Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Tërbim i 'non gratave' dhe spiunëve! Protesta e opozitës, për pushtet! Ka një tjetër parti përveç PD që ka marrë para ruse

TIRANË-Akuzat e opozitë për projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si tërbime të non gratave dhe spiunëve, kundrejt investimit më të madh të bërë ndonjëherë në rajon. Për këtë tha kreu i qeverisë, ato po hedhin akuza me serbë, por fakt është së PD është financuara nga Rusia për të rrëzuar qeverinë socialiste. Rama paralajmëroi po ashtu se është edhe një tjetër parti që ka marrë financime ruse dhe se fjala e tij del gjithnjë.

Kryeministri shqiptar u shpreh se investimi në Portin e Durrësit do të jetë një krenari kombëtare që do të transformojë një herë e përgjithmonë këtë qytet e do të çojë në një nivel tjetër turizmin dhe do të rrisë vlerat e pasurive të patundshme në Durrës e në Tiranë.

Rama u shpreh i bindur se është anën e dinjitetit dhe të krenarisë kombëtare pa lartësuar emrin e Shqipërisë, ndërsa ‘non gratat’ e turpërojnë emrin shqiptar qoftë edhe me emrin e tyre, jo më kur hapin gojën.

‘Së pari nuk kam qenë asnjëherë dakord me këtë shenjën e barazisë. Ju mund ta vendosni shenjën e barazisë sa herë që të dëshironi por nuk jam dakord. Nuk besoj se është ndonjë vështirësi e madhe të bëhet dallimi midis komentit të një fakti dhe akuzave për fakte. Që PD është financuar me para ruse gjysme milioni dollarë për të rrëzuar qeverisë socialistë kjo nuk është një akuza por është një fakt i fakt i dokumentuar, për fat të keq një fakt i zbuluar nga media në SHBA, nga mediat ndërkombëtar ei përqeshur gjerësisht nga shumë kush këtu dhe i konfirmuar nga shërbimi sekret amerikan CIA. Ndërkohë akuzat me serbë dhe me nuk e di se çfarë tjetër nuk e di se çfarë tjetër janë prodhime të një tërbimi të madh non gratash dhe spiunësh për investimit më të madhe të huaj në rajon. Për një investim që do të jetë krenari kombëtare pasi do të transformoje një herë e përgjithmonë dhe do çoj në një nivel tjetër turizmin në Shqipëri do rrisë vlerat e pasurive të patundshme në gjithë zonën e Durrësit.

Do të rrisë vlerën dhe çmimet e gjithë hotelerisë në zonën e Durrësit do të rrisë eksponencialisht punësimin jo vetëm për zonën e Durrësit por edhe të Tiranë sdo krijojnë zinxhir ekonomik vlerë për mjera fermerë që prodhojnë ushqime që do duhet të konsumohen në qytetin e Durrësit. Të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare. Ne jemi në anën e dinjitetit dhe të krenarisë kombëtare për të lartësuar emrin e Shqipërisë kudo që flas. Të tjerët non grata e turpërojnë emrin shqiptar dhe emrin e Shqipërisë qoftë me emrin tyre jo më kur hapin gojën. Pasqyrat mediatike reflektojnë këtë deformim të madh pa asnjë lloj kontributi për të ndarë shapin nga sheqeri. Mund t’ju akuzoj si bashkëpunëtor me djallin por mbetet një akuze në hava. Është detyra ime të provoj se jeni bashkëpunëtor të djallit, ose duhet të qep gojën.’- tha Rama.

Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050. Para se të vinte në Kuvend ky debat i ashpër për procedurën e përshpejtuar të portit të Durrësit, dy liderët e opozitës Ilir Meta dhe Sali Berisha bëjnë vazhdimisht dalje publike dhe me të njëjtat argumente sulmojnë këtë projekt duke e cilësuar aferë korruptive të kreut të qeverisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:22
Rama: Kam kërkuar liberalizim vizash për ‘çunat e Londrës’, qeveria britanike në drejtim të kundërt me këtë! Sulmi i Braverman, i kalkuluar

 

Teksa vijon debati për shqiptarët në Britani, kryeministri Edi Rama u shpreh se ka kërkuar liberalizim vizash për ata që i quan ‘cunat e Londrës’, por qeveria britanike është në drejtim të kundërt me këtë.

Ndërsa për deklaratat e ministres britanike Suella Braverman, Rama thotë se falja do të kishte zgjidhur shumë gjëra, por fakti që nuk erdhi tregon se sulmi ishte i kalkuluar.

“Situata dihet se cila është. Ne mund të themi shumë gjëra, por dihet që qeveria britanike ka hyrë në një rrugë pa krye me gjithë politikën e re që ka ardhur si rezultat i Brexit dhe të tjera dhe të kërkosh liberalizim vizash është gjëja që unë e kam thënë dhe përsëritur, por faktikisht ata janë në një drejtim të kundërt me këtë. Kështu që çfarë të them më shumë se kaq, ndërkohë që falja do kishte zgjidhur shumë gjëra. Fakti që falja nuk erdhi tregon që sulmi ka qenë i kalkuluar, nuk ka qenë një nga ato shprehjet që dalin pa dashje”, tha Rama.

