Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka marrë autorizimin e Këshillit të Ministrave për të kryer procedurën e prokurimit publik për realizimin e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e një aeroporti në jug të vendit.
Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave që mban datën 30 korrik. Referuar vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës do të prokurojë fondin limit prej 30 milion lekësh si shumë e miratuar në programin ekonomik të vitit 2016 të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe shoqërisë “Albcontrol”.
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, me cilësinë e organit qendror blerës, ka përgjegjësi të bashkërendojë punën me Autoritetin e Aviacionit Civil për zhvillimin e procedurës së prokurimit në emër dhe për llogari të këtij Autoriteti, sipas standardeve ligjore në fuqi, dhe miratimin e specifikimeve teknike, në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil.
Po ashtu, ky dikaster ka për detyrë të shqyrtojë ankesat e operatorëve ekonomikë, deri në shpalljen e njoftimit të fituesit. Ndërkohë, kontrata me operatorin ekonomik, të shpallur fitues nga kjo procedurë prokurimi, do të lidhet nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Ky vendim vjen pas rishikimit të kontratës koncesionare të aeroportit “Nënë Tereza”. Veç aeroportit të Kukësit, synimi është që të ndërtohen edhe dy aeroporte të tjera, një në Vlorë dhe një në Sarandë.
Investimet
Investimet në transport për 5 vite në vendin tonë llogariten në vlerën e 1.25 miliardë euro, apo rreth 2.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit në vit. Kjo është llogaritja që ka bërë Bashkimi Europian, e reflektuar në Strategjinë Kombëtare të sektorit të transportit në Shqipëri 2016¬-2020, e prezantuar pak ditë më parë.
Në këtë vlerë përfshihen projektet e reja dhe vazhdimi i projekteve ekzistuese në të gjithë sektorin e transportit, si në rrugë, hekurudha, porte, aviacioni civil dhe aeroporte, si dhe transporti intermodal. Vetëm për mirëmbajtje dhe ndërtim, është llogaritur një vlerë prej 21.4 milion euro.
Për infrastrukturën rrugore rezulton se vlera që duhet investuar në projekte të reja në katër vitet e ardhshme të jetë rreth 706 milion euro, ndërsa e llogaritur me projektet që janë në proces, arrin në rreth 1 miliardë euro.
Infrastruktura rrugore është zëri që kërkon edhe investimet më të mëdha në vlerë monetare. Por ndërkohë që duhen investime të larta, buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar nga viti në vit ka pësuar rënie të konsiderueshme, duke qenë i pamjaftueshëm edhe për mbylljen e projekteve ekzistuese.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com