitt do të zbresë normalisht në pistë me makinën e tij në një moment të caktuar të ditës, kur nuk ka prova. Ai do të provojë një makinë të Formula 2 të projektuar nga Mercedes. Në makinën e tij janë montuar disa mikro-kamera 6K, që do të filmojnë gjithçka.

Presidenti i Formula 1, Stefano Domenicali, tha: “Xhirimet do të kryhen në Silverstone dhe do të shihni se do të jetë filmi i parë që do të xhirohet praktikisht përgjatë gjithë fundjavës së garës”.

Në rolin e bashkë-producentit është edhe Lewis Hamilton, që do të jetë përgjatë xhirime si konsulent i Brad Pitt. Piloti i Mercedes, u shpeh krenar që është pjesë e një projekti të tillë.

“Është jashtëzakonisht emocionuese të shohësh të gjitha të bashkohen dhe të dimë se më në fund po fillojmë të xhirojmë këtë fundjavë. Ka nerva, natyrisht, sepse është diçka për të cilën kemi punuar për kaq shumë kohë dhe ne duam që të gjithë ta duan dhe të ndiejnë vërtet se ne përmbledhim thelbin e këtij sporti. Ky është qëllimi ynë dhe shpresoj se mund t'ju bëjmë krenarë”, tha Hamilton.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Sauk/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë, 3 të plagosur (EMRAT)

Sauk/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë, 3 të plagosur (EMRAT)