 

Ora 10:28
Protesta e opozitës, Rama: Çorbë që e kemi parë prej 30 vitesh! Le të dalin sa herë të duan

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë protestën e opozitës. Për kreun e qeverise ajo ishte një çorbë e parë prej 30 vitesh. Rama u shpreh s enjë spiun dhe një non grata mbledhin militantët aty dhe këtë gjë po të duan mund ta bëjnë çdo ditë, por u vjen keq për njerëzit që e ndjekin nga pas.

‘Ça proteste me flisni për një protestë partish, një non grata dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre mund ta bëjnë sa herë të duan nuk ka lidhje me popullin me qytetarët partish për pushtet. Për të prishur e për të marrë. Me të vëtemin rezultat që hodhën disa bojë këtu që u deshën punëtorët të punonin natën për ta larë. Ata bëj pis e ne pastro. As nuk disa ishin dhe as nuk i kam parë. Mund ta bëjnë çdo ditë. Është një çorbë që e kemi parë prej 30 vitesh që e gatuan i nijeti kuzhinier non grata. Më vjen keq për ato që shkojnë pas atyre non gratave.’- u shpreh Rama.

Ora 10:28
Rama paralajmëron: PD i nguli thikën në kurriz Kosovës me investimet ruse! Ka dhe një parti tjetër, fjala ime del gjithnjë

 

Kryeministri Rama në konferencën e tij për ceku thikën pas shpine ndaj Kosovës dhe takimin e përfaqësuesit të Presidentit rus, Vladimir Putin me kryeministrin asokohe, Sali Berisha. Takimi i cili vijoi me një kthim të shpinës ndaj Kosovës, për të vjelë investimet ruse Rama i cilëson si veprime të njerëzve të cilët nuk kanë atdhe. Por kreu i qeverisë, paralajmëron se ka dhe një tjetër parti që ka marrë financime ruse dhe se fjala e tij del gjithnjë.

“Është habi e madhe sesi një fakt tjetër rrëqethës, tragjik në këtë godinë, është pritur përfaqësuesi i Vladimir Putinit. Një muaj para se Shqipëria të jepte votën në Ki, duke e bashkuar votën kundër Kosovës. Është pritur këtu një rus real, është bërë dhe një deklaratë dhe një muaj më pas është ngulur thika mu në palcë të kurrizit Kosovës nga Partia Demokratike. Se që rusët të paguajnë, duhet të tregosh prova se s’investojnë gjysmë milioni kot ata. Pse do ja jepnin PD-së, megjithëse PD s’është e vetmja. Fjalët e mia gjithnjë dalin se unë nuk hedh fall, kur flas unë e di mirë çfarë them. Pse, e vini ndonjëherë në dyshim këtë po merreni me fantazmat serbe. A s’ju vjen turp? Ça e share është t’i thuash dikujt në sy je pa atdhe, se për mua dikush që paguhet me para të huaja apo vendase për të shkelur interesit kombëtar është pa atdhe.”- tha Rama.

Kujtojmë se më herët në seancë plenare Rama theksoi se Partia e Lirisë ka marrë gjithashtu financime ruse.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 15/11/2022 20:49

    Meta Berisha pjese te nje bajge

    Përgjigju
  • Arbërori: 15/11/2022 20:44

    Po edhe vllazrit serborus që do financojn dhe do ndertojnë dhe qe besa Edge ta pervetsojn Durrësin i ke nongrata o bq o tradhtar i pështirë ! Gjer kur do lejohesh ti që të tallesh me këtë popull o manual tradhtar se ti vetëm shqipfolës je se shqiptarë kurr jo …!!!

    Përgjigju
  • Tosi: 15/11/2022 13:24

    Qe parti ose individe ne Shqiperi te financohen ne monedha te huaja shkembimi, perfshire rublen, nuk eshte ndonje krim, apo skandal. Duke filluar nga vete deklaruesi dhe ata ose ato qe shenjestron, jane produkt i financimit me para te huaja. Problemi eshte nese Rusia qendron pas ! Por edhe kjo ska rendesi. Nje kryeminister qe mburret nder vite se ne vendin e tij opozita financohet me para te huaja, nuk eshte per krenari por nje turp me damke. Ndaj kemi organe shteterore nen organizmin e ekzekutivit qe ti "parandalojne" keto probleme. Pra pastrimin e parave. Edhe ti hetojne, te ngrene akuze dhe gjykojne. Retorika e tartufit tashme ka dale nga moda. Kur i lipset, si me rastin e drogmenit Tahiri, retorika e tij e heshtjes dhe "no comment" eshte se pergjegjesia eshte individuale, partia ska dore! Ama, ndryshe kur opozita i del nga kontrolli. Dhe kush flet pale. Kuadri deshtak i familjes komuniste te byrose qe gerthiste ne vitet 90 per radikalizim ndaj familjes komuniste. E ti varte ne litar! Por ce do. E perzune e nuk e la Saliu. Se do i kish varur te gjithe bllokmenet e byroistet, perfshire vetveten. Ndersa sot, kerkon te vare opoziten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim