Më 12 nëntor marrin Kryeministrinë? Meta kundër Berishës: Dhuna nuk është aleat i opozitës! Projekti i madh i Portit të Durrësit, aferë tipike mafioze

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se nuk bie dakord me disa përfaqësues të ‘Rithemelimit’ të cilët kanë thënë se më 12 nëntor do ta rrethojnë Edi Ramën në Kryeministri. Për protestën e thirrur nga Sali Berisha shprehet se do të jetë një shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë ndërsa dhunën nuk e cilëson aleat të opozitës.

Meta tha se tashmë në fushën e lojës tani kemi një opozitë të vërtetë kështu që kjo e bën gjithçka dhe më të vërtetë, të qendrueshme të sigurt dhe më fituese për opozitën, që do i shërbejë gjithë vendit dhe një pjesë e mirë e elektoratit socialist është duke vuajtur pasojat e kësaj keqeverisje e mungese totale të llogaridhënies, si qytetarët e tjerë të vendit.

Po ashtu, për dorëheqjen e Grida Dumës zgjodhi të mos bënte koment por të thoshte se e respekton megjithëse shtoi se parlamenti i zgjedhjeve të 25 prillit është i deformuar.

Gjatë konferencës për mediat nga selia e partisë së tij, u ndal te projekti i Portit të Durrësit dhe e cilësoi aferë tipike mafioze dhe pretendon se nuk ka transparencë.

“Qeveria është shprehur se do të mbulojë edhe kostot e shpenzimeve ndërkohë që 812 mijë metra katrorë tokë është tokë shtet.  Nuk ka asnjë vlerësim se sa do të kushtojë Porti tregtar i Durrësit .  Është e qartë se kjo është një aferë tipike mafioze, kundër interesave kombëtare dhe strategjike. Edhe në drejtim të pozitës tregtare, edhe në drejtim të pozicionit të Shqipërisë.  Mund të rezultojë me pasoja katastrofike për vendin, për shkak të detyrimeve që mund të lindin, por edhe për financat publike.  Ne do të vazhdojmë të hetojmë në lidhje me këtë aferë”, tha Meta.

Meta tha se për këtë projekt nuk ka asnjë informacion që do të parandalonin dëmet me miliona euro për qytetarët shqiptarë. Sipas tij më 27 tetor, sipas akteve të qeverisë na shfaqet si investitore dhe një kompani tjetër me bazë në Dubai e themeluar në 2015-ën, një kompani offshore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:53
Ikja e Grida Dumës, ja komenti i Ilir Metës (VIDEO)

 

Në konferencën për shtyp nga Selia e Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet edhe në lidhje me lënien e mandatit të deputetes Grida Duma.

“Çdo akt individual është i respektuar dhe nuk më takon mua të komentoj arsyet e dorëheqjeve. Mund t’ju them me bindje të plotë se Parlamenti i 25 prillit është totalisht i deformuar, është shumë larg të qenit një Parlament funksional, shumë larg të qenit një Parlament që mbron institucionet e pavarura”, tha Meta.

Ora 12:20
Berisha ka thënë se më 12 nëntor Rama do të rrethohet në Kryeministri, Meta: Dhuna nuk është aleat i opozitës, do të ketë qytetari

 

Ilir Meta nuk është dakord me disa përfaqësues të ‘Rithemelimit’ të cilët kanë thënë se më 12 nëntor do ta rrethojnë Edi Ramën në Kryeministri. Për kreun e Partisë së Lirisë dhuna nuk është pjesë e opozitës.

“Unë jam i bindur se protesta e 12 nëntorit do të jetë një shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Opozita është e vendosur në këtë drejtim. Dhuna as ka qenë dhe as nuk është aleat i opozitës. Përkundrazi qytetarit dalin kundër dhunës sistematike që bëhet nga qeveria Rama, do ta dalin kundër dhjetëfishimit të gjobave, kundër nxjerrjes së fëmijëve nga kopshtet. Pra, kemi dhunë të vazhdueshme, duke i shtuar atë bullizmin e përditshëm. Ndërkohë që vjedhin çdo ditë shqiptarët”, tha Meta.

Ora 12:10
Primaret e Berishës për Tiranën, Meta: Secilin prej kandidatëve e shoh më të fortë se Veliaj, koha për të vendosur llogaridhënien

 

Kreu i Partisë së Lirisë ka komentuar procesin e primareve të Sali Berishës për Bashkinë e Tiranë. Ndonëse kanë një marrëveshje për zgjedhjet vendore me Berishën, Partia e Lirisë nuk ka dorëzuar asnjë kandidaturë për kryebashkiak për Tiranën. Meta tha se mbështet 7 prej kandidaturave dhe se secilin prej tyre e sheh më të fortë përballë Veliajt.

“Secilin prej tyre e shoh më të fortë. Ai që do përzgjidhet në këtë proces, cilido do gëzojë përkrahjen tonë. Situata në Tiranë është katastrofë në ët gjithë treguesit e qeverisjes vendore, shtoi asaj edhe gjithë kusuret e qeverisë qendrore, mungesën e transparencës dhe llogaridhënie zero që është sot në këtë nivel. Situata është shumë pozitive për opozitën, i ftoj kandidatët të përqendrohen te programi i tyre për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve dhe për të vendosur llogaridhënien në kryeqytetin e Shqipërisë”, tha Meta.

7 kandidatura do të garojnë në primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës. Ata janë: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Jul Deda.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vrenozi: 09/11/2022 00:14

    ik or qen rrugesh ik or zgjebarak

    Përgjigju
  • Ledi: 08/11/2022 21:18

    Pritestat e opozites jane te dobishme ne demokraci ,por dhuna eshte e papranueshme .Nese perdiret dhune dhe policia te zbatoje ligjin.Mos ndishta ky eshte fundi i Saliut ? Renea dhe trupat specuale amerikane po sterviten per te rritur sigurine kombeyare dhe Saliu di pushtet me dhune !

    Përgjigju
  • Timi: 08/11/2022 14:59

    Ik ore hajdut se damka nuk te hiqet per gjithe jeten

    Përgjigju
  • Tani: 08/11/2022 14:37

    Filloj perqarja e ketyre ktyre kto e kan mendjen te pushteti

    Përgjigju
  • ilir: 08/11/2022 13:49

    po shko mor trashanik ...shko kalo edhe keto dite qe tkan ngel

    Përgjigju
  • Nasi: 08/11/2022 12:55

    Po pse nuk i ve emrin shoku Like? Me ke e ben korrupsionin Rama ne Durres? Apo nuk u kishe lene dhe Nasipen dhe Taken "ambasador" miqve te dikurshem te Florides. Veri emer lale.

    Përgjigju
  • Ildi: 08/11/2022 12:50

    Po ik mor pler se plaset nga zilia qe po punohet e po merr zhvillim vendi yne

    Përgjigju
  • Jorgo: 08/11/2022 12:45

    Ishe ti president dhe e ndrite o pler apo tu prish interesi tani dhe flet kot e me kot

    Përgjigju
  • koli: 08/11/2022 12:36

    po normale me malok dhe thy gjera me dhune jeni mesuar te merri dhe leket se ju te 2 jeni kriminelet me te medhenje e vendit tone

    Përgjigju
  • kalorsi: 08/11/2022 12:33

    ku mendon per vendin ti o hajdut e kriminel , ti ke mendjen te mbushesh xhepat e tu e familjes ten , ik o ditezi se shpejt do vije dita jote nga mallkimet e popullit phy rrace e poshter

    Përgjigju
  • dori11: 08/11/2022 12:31

    Po me thuj m mete a mendon se te mbeshtet me njeri qe ke nderru emrin e partise ?

    Përgjigju
  • lodi: 08/11/2022 12:26

    ju jeni kokrrat e kriminelave edhe banditave , ca qytetarie keni juve aman

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)