Projektbuxheti i vitit 2024 pret dritën jeshile nga Kuvendi! Më pak i debatuari në komisione nga forca politike në një dekadë

Projektbuxheti i vitit 2024 prej 7 miliardë euro si dhe paketa fiskale që prek 4 ligje, pritet të marrin dritën jeshile në parim nga Kuvendi.

Në projektbuxhet është parashikuar rritja ekonomike vitin që vjen në nivelin 3.8%, ndërsa të ardhurat janë planifikuar në 6.5 miliardë euro, dhe deficiti përllogaritet afro 600 milionë euro.

Vitin e ardhshëm janë parashikuar investime në rreth 1.2 miliardë euro, ku përfshihen edhe 70 milionë euro që do të përdoren për procesin e rindërtimit, ndërsa sektorët prioritar janë arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale, bujqësia, energjia si dhe infrastruktura.

Për pensionistët në vitin 2024, është parashikuar indeksimi i pensionit në muajin tetor si dhe bonusi i fundvitit, me vlerë totale 77 milionë euro.

Projektbuxheti i vitit 2024, konsiderohet i reformës së pagave, pasi aty është përqendruar dhe vëmendja kryesore, me qëllim që paga mesatare në sektorin publik të arrijë në 900 euro.

Për këtë reformë në vitin që vjen shkojnë 110 milionë euro, dhe rritja tjetër e pagave nis 1 korriku i vitit 2024, kurse shtesa e parë e rrogës ndodhi në prill të këtij viti.

Sa i takon borxhit publik për vitin e ardhshëm do të jetë në vlerën  e 14. 3 miliardë euro, kurse pagesat e kontratave koncesionare kapin shifrën e 140 milionë euro.

Projektbuxheti dhe paketa fiskale janë miratuar komisionet parlamentare pa asnjë debat qeveri-opozitë, mbi përmbajtjen e tyre, për shkak të mungesës së opozitës gjatë zhvillimit të mbledhjeve online.

Pas miratimit në Kuvend, do të nisë edhe diskutimi i zgjeruar i buxhetit, ku do të ketë edhe ndryshime pasi janë 13 institucione që kanë kërkuar rishikime të buxhetit, dhe ende nuk janë dëgjuar grupet e interesit për paketën fiskale.

Gjatë një dekade, ky është projektbuxheti më pak i debatuar në komisione nga forcat politike të cilat kanë zgjedhur që propozimet dhe kritikat e tyre ti bëjnë jashtë kuvendit, përmjet deklaratave për mediat.

Një rast i ngjashëm ishte edhe ai i buxhetit të vitit 2019 ku opozita e kundërshtonte buxhetin me mbledhje paralele dhe nuk mori pjese ne votimin ne Kuvend.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave