Rreth 6.5 miliardë euro janë planifikuar të ardhurat për vitin 2024, me një rritje prej 240 milionë euro në krahasim me këtë vit, ku pritet të mblidhen në total 6.3 miliardë euro.
Peshën më të madhe në rritjen e të ardhurave sipas relacionit të buxhetit do ta japë rritja e pagave për sektorin publik, që do të shtojnë kontributet në buxhet, ndjekur nga taksimi i shërbimeve profesionale si dhe ecuria e turizmit.
Konkretisht për vitin që vjen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar pritet të mblidhen 211.2 miliardë lekë me rritje 5.6% krahasuar me këtë vit, ku pesha më e madhe sipas Ministrisë së Financave do të jepet nga rritja ekonomike, indeksimi i çmimeve, rritja e të ardhurave nga sektorët të lidhur me turizmin dhe konsolidimi i faturimit elektronik.
Nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale” do të mblidhen 65.2 miliardë lekë, rreth 9.2 miliardë lekë më shumë se ky vit, ku reforma e pagave për sektorin shtetëror ka kontributin më të madh. Po ashtu qeveria këtë parashikim e mbështet edhe tek pritshmëritë për rritje të pagave në sektorin privat për shkak të konkurrencës që i vjen nga shteti. Për pasojë rritja e pagave do të shtojë edhe kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që në 2024-ën pritet të arrijnë në 156.7 miliardë lekë.
Në relacion thuhet se tatimi i profesionistëve të lirë si dhe rritja e bizneseve të deklaruara në sektorin e turizmit, do të kenë kontribut pozitiv në vitin që vjen. Në rritje parashikohen edhe të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, bazuar tek xhiroja e rritur e bizneseve gjatë këtij viti, sidomos e turizmit dhe e ndërtimit. Nga akciza pritet të arkëtohen 63.6 miliardë lekë, rreth 4.6 miliardë lekë më shumë se viti aktual, dhe efekti më i madh i atribuohet kryesisht rritjes së akcizës së duhanit dhe shtimit të importeve të produkteve si karburante, cigare, pije alkoolike, verë, birrë etj, kjo për shkak të rritjes së fluksit të turistëve në vend.
Edhe taksat e tjera doganore dhe ato nacionale janë planifikuar të rritura përgjatë vitit të ardhshëm.
TOTALI I TË ARDHURAVE NË 2024
Viti 2023 6,347,752,113
Viti 2024 6,587,822,903
Diferenca +240,070,790
TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR
Rritja ekonomike
Indeksimi i çmimeve
Ecuria e sektorit të turizmit
Konsolidimi i faturimit elektronik
TATIMI MBI TË ARDHURAT PERSONALE
Reforma e pagave
Tatimi i profesionistëve të lira
Regjistrimi i strukturave akomoduese
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A parashikoni që Berisha do t'ia lërë trashëgim partinë Argita Berishës?
-
Po
60.9%
-
Jo
26.5%
-
S'i dihet
12.6%
Vota total: 3000
Lajme të tjera
-
Miratohen 3 projektligje të paketës fiskale për vitin 2024! Shtyhet rritja e taksës së karbonit për në korrik 2026! Braçe kundër: Kompanitë e çimentos po ndotin 2-fish mjedisin
1 Dhjetor, 13:03
-
Regjistrimi i ‘Airbnb’ në Gjirokastër/ Nis verifikimi për bizneset informale, nuk iu përgjigjen thirrjes për regjistrim vullnetar! Kreu i tatimeve: Kontrolle në zonën muzeale
1 Dhjetor, 12:36
-
Shtyhet afati për rritjen e taksës së karbonit për qymyrin, hyn në fuqi në 1 korrik 2026 jo në 1 janar 2024! Braçe kundër: Po u lihet shumë kohë, këto kompani ndotin dyfish mjedisin
1 Dhjetor, 11:52
-
Revista ‘Lonley Planet’ artikull për Shqipërinë: 9 vendet që duhen vizituar patjetër nga turistët! Rama: Super promovim në prag të 2024-ës
29 Nëntor, 18:27
-
Rritja e pagave në shtet e privat, si ndikon inflacioni? Në 2024 të ardhurat për frymë arrijnë 876.6 mijë lekë
26 Nëntor, 19:49
-
'Ujëra blu të kristaltë', Daily Star: Plazhet e Rivierës Shqiptare rivalizojnë Maldivet
25 Nëntor, 10:20
-
Zhvillimi i turizmit po krijon realitete të reja për ekonominë dhe sistemin bankar
24 Nëntor, 17:57
-
‘Ekonomia’ kërkon rritje pagash për Gardën e zjarrëfikësit, Braçe: Mos i diferenconi nga Policia e Shtetit, rrezikojnë jetën për 40 mijë lekë në muaj
24 Nëntor, 11:08
-
Komisionet ‘OK’ buxhetit e paketës fiskale 2024/ Veprimtaria pranon kërkesën e MIE për shtim buxheti me 6 mld lekë! Qeveria s'tërhiqet nga rritja e taksës së karbonit
23 Nëntor, 11:53
-
'Edukimi’ voton projektligjin për buxhetin e vitit 2024! Grupet e interesit: I pamjaftueshëm për Arsimin! Kreu i SPASH: Paga e ulët e bën mësuesinë të padëshirueshme
22 Nëntor, 17:58
-
PS mbështet propozimin e Rithemelimit te ‘Shëndetësia’! Propozimi, '600 mln lekë për proteza e paruke për gratë me kancer gjiri'
22 Nëntor, 17:38
-
Lamallari për Report TV: Nga fillimi i 2024-ës rriten me 30% pagat e efektivëve, në fokus policët në terren që përballen drejtpërdrejt me krimin
22 Nëntor, 15:23