DURRES-Pedagogë të Universtiteteve të "Serbisë" gjenden në Durrës së bashku me homologët e tyre nga disa vendeve të tjera të rajonit, por edhe më larg. 
Ata janë vendosur në Universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës në kuadër të Projektit "Tempus". 

Ky projekt ka si qëllim shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet 11 universitete të rajonit, por edhe përtej tij. 

Për dy ditë me radhë ata do të diskutojnë realizimin e disa projekteve të përbashkëta që konsistojnë në realizimin e disa videove për këtë qëllim. Projektet pasi të miratohen do të bëhen të njohura on-line. 

Gerti Kallbaqi, një prej koordinatorëve të projektit "Tempus" sqaron se në qendër të këtij projekti është studenti. 

“Është një projekt i cili ka në qëndër të vëmendjes së tyre studentët, bashkëpunimi i studentëve do të konsistojë ose konsiston përgjithësisht në shkëmbimin e ideve për krijimin e disa projekteve të cilat do të jenë shumë shpejtë online dhe këto projekte do të jene video të ndërtuara nga studetë.”

Takimi në Durrës do të zgjasë 2 ditë, bëjnë me dije organizatorët e këtij takimi. 

Ky është takimi i tretë që organizohet në kuadër të projektit "Tempus". Ai do të zgjasë 3 vjet. Ky është viti i parë i projektit u tha në takim. 

Koordinatorët nga Serbia deklaruan se ndjehen mjaft mirë në qytetin e Durrësit. 


Ne jemi shumë krenare që jemi pjesë e programeve "Tempus" për rajonin e Ballkanit. Shpresoj që bashkëpunimi mes vendeve pjesëmarrëse në këto projekte të jete i suksseshëm edhe në të ardhmen,”-është shprehur Vanja Sibalic nga  Universteti i Arteve Beograd.

”Unë vij për herë të parë në Shqipëri. Jam i lumtur që ndodhem këtu dhe mund të shoh së çfarë bëjnë univeresitetet e tjera që janë pjesë e këtij projekti. Kjo gjë do të mundësojë edhe disa bashkëpunime në të ardhmen,”-ka thënë Jani Zakonjevsk nga Universiteti Ljubjanës Slloveni.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)