Porti i Durrësit/ Debate të ashpra te ‘Ekonomia’ dhe tek 'Ligjet! Qeveria: Investitori përjashtohet nga 2 taksa, ‘i falen’ 220 mln€! Shteti fiton 1 mld €! S’ka asnjë pronar ofshore ( VIDEO)

TIRANË- Projekti i Portit të Durrësit ka sjellë debate të ashpra te Komisioni i Ekonomisë mes mazhorancës e opozitës, e ku nuk ka munguar edhe një gjuhë jo etike dhe akuza e kundërakuza për secilin deputet. Më tej debati është zhvendosur edhe në komisionin e 'Ligjeve' ku deputeti Gazment Bardhi hodhi mikrofonin ndaj Klotilda Bushkës menjëherë pas votimit të projektligjit për Portin e Durrësit.

I pari që “ndezi gjakrat”, ishte deputeti demokrat, Edmond Spaho, i cili kërkoi që në Komision të raportonin personat që kanë firmosur projektin, konkretisht 2 ministret Delina Ibrahimi dhe Belinda Balluku, dhe “jo hidraulikët” e Kryeministrisë. Kjo frazë e përdorur nga Spaho për përfaqësuesit e Kryministrisë që do flisnin për projektin, ndezi debatin, ku solli reagimin e kryetarit të Komisionit, Eduard Shalsi ku tha se “duhet t’i vinte turp për këtë fjalë të përdorur”. Në këtë debat me tone të ashpra u përfshinë Dashamir Shehi, Agron Shehaj, Jorida Tabaku, Arbi Agalliu nga opozita e socialistët Erion Braçe, Antoneta Dhima.

Edmond Spaho: Nëse inceneratorët është vjedhja e shekullit, kjo është vjedhja më e madhe e historisë. Nuk është serioze. Të vij këtu të flasë hidrauliku i Kryeministrisë
Eduart Shalsi: Të të vij turq ë të thuash hidrauliku i Kryeministrisë
Edmond Spaho: Jeni hajdut pa skrupuj. Më trego mua etikën
Eduart Shalsi: Gjuhë aspak etike
Edmond Spaho: Po vidhni për të ndërtuar pallate
Eduart Shalsi: Mirë se erdhe në Komision se je dhe biznesmen
Eduart Shalsi: S’ke kapacitet për të diskutuar për një projekt të tillë të këtyre përmasave.
Edmond Spaho: Ju ka shkelEdi Rama me këmbë

Në përgjigje të akuzave të përfaqësuesve të opozitës jo vetëm në Komision, zv.ministri i Ekonomisë Besart Kadia dhe Elira Kokona, Zv Sekretare e Përgjithshme në Kryeministri kanë dhënë detaje me shifra konkrete se sa do të jetë hapësira ku do të shtrihet Porti i Durrësit, çfarë përfiton shteti shqiptar si edhe sa do të jetë shifra nga taksat prej të cilave do të përjashtohet investitori. Kokona ka sqaruar se nuk ka asnjë pronar offshore të përfshirë.

“Shteti do fitojë 1 mld euro, 217 mln euro në fazën e parë 754 mln euro dhe parashikimi që ky projekt, investim 2.1 mld euro, të ardhurat në buxhetin e shtetit është 1 mld euro. Ka kërkuar përjashtim nga taksat për 50 vjet, nuk e kemi pranuar, e kemi përjashtuar nga vetëm 2 taksa që shkojnë në total janë 220 mln euro. Projekti do zhvillohet te pjesa e kangjella, faza e parë do zgjasë 7 vjet, pjesa ku do hipin njerëzit në tragete nuk do të preket. Projekti do bëhet nga privati, jo nga biznesi i shtetit. (...)Kalatat 66 mijë m2 i mbeten shtetit, bazeni i portit 60 ha i mbetet shtetit dhe kanali hyrës i portit 5.5 km i mbetet shteti, deti nuk tjetërsohet. Kalatat nuk ndryshohen dhe vija bregdetare i mbetet shteti”, tha Kadia.

“Pronari përfitues janë Muhammed El Alabba dhe familja e tij, Sa i përket dorëzanësve, jemi duke folur për subjekte që kur krijojnë marrëdhëniet e tyre komerciale i realizojnë nëpërmjet shoqërive, se ku i bëjnë, se nuk i etiketojmë dot kompani offshore ose jo, entitetet janë të përcakuara që nuk do jenë përfitues apo të angazhuar në transaksione me shtetin shqiptar”, shtoi Kokona.

Kokona sqaroi për ata që kanë thënë se projekti është fituar pa garë, duke thënë se nuk është e vërtetë. E ndërsa sa i takon “pasaportave të arta”, ajo tha se Bashkimi Europian nuk ka kërkuar që të mos jepen, po të pasqyrohen kushtet e sakta.

“Investitorët e huaj dhe ato shqiptar nuk janë pa garë, janë në një garë të hapur dhe palimit. Nuk kanë një limit kohor dhe asnjë tipologji, ka një sërë kushtet që t’i adresohen AIDA-s, kemi analizuar nëse ka pasur oferta të tjera vendas ose të huaj dhe nga AIDA është dhënë që nuk kemi ofertues të tillë me këtë kapacitetet dhe në këtë vend.Pasaportat e arta? Bashkimi Europian ka kërkuar si do jenë kushtet, nuk ndalon programin e veçantë. As nuk fshehim dhe as nuk kemi identifikuar një tipologji të veçantë”, tha ajo.

Për opozitën, qeveria e ka me “ngut” këtë projekt dhe kjo i bën të dyshojnë, mirëpo Shalsi tha se po nxitojnë pasi Shqipëria nuk e ka luksin që të humbasë në kontratë të këtyre nivele.

Pavarësisht debateve, që zgjatën mbi katër orë, Komisioni Ekonomisë kaloi vetëm me votat e mazhorancës marrëveshjen, e cila do marri vulën përfundimtare në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese të mërkurën. Porti i ri do të ketë 280 vende ankorimi Yahtesh, me një gjatësi lineare 3.8 km, nga 2.2 që ka sot si port tregtar. 

Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:14
Miratimi i raportit për projektin e Portit të Durrësit/ Përplasje të forta tek ‘Ligjet’, Bardhi i hedh mikrofonin Bushkës

 

Është mbyllur me përplasje të ashpra mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku me votat e deputetëve të mazhorancës është miratuar raporti për projektbuxhetin e projektit të Portit të Durrësit. Ka qenë deputeti i PD, Gazment Bardhi ai i cili pas votimit në komision, i ka hedhur mikrofonin drejtueses së seancës, Klotilda Bushka.

Pavarësisht reagimit të ashpër të Bardhit i cili ka hedhur mikrofonat dhe letra në ajër, Bushka ka vijuar me përmbylljen e procesit të votimit.

Bushka: Atëherë kalojmë në votim. Kush është dakord në parim me projektligjin, të numërojë votat sekretaria.

(Bardhi fillon të hedhë mikrofonët në sallë)

Ndërkohë që vijonte votimi nga ana e deputetëve të mazhorancës, gjendja në sallën ku zhvillohej mbledhja u rëndua pas shpërthimit të Bardhit i cili nuk ishte dakord për të kaluar në votimin e projektligjit.

 

 

Ora 19:13
‘Ti pusho se del jashtë!’ debatet për projektin e Portit të Durrësit ‘zhvendosen’ tek ‘Ligjet’, Bardhi përplaset me Vengun

1668535620_Screenshot2.jpg

Projektligji për projektin e Durrësit është diskutuar edhe në komisionin e Ligjeve, ku pati debate nga ana e deputetit të PD, Gazment Bardhi dhe drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu.

Gjatë diskutimeve të bëra, Bardhi kërkoi të dinte nëse projekti do të ndikonte në konkurrencën mes ndërtuesve, duke qenë se investitori strategjik do të shiste apartamente që do ndërtoheshin në port.

Vengu iu përgjigj duke thënë se nuk bëhej fjalë vetëm për pallate por për shërbime dhe banesa të cilat do të shtynin më tej zhvillimin e infrastrukturës.

“Përmendet shpesh, fjala pallate. Nëse e keni fjalën për ndërtesa, po. Ne po flasim për ndërtesa. Nuk ka koncept zhvillimor me çadra, patjetër që ka infrastrukturë. Nuk janë pallate këto, janë ndërtesa shërbimesh, janë banesa. Zhvillimi është urban, jo një zhvillim banesash sociale.

Unë nuk kam parë projekt tjetër në Shqipëri, ku duhet rehabilituar vija bregdetare. Këtu kemi të bëjmë me një koncept zhvillimor me hapësira publike, deti është pronë publike, ka akses publik. Përmendët disa investime, por unë nuk kam parë investime të tilla ku qytetit t’i rikthehen 80 mijë metër katrorë hapësira publike të gjelbra”- u shpreh Venga.

Teksa Bardhi vijoi sërish me të njëjtën pyetje, e cila sipas tij nuk mori përgjigjie, drejtuesja e komisionit, Klotilda Bushka vendosi të ndërpresë mbledhjen për 5 minuta pushim. Shkak u bënë replikat mes Bardhit dhe drejtorit të Portit të Durrësit.

Pjesë nga diskutimet:

Bardhi: Dëgjova në përgjigjien tuaj se kontributi i shtetit do jetë i shtrirë në 20 vite. A mund të më thoni cili është kontributi që shtrihet në 20 vite?

Kadiu: Shtrohet në 20 vite kontributi shtetëror, duke qenë se zhvillimi zgjat 20 vjet. Më e thjeshtë besoj nuk bëhet.

Bardhi: Pra prona nuk do vihet në dispozicion, ky do ndërtojë në ajër sepse prona do jepet pas 20 vitesh, dhe ne vetëm do marrim lekë.

Bushka: Mos bëni si i indinjuar tani, se nuk ua mori njeri fjalën.

Bardhi: Shteti shqiptar del i humbur nga ky biznes, fiton një kompani private. Në investimin më të madh, kryeministri nuk firmos, e ka praktikë pune që lë Belindën të firmosë.

(Replika nga drejtori i Portit të Durrësit)

Bardhi: Ti pusho se del jashtë ndryshe, ti pusho ti!

Bushka: Qetësi ju lutem, 5 minuta pushim!

Ora 19:10
Porti i Durrësit, debate te ‘Ligjet’ Bardhi: Sa herë ka aferë, Rama vë Belindën të firmosë!

1668535827_Screenshot5.jpg

Me debate u zhvillua sërish mbledhja e Komisionit të Ligjet ku po flitet për Portin e Durrësit. Deputeti demokrat e quajti Portin e Durrësit një aferë, ndërsa tha se kryeministri Edi Rama asnjëherë nuk firmos kur ka afera, por ia lë ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

“Shteti shqiptar del i humbur nga ky biznes, fiton një kompani private. Në investimin më të madh, kryeministri nuk firmos, e ka praktikë pune që lë Belindën të firmosë”, tha Bardhi.

Ora 13:20
Braçe kërkon transparencë për Portin e Durrësit: Dua garanci për projektin, a ka kompani offshore?

1668501531_Screenshot1.jpg

Deputeti socialist Erion Braçe ka shtruar një sërë pyetjesh në Komisionin e Ekonomisë duke kërkuar transparencë për projektin e Portit të ri të Durrësit.

Ai kërkoi nga komisioni dokumentin që garanton se investitori, përfshirë edhe shtetin shqiptar nuk do ta përdori këtë pronë për të të garantuar financime si edhe a ka kompani offshore të përfshira.

“Unë dua të di sa është prona shtetit e vënë në dispozicion të këtij projekti në hektar. Çfarë ndodh me këtë pronë. Pati kakofoni në atë që thatë ju. Dua të di, me këtë sipërfaqe toke çfarë ndodh. Dua që të pranë këtij komisioni të depozitohet dokumenti. Çfarë ndodh me vijën bregdetare dhe hapësirën që vihet në dispozicion të këtij projekti. Ju thatë që është e ndaluar me akte që kjo pronë të vendoset kolateral për financimin e zhvillimit të këtij projekti, në cilin dokument është kjo. Kam lexuar këto që na keni sjell, por dua dokumentin që garanton se investitori, përfshirë edhe shteti shqiptar nuk do ta përdori këtë pronë për të të garantuar financime. Ju thoni që nga 80 hektarë, 20% do i kthehet hapësirë publike qytetit, çfarë është kjo % sot, pronë publike apo private. Sa janë taksat që do paguajë investitori, ju thatë që do ndërtohet hoteleri. Do ndërtohet gj tjetër veç hoteleve aty? Sa taksa do paguhen dhe sa taksa do përjashtohen? Tani pyetja për investitorin u bë. Unë dua garanci që ky projekt do mbarojë dhe më cilin institucion do të kem marrëdhënie. Ka kompani offshore të përfshira? Cilat dhe ku janë? Pyetja tjetër që kam, ka ndonjë detyrim që kompania të zbatojë ligjet vendase për financimin dhe pastrimit të parave. Në cilin dokument janë dhe nga cili moment duhet t’i nënshtrohen? Për të zhvilluar këtë sipërfaqe në Portin e Durrësit, ka pasur kërkesa të tjera? Nëse po, nga cilët, nëse jo vazhdojmë. Kush do jetë institucioni që do kontrollojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe këtij investimi”- tha Braçe në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë.

 

Ora 11:51
Kadia: Investitori i Portit të Durrësit përjashtohet nga 2 taksa në vlerë 220 mln euro! Shteti ynë fiton 1 mld euro

 

Zv. ministri i Financave, Besart Kadia ka dhënë detaje për Portin e Durrësit, duke thënë se projekti do të kushtojë  2.1 mld euro, nga të cilat shteti do të përfitojë 1 miliard. Ai tha se pronari do “t’i falen” 220 mln euro taksa, që vijën si rezultat i kontributit të tij dhe të qenit shëtit aksioner.

Besart Kadia: Shteti do fitojë 1 mld euro, 217 mln euro në fazën e parë 754 mln euro dhe parashikimi që ky projekt, investim 2.1 mld euro, të ardhurat në buxhetin e shtetit është 1 mld euro. Ka kërkuar përjashtim nga taksat për 50 vjet, nuk e kemi pranuar, e kemi përjashtuar nga vetëm 2 taksa që shkojnë në total janë 220 mln euro. Projekti do zhvillohet te pjesa e kangjella, faza e parë do zgjasë 7 vjet, pjesa ku do hypin njerëzit në tragete nuk do të preket. Projekti do bëhet nga privati, jo nga biznesi i shtetit.

Elira Kokona: Pronari përfitues janë Muhammed El Alabba dhe familja e tij, Sa i përket dorëzanësve, jemi duke folur për subjekte që kur krijojnë marrëdhëniet e tyre komerciale i realizojnë nëpërmjet shoqërive, se ku i bëjnë, se nuk i etiketojmë dot kompani offshore ose jo, entitetet janë të përcakuara që nuk do jenë përfitues apo të angazhuar në transaksione me shtetin shqiptar. Nishmi është garant, dhe garanton që të gjitha entitetet që ata e përbëjnë janë të paangazhuar në sanksione apo transaksione që ka masa shtrënguese nga ndërkombëtarët ose këtu. Të gjitha subjekte që janë përfituesit fundor janë persona fizik dhe qytetarët të Emirateve të Bashkuara.

Ora 11:38
Po grabitet prona? Kokona: Porti i Durrësit do shtrihet në 800 mijë m katror

Elira Kokona, Zv Sekretare e Përgjithshme në Kryeministri ka sqaruar se sa hapësirë do të marrë Porti i Durrësit.

Elira Kokona: Pronë shtet, koordinatat janë të përcaktuara në VKM, sasia e përcaktuar në kontratë dhe është 80 ha. Sheshi i projektit, nënkupton situatën e treguar në hartë, sipërfaqe bruto 800 mijë m katror. Toka që vihet në dispozicion, kemi të bëjmë me det, me vijë bregdetare dhe tokë.

Besar Kadia: Kalatat 66 mijë m2 i mbeten shtetit, bazeni i portit 60 ha i mbetet shtetit dhe kanali hyrës i portit 5.5 km i mbetet shteti, deti nuk tjetërsohet. Kalatat nuk ndryshohen dhe vija bregdetare i mbetet shteti.

Ora 11:23
Berisha ‘futet’ në Komisionin e Ekonomisë! Shalsi-Shehajt: Do të transferosh problemet e ‘Non Gratës’, e kuptoj sikletin tënd

Sali Berisha ‘Non Grata’ është “futur” në Komisionin e Ekonomisë, në debatin mes kryetarit të Komisionit, Eduart Shalsit dhe deputetit Demorkat Agron Shehaj.

Shalsi-Shehajt: Respekto rregullat, normat dhe etikën e Komisionit, kolegët kanë bërë pyetje dhe nuk mund ta kalojmë

Agron Shehaj: E kuptoj sikletin tuaj

Eduart Shalsi: Unë e kuptoj sikletin tënd. Me Non Grata nuk është i lidhur. E ke merak Non Gratën. Nuk të shpëtoj dot, nuk ta heq dot unë këtë siklet. Ti do të transferosh problemet e Non Gratës në Komision.

Ora 10:46
Shehi: Pse Dubai? A nuk gjejmë dot investitor perëndimor? S’ka garanci politike

 

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka qenë kundër një investimi nga Dubai, duke thënë se nuk ka asnjë garanci.

“Ku do bëhet porti i ri? Sa kushton? Sa vjet do që të bëhet? Kur i bije të nis porti i ri? Kush do ta bëjë? A është hapur ndonjë garë? Impakti që ka në Durrës? Kjo zona me 50 000-60 000 banorë do ketë ca probleme? Ju thoni me mburrje që do krijohen 12 000 vende pune, janë për shqiptarët? Se ajo zona atje punëson pakistanez…etj? Se këtu fitim e quajmë dhe kontributi pensioneve. Këto mund të jenë 10 000 pakistanez dhe vijnë këtu, dhe kjo nuk është impakt pozitivë për shoqërinë shqiptare?

Kemi miq suedezë, austriak, jo Dubaj, duhet ta bëjmë Trieste Durrësin, pse duhet ta bëjmë Dubain? Pse s’i gjet një investitor perëndimor, që le të fitonite pak më pak Shqipëria, përfundojmë të investitor që nuk japin garanci politike, atje mund të nis dhe lufta”, tha Shehi.

Ora 10:00
Projekti i portit të Durrësit, Zv.ministri i Financave: Do jetë mundësi për 12 mijë vende pune

 

Zëvendësministri i Financave, Besart Kadia foli në Komisionin e Ekonomisë për projektin e portit të Durrësit duke thënë se do të jetë mundësi për 12 mijë vende të reja pune.

"Është krenari e kënaqësi të jem pjesë e këtij projekti. Shqipëria si çdo vend tjetër duhet të ofrojë disa specifike, që një investitor i huaj të investojë 2 mld euro. Marrëveshja është transparente. 12 000 të punësuar impakti numër 1. Fillimisht në ndërtimin dhe më pas në vijimin menaxhimit. Projekti veç banesave të strehimit, është një mjedis për turizmë elitar. Investitori ka investuar në SHBA, Egjipt, Dubai…etj. Në asnjë cast toka nuk tjetërsohet siç është shprehur në publik. Shteti shqiptar do të jetë aksioner dhe investitor strategjik me 33% të aksioneve. Aludime te bëra janë të ndryshme. Po ta lexoni kontratën do jeni krenar për atë që do të marri publiku shqiptarë. Ky project nuk lidhet me ngjyrat politike. Ju kur të jeni në krye, do thoni sa mirë e kanë menaxhuar këtë kontratë ata..

Zhvendosjen kapaciteteve portuale, në facilitete të reja jashtë zonave urbane. Të dhënat tregojnë se porti aktual i Durrësit me sipërfaqen që ka është duke arritur maksimumin e volumeve që mund të përpunohen në të. Ai krijon impakt negative në mjedis. Investimi mbështet dhe rritjen ekonomike të vendit. Nga ‘AIDA’ bëhet me dije se nuk ka patur ofertë për ivnestim mbi 450 mln euro, por investitori tanimë ka bërë ofertë për një sipërmarrje mbi 2 mld euro. Investimi totalisht nga investitori, jo mie fond publike. Punët publike do realizohen nga kompani dhe garë të hapur. 68 aplikime për statusin investitor strategjik, 51 nga ente shqiptare, investimi më i madh është “Marin dhe Yahte” në Durrës", tha Kadia.

Ora 09:48
Shalsi-Shehajt: Jeni të palexuar dhe me demek biznesmen! Lexo librin ‘Banaliteti i së keqes’! Deputeti demokrat: Vazhdo shfaqjen

Gjatë debateve te Komisioni i Ekonomisë, Eduard Shalsi iu drejtuar Agron Shehajt si i palexuar dhe i sugjeroi leximin e një libri ndërsa deputeti demokrat iu kundërpërgjigj duke i thënë që të vijojë shfaqjen.

Shalsi: Ka zëra të arsyeshëm te opozita, por ka dhe zëra të parsyeshme. Të palexuar, të pa aftë. Me demek biznemen me këtë gjuhë (për agron shehun). Të jam drejtuar me repsket. Do ju rekomandoj libër. Banaliteti i së keqes. E kuptoj për disa politikanë që flasin me këtë gjuhë, por edhe ti që je biznesmen të flasësh me këtë gjuhë.

Shehaj: Çfarë thashë?

Shalsi: Është biznesmen ai.

Shehaj: Vazhdoni shfaqjen.

 

Ora 09:46
VIDEO/Debate te Ekonomia/ Spaho i ndërpret fjalën deputetit socialist: Të vijë ministrja! Braçe: Ik p*rdhu! S’vjen ta shash ti

 

Teksa diskutojnë projektin e portit të Durrësit, pati një përplasje mes Erion Braçes dhe Edmond Spahos në Komisionin e Ekonomisë.

Braçe: Nuk ka asgjë për të fshehur. Sa kohë këtu kanë ardhur të gjitha dokumentacionet e nevojshme… Fole ti vëlla, të ndërhyri njeri? Një fjali kam thënë. Po deshe, po  s’deshe ska gjë po sdeshe ska rëndësi. Do lutesha të vijnë të gjitha, fije për fije, fletë për fletë.

Spaho: Të vijë ministrja.

Braçe: Ik ore pirdhu. Të vijë ministrja. Për cfarë të vijë? Që ta shash ti?

Spaho: Ka përgjegjësi penale.

Braçe: Ta shash ti të vijë? Nuk vjen që ta shash ti.

Spaho: Nuk ka kurajo.

Braçe: Boll ore tani. S’vjen për ta sharë jo. Sa ke hyrë këtu, vetëm ke sharë.

Shalsi: Nuk ka as interes.

Braçe: Mos hajde këtu. Muhabete koti. Boll ore, muhabet koti.

Ora 09:44
Debate te Ekonomia/ Shalsi: Kemi ngut për Portin e Durrësit se s’kemi luksin të humbasim këtë kontratë! Shehi: S’është argument, po s’deshi ‘udhë e mbarë’

Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi tha se “ngutja” për projektin e Durrësit është për shkak të rëndësisë së kësaj kontrate, që nuk duhet humbur. Mirëpo, për Dashamir Shehin, ky nuk është argument.

Eduart Shalsi: Ka një vit që diskutohet për këtë çështje, dhe nëse shikojmë historikun, nuk ka kohë për të humbur, ne e kemi gdhirë duke shfletuar, edhe ne kemi disa pyetje për të bërë, por duke marrë llojin e negocimit, më së pari duhet të kuptoj se për çfarë bëhet fjalë, nuk mund të bëhet objekt një kontratë e tillë në ekrane që nuk e kanë idenë madhësinë e investimeve apo procedurave të tilla, këtej kërkoni ministra, nga ana tjetër teknik që kanë negociuar. Ja ku i kemi të kuptojmë se si ka qenë  negociata, ka nxitim se nuk e kemi luksin që të humbim kontrata të tjera këtij niveli.

Dashamir Shehi: Nëse ikën, rruga mbarë, s’është argument ky për të na mbushur mendjen, duhet ta bëjmë me seriozitetin e madh.

Eduart Shalsi: Argument për ta dhënë udha a mbarë?

Dashamir Shehi: Atij që ka qejf me ik dhe s’i intereson biznesi në Shqipëri, i themi udhë e mbarë

Eduart Shalsi: Ne jemi votuar. Ne jemi kthyer në lypsar që të tërheqim investitor

Ora 09:30
Shehi: Ç’është kjo ngutje për Portin e Durrësit? Kjo më bën të dyshoj, na erdhën 99 faqe kontratë pardje, kush nga ju i ka lexuar?

 

Opozitari Dashamir Shehi ka kërkuar shtyrjen e diskutimeve për projektin e Portit të Durrësit pas buxhetit, duke thënë se qeveria po nxiton për këtë projekt, e për këtë arsye ka dyshime mbi qëllimet e saj.

“A nuk ishte më logjike që ta shtyjmë këtë punë pas Buxhetit, pse kjo ngutje, ne po firmosur biznesin më të madh shqiptar siç e thoni ju, pse vika mbrapa, dje erdhi kontrata, kontrata është 99 faqe, ka ndonjë që e lexon nga ne dhe e shpjegon, pa u konsultuar me një jurist, ku qëndron dhe jo, ku jemi ne këtu, ça po ndodh, jemi luftë? Po bëhet biznes që do vazhdojë 10 vjet, ju doni të mbyllni për 10 ditë, kjo ngutje më shqetëson mua, se gjërat e ndershme s’bëhen kështu”, tha Dashamir Shehi.

Ora 09:25
Debate te ‘Ekonomia’, Spaho: Të raportojnë ato që firmosën, jo hidraulikët e Kryeministrisë! Shalsi: Të paaftë

Debate në Komisionin e Ekonomisë ku diskutohet Projekti i Portit të Durrësit.

Edmond Spaho: Po marrim një projekt që ka implikime të mëdha financiare, por edhe të natyrës që do të zhvendoset një port dhe do të ndërtohet një port i ri dhe në këto kushte është e udhës dhe është normale që të vijnë ta mbrojtën projektin ato që kanë firmosur, Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimi, është shumë qesharke, po flasim për iplikimet të mëdha financiare, nuk kemi nevojë për shfaqje të tilla.

Eduart Shalsi: Në konferencën e kryetarëve është marrë një vendim, dhe nuk po bëjmë një procedurë, sikundër ka ndodhur dhe ka shumë shembull, tradita parlamentare

Edmond Spaho: Ca tradite,

Eduart Shalsi: Më lër të flas, të lutem

Edmond Spaho: Nëse inceneratorët është vjedhja e shekullit, kjo është vjedhja më e madhe e historisë. Nuk është serioze. Të vij këtu të flasë hidrauliku i Kryeministrisë

Eduart Shalsi: Të të vij turp të të thuash hidrauliku i Kryeministrisë

Edmond Spaho: Jeni hajdut pa skrupuj. Më trego mua etikën

Eduart Shalsi: Gjuhë aspak etike

Edmond Spaho: Po vidhni për të ndërtuar pallate

Eduart Shalsi: Mirë se erdhe në Komision se je dhe biznesmen

Eduart Shalsi: S’ke kapacitet për të diskutuar për një projekt të tillë të këtyre përmasave.

Edmond Spaho: Ju ka shkelë Edi Rama me këmbë

Jorida Tabaku: Kërkesa për të thirrur ministra është normale, ne duam personat politik që kanë negociuar dhe firmosur këtë marrëveshje. Nuk e kemi diskutuar në Konferencë Kryetarësh, duam të marrim sa më shumë informacion, nuk mund ta marrim nga personat që ka sjellë Kryeministria.

Eduart Shalsi: Kërkuar ata që kanë negociuar personat që kanë negociuar, doni ministrat apo ato që kanë negociuar, sepse përballë do keni personat që kanë negociuar. Pa fyerje vetëm ju lutem, s’duhet të shpërthejë me britma e akuza.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 16/11/2022 08:52

    Iris ti mos u merzit per ujin,perderisa ka uje per ta derguar ne Itali ka dhe per ne Shqiperi pavaresisht se nuk ka per ne.

    Përgjigju
  • Iris: 16/11/2022 01:24

    /ARBER/,edhe Al Capone hapi menca supe per te varferit ne kohen e Depresionit te madh,por kjo nuk e ndryshon faktin se kush eshte e per cfare njihet ne histori.S.d.q,Bardhi nuk duhet te cuditet pse Rama nuk firmos kur behet fjale per gjera te rendesishme,ka mesuar nga Berisha dhe pastaj /secili eshte pergjegjes vete per pasojat/,partite dhe lideret e tyre jane te paprekshem e pertej pergjegjesise.Por kam disa pyetje:1-E morrem vesh cfare i mbetet shtetit shqiptar,po emiratasit cfare i mbetet? 2-E morrem vesh sa do te fitoje shteti shqiptar,po emiratasi sa pritet te fitoje? Se pavaresisht investimit qe do te beje dhe kuptohet qe do te fitoje dicka,duam t'a krahasojme se cfare lloj fitimi eshte e sa.3-Durresi qe ne kohen e Enverit ka vuajtur per uje dhe tani do te ngrihen 12.000 apt.A eshte menduar se si do te behet furnizimi 24 ore me uje,nga do t'a marrin ujin,a e perballon ky uje kerkesen e gjendjen dhe a ndikon e si ndikon ne zonen nga ku do te merret?4-Ato vende pune do te jene te perkoheshme sa zgjat zbatimi i projektit,apo te perhereshme?

    Përgjigju
  • KARABUSHI BULES REXHEP LEKA [ KEPI ]: 15/11/2022 13:43

    O partia wc pd ju jeni parti anti Shqiptare e populli Shqiptar ju u rren. Pa u zhdukur qeni sali nga pd kjo parti sbën hajër.

    Përgjigju
  • Ops: 15/11/2022 13:06

    Vjedhje masive, firme off shore dhe investim nga parajsa fisakle, turp me te madh ska

    Përgjigju
  • Arber: 15/11/2022 10:27

    Po pse kaq me mllef kur vjen puna tek transformimi dhe investimi per ti ritur vleren vendit , per te zhvilluar turizmin, ekonomine dhe gjithe sa lidhet me kete investim gjigand ? Vetem ata qe nuk duan zhvillimin , vetem ata qe u erern syte dhe mendaj nga perparimi i Shiqerise vjellin vrer dhe justifikojne qendrimin me :aferat' qe do te behen . A thua se keta qe flasin jane engjejt qe kane zbritur ne toke dhe duan te mbrojne Shperine nga djajte qe duna ti shtojne bukurine.Spiunet ne veprim me urdher per mos lejuar zhvillimin dhe progresin .

    Përgjigju
  • Arbërori: 15/11/2022 09:50

    Serbia ështé invrstitori kryesor në Durrës, sepse Edvin tradhtari shqipfolës e ka dorzuar Durrësin tek serbi…!

    Përgjigju
  • JULIA: 15/11/2022 09:37

    JEPINI NOI SHISHE KETIJ DASHIT DHE MERRENI ME AVASH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja