Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar një “çmenduri rilindase” projektin e Portit të Durrësit që sipas tij është një aferë për pastrimin e parave. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Meta shkruan se nuk kishte asnjë lloj transparence për të shpjeguar interesin publik të këtij projekti.
Ai tha se interesi për ndërtimin e këtij projekti, ishte tërësisht privat, duke prishëur të gjithë tregun e ndërtimit dhe kompanive të rregullta në këtë fushë.
Postimi i Plotë nga Meta:
Afera e Portit të Durrësit, është një çmenduri tjetër rilindase, që ka përcaktorë makuterinë, babëzinë, pastrimin e parave, mungesën e transparencës, dhe shkatërrimin e interesit publik.
Nga një vlerësim i planit të financimit të projektit, duket qartë se kemi të bëjmë me një skemë tipike pastrimi parash.
Vetëm me 6.8 % financim nga aksionerët dhe bankat, (të investimit 2 miliard euro), pra rreth 130 milion euro, realizohet një operacion qarkullimi prej 3.2 miliard Euro.
Nuk ka transparencë se cili është interesi publik i kësaj skeme pastrimi parash.
Me statusin e investitorit strategjik të skemës, nuk është e qartë nëse TVSh e munguar do të jetë 20% e 2 miliard, rreth 400 milion euro.
Pa përmendur 8% të infrastrukturës, 160 milion euro dhe 3% për të pastrehët 60 milion euro.
Pra, rreth 600 milion euro që nuk hyjnë në shtet.
Një ndërhyrje e tillë, cënon rëndë të ardhurat në buxhet dhe prish gjithë tregun e ndërtimit dhe kompanive të rregullta të ndërtimit.
Interesi këtu është krejtësisht privat, pasi projekti nuk është infrastrukturë strategjike.
Por "strategjike" për "Rilindjen" janë vetëm mega-skemat e vjedhjes dhe pastrimit të parave!
Së fundmi, Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha janë përqendruar në akuzat për projektin e Portin e Durrësit, duke e konsideruar këtë si një skemë korruptive për pastrimin e parave. Edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e konsideroi si një projekt antikushtetues, duke paralajmëruar padi në gjykatë. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla reagoi duke shkruar se opozita në vendin tonë ishte vënë në garë kush akuzonte më shumë qeverinë, ndërkohë që në Greqi, opozita kishte kritikuar qeverinë sepse nuk kishte siguruar një projekt të tillë për Portin e Selanikut.
Ke te drejte o particke e lekut se nuk do vjedhesh dot me nje te rene te lapsit,se ti e ke te larte pazarin, nga 7% ne 2010 do kalosh ne 70% ne 2023,iku vapa me gushtin agush, koha do punoj per shqiptaret. E late vendin ne 2013 ne buze te falimentit dhe tani qe po ngre koke avash avash ekonomia,se gropat qe vodhet ju ishin gjigande, kerkoni pushtet se si duket po te vjen radha te shkembesh lingotat e floririt ne leke te blesh zgjedhjet e te mbash mac e kuc qe ke rreth e rrotull, pis burre.
Përgjigju