Kryeministri Edi Rama në profilin e tij në facebook ka postuar fotografi të disa pjesëve të degraduara të qytetit të Vlorës të bashkëshoqëruara me pamje të projektit që do të zhvillohet aty. Rama është shprehur se është gati projekti tjetër për Rilindjen Urbane të Vlorës me të cilin do të përsëritet shembulli i shkëlqyer i restaurimit dhe rilindjes së Pazarit të Korçës.
“Gati projekti tjetër i Rilindjes Urbane për Vlorën😀 Do të përsëritet shembulli i shkëlqyer i restaurimit dhe rilindjes së Pazarit të Korçës👍Qendra e vjetër dhe krejt e degraduar historike e qytetit të pavarësisë, do të restaurohet dhe kthehet në një pol të ri ekonomik e turistik të Vlorës. Përsëri partneri ynë do të jetë njësoj si në Korçë, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit”, ka shkruar Rama në facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com