Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas përfundimit të konferencës për shtyp me gazetarët ka bërë thirrje në rrjetin e tij social Facebook lidhur me apartamentet në Portin e Durrësit.
Sipas tij, ky projekt ka një mungesë transparence si dhe nuk ka të bashkëngjitur asnjë memorandum, kontratë, apo informacion lidhur me shpërndarjen e të ardhurave.
Meta shton se kjo është thjesht një aferë e pastër korruptive e cila ka si synim të vetëm grabitjen e parave.
‘MOS BLINI APARTAMENTE NË PROJEKTIN E PORTIT TË DURRËSIT!
MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE TË KËSAJ SKEME TË PASTËR PIRAMIDALE!
I ftoj të gjithë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për blerjen e apartamenteve në Projektin e Portit të Durrësit, që nuk është gjë tjetër veçse një skemë e pastër piramidale për vjedhjen e parave tuaja.
Në mungesë të plotë transparence, për këtë të ashtuquajtur Projekt, nuk është publikuar asnjë memorandum, kontratë apo informacion se si do të bëhet ndarja e të ardhurave.
Është vetëm një aferë e pastër korruptive, që synon t'ju grabisë paratë dhe asgjë më shumë!
U bëj thirrje organeve të Drejtësisë të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.’- shkruan Meta.

Postimi i Metës në Facebook
Porti i ri Turistik i Durrësit u prezantua nga Kryeministri Rama në 21 maj të këtij viti dhe pritet të nisë shumë shpejt punimet. Është parashikuar se për 6 vite do të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar si dhe në një forcë e madhe për ekonominë shqiptare. Projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë. Pritet të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon.
-
PO KUSH ESHTE AI I MARRE O ILIR QE TE BLEJE APARTAMENTE ,,,PA U MBARUAR PALLATI....
Përgjigju -
Po ik o like shih leket qe ke vjedhur vet njeher se akoma me ato leke te popullit je
Përgjigju -
Meta ka hall te vjedhe leket per vete prandaj ben akuza te tilla
Përgjigju -
Ik edhe ti o ilir me berishen ik se as ti se ke te gjate deri sa te te shpallin non grada
Përgjigju -
Ka hall te shese apartamente ose vilat e veta te gjiri i lalzit ky meta prnd thote mos blini
Përgjigju -
Spiun shko bo naj marrveshje me hajdut non graten hahahaha
Përgjigju -
Ty like t ka ik koha …tani behu gati vuj psojat spiun i dreqit
Përgjigju -
Nuk e di se me sa mend flet ky meta mer vlla…vec flet me ajer p pik argumenti
Përgjigju








Komente
Komento