Projekti për rikonstruksionin e Rrugës ‘Shkumbin’ në Durrës, banorët në protestë! Xhaferraj: Ky është rast skandaloz vjedhjeje (VIDEO)

Edhe sot banorët e ish kënetës të Rrugës “Shkumbini" kanë protestuar lidhur me pakënaqësitë që kanë lidhur me projektin e rikonstruksionit të kësaj rruge.

Në mbështetje të banorëve sot ishte edhe kryetari i PD dega Durrës Ferdinand Xhaferraj i cili tha se ky project sipas tij tregon babëzinë e pushtetarëve që duan të abuzojnë me projektin. Ai tha dhe se kjo është një hakmarrje ndaj këtij komuniteti që votoi masivisht kundër PS.

“Ju e shikoni vetë këta pasi thonë se i fituan zgjedhjet me shtet pushtet dhe kriminelë, kujtojnë se do e mbajnë mandatin e 3 me polici. Banorët kërkojnë tu vijë zgjidhja këta vijnë me polici. Ky është një rast skandaloz një vjedhje. Banorët po protestojnë dhe do vazhdojnë të protestojnë. Skanë pse ndërhyjnë të prishin të gjitha havllitë kur zgjidhja është fare e thjeshtë. Nuk ka ndërmend kush që të vijë të shërbejë sepse duan vetëm të abuzojnë dhe të vjedhin. Kjo është fare e qartë dhe kujtojnë se do hakmerren”, tha Xhaferraj.

Ndërkohë për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm ndërmjet banorëve dhe punonjësve të firmës së ndërtimit kishte dhe prani të uniformave blu në zonën ku po kryhen punimet. Kurse banorët përsëriten kërkesat e tyre për të shmangur prishjen e mureve rrethuese të 40 banesave të tyre, spostimin e shtyllave të energjisë elektrike si dhe të 2 kabinave elektrike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhaferri Simites: 06/05/2021 18:48

    O xhafer o Derr e regullove cilsin e Djellit tani do regullosh partin demokratike e sigurt luli në 2032 do fitoi o xhaferri karalloi.

    Përgjigju
  • Drini: 06/05/2021 15:22

    Protestojne kafshet se nuk duan trotuare te shtepia e tyre,dhe partia e rrumpalles patjeter qe i mbeshtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